Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

KE: Maqedonia e Veriut  ndër vendet me transportin publik më të keq në Evropë

04/01/2025
0
SHARES
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Qytetarët e Shkupit vitin 2024 do ta kujtojnë më së shumti për kaosin me transportin publik dhe pritjet nëpër stacione të autobusëve me orë të tëra.

Pritja dhe shtyrja për të gjetur një vend në autobusët e pa rregullt dhe të rrallë të NQP-së ishte sfidë në vete që nga orët e para të mëngjesit.

“Ora shënon 7:36 dhe kjo është gjendja që nga orët e para të mëngjesit dhe e gjithë këtyre qytetarëve të cilët presin për të shkuar në vendet e tyre apo nxënësit të cilët janë të shumtë dhe janë vonuar për në shkollë”, raporton Avni Tahiri, gazetar.

“Mësoj në Asuc. Sa larg e ke nga këtu? Shumë larg, me duhen dy autobusë që të shkoj. Ja shumë rrëmujë, nuk ka autobusë e tani do të duhet të shkoj në këmbë. Veç më je vonuar për në shkollë! Po. Jam vonuar. Si do i besh me arsye? Do i tregoj arsimtares që do vonohem pasi jam nga Vizbegu por këndej nuk ka autobusë”, tha një nxënës.

Transportuesit privat fillimisht reduktuan transportin pasi kërkonin pagesa të rregullta dhe rritjen e çmimit për kilometër.

Nga pritja e gjatë për plotësimin e kërkesave të tyre, disa transportues u zhytën në borxhe nëpër pompat e benzinës ndërsa disa tjerë u detyruan që të largohen jashtë shtetit për të kërkuar një jetë më të mirë.

“Ne kemi në dispozicion rreth 200 autobusë dhe nëse krijohen kushte ne mund të fillojmë punën menjëherë dhe të ndihmojmë NQP-në sepse e dimë të gjithë se kanë mungesë të autobusëve. “Autobusët që i kemi ne nuk janë të shfrytëzuar maksimalisht, punën që ne e shërbejmë mund ta mbulojmë me 120 autobusë. Kemi tepër autobusë të cilët mund t’i shfrytëzojmë që të ndihmojmë NQP-në deri sa të rregullohet puna te ata. Çfarë pritni nga këshilli sot? Po, presim që të marrin vendime adekuate në drejtim që të ketë mirëkuptim për rritjen e çmimit dhe konsolidimin e orareve të punës”, deklaroi Hisen Halili – Shofer i autobusëve privat.

Në kohen kur transportuesit privatë ishin të reduktuar, autobusët e NQP-së mbetën edhe pa naftë në mes të rrugës dhe kjo detyroi qeverinë që të ndërhyje me huazimin e naftës për daljen nga kriza.

Transportuesit privat u rikthyen pas premtimit se në këshillin e Qytetit të Shkupit do të votohet propozimi për rritjen e pagesës për kilometër. Edhe pse kërkesa e tyre ishte që të ketë rritje për 30 denarë më shumë nga çmimi i caktuar, në këshill u soll vendimi që të ketë rritje për 20 denarë. Edhe pse pagesë përsëri më e ulët nga ajo që privatët kërkuan u pajtuan me vendimin e këshillit të Qytetit të Shkupit.

Vetëm disa ditë para përfundimit të vitit, transportuesit privat përsëri pritën shlyerjen e borxhit ndaj tyre nga ana e NQP-së që të rikthehen në rrugë dhe zbusin kaosin e transporti publik të Shkupit. Sipas raportit të Komisionit Evropian të publikuar nga Euronews, Maqedonia e Veriut këtë vit u radhit ndër vendet me transportin publik më të keq në Evropë. /Alsat.mk

Previous Post

Melinda jep lajmin e mirë për fansat e saj

Next Post

Vija bregdetare e Plazhit të Vjetër në Vlorë “pushtohet” nga shpendë të ngordhur, fenomeni i çuditshëm shqetëson qytetarët

Related Posts

Maqedoni

KURIR/Analizë: A po e izolon bashkësia ndërkombëtare Ali Ahmetin?

17/05/2025
Aktuale

A do të përfshijë partneriteti strategjik heqjen e vizave për Maqedoninë? Ja çfarë thotë ambasadori britanik

17/05/2025
Maqedoni

Taravari: VLEN nuk përfillet në Qeveri, ASH nuk është mësuar të jetë dekor

17/05/2025
Maqedoni

Ahmeti nga Haraçina me porosi për Mickoskin

17/05/2025
Aktuale

VLEN: BDI drejt humnerës, pazaret e fundit s’e shpëtojnë dot më

17/05/2025
Aktuale

Parashikimi i motit për sot

17/05/2025
Next Post

Vija bregdetare e Plazhit të Vjetër në Vlorë “pushtohet” nga shpendë të ngordhur, fenomeni i çuditshëm shqetëson qytetarët

KURIR/Analizë: A po e izolon bashkësia ndërkombëtare Ali Ahmetin?

17/05/2025

A do të përfshijë partneriteti strategjik heqjen e vizave për Maqedoninë? Ja çfarë thotë ambasadori britanik

17/05/2025

Taravari: VLEN nuk përfillet në Qeveri, ASH nuk është mësuar të jetë dekor

17/05/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk