Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Biznes

KE: Ligji i Buxheteve rrit qëndrueshmërinë fiskale, MF-ja përforcon vazhdimisht transparencën

08/11/2023
KE: Ligji i Buxheteve rrit qëndrueshmërinë fiskale, MF-ja përforcon vazhdimisht transparencën
0
SHARES
6
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ligji i ri i Buxheteve, me të cilin vendosen rregullat fiskale dhe këshilli fiskal, si dhe korniza buxhetore afatmesme rrit ndjeshëm qëndrueshmërinë fiskale, theksohet në raportin e Komisionit Evropian për vendin tonë. Komisioni Evropian thekson se konsolidimi fiskal afatmesëm, të cilin Ministria e Financave e ka paraparë me Strategjinë fiskale 2023-2027 dhe në përputhje me kornizën e Ligjit të Buxheteve, praktikohet në buxhetin e vitit 2023. Deficiti buxhetor i vitit të kaluar ishte edhe më i ulët sesa ishte planifikuar, ndërsa borxhi publik u ul. Gjithashtu, theksohet se Ministria e Financave po përmirëson vazhdimisht transparencën e financave publike.

Në këtë raport, theksohet se është bërë progres në implementimin e Ligjit të ri të Buxheteve, duke përzgjedhur këshillin e pavarur fiskal, që duhet ta monitorojë harmonizimin e rregullave fiskale me projeksionet makrofiskale, si dhe kornizën fiskale afatmesme, sipas Strategjisë fiskale. Vitin e kaluar filloi edhe hartimi i akteve nënligjore, me të cilat do të mundësohet implementimi i tërësishëm i Ligjit të Buxheteve, duke përfshirë edhe vendosjen e rregullave fiskale numerike. Në kuadër të Ministrisë së Financave po punohet për krijimin e njësisë së veçantë për menaxhimin e investimeve publike.

Komisioni Evropian, gjithashtu, thekson se Ministria e Financave vazhdon të përmirësojë transparencën përmes publikimit të të dhënave për të hyrat dhe shpenzimet e institucioneve publike, komunave dhe ndërmarrjeve shtetërore në bazë tremujore. Gjithashtu, theksohet se duhet të punohet në rritjen e burimeve njerëzore dhe kapaciteteve të Ministrisë së Financave, veçanërisht te burimet njerzore që kanë të bëjnë me proceset buxhetore, në mënyrë që Ministria e Financave ta rrisë më tej efikasitetin e shpenzimeve publike dhe transparencën e tyre në përputhje me Ligjin e ri të Buxheteve.

Niveli i realizimit të Programit të Reformave Ekonomike (PRE) është përmirësuar, veçanërisht për shkak të progresit makrofiskal. Gjithashtu, theksohet se fokusi duhet të vendoset në reformat strukturore, identifikimin e sfidave, veçanërisht në tranzicionin klimatik dhe në përforcimin e kapaciteteve të institucioneve publike për t’iu përgjigjur sfidave që lidhen me krizën energjetike.

Previous Post

Xhaferi: Partitë afat deri në vitin e ri të dakordohen për datën e zgjedhjeve!

Next Post

Rijaseti i BFI-së shkarkon myftinjtë e Tetovës dhe Strugës

Related Posts

Maqedoni

KURIR/Analizë: A po e izolon bashkësia ndërkombëtare Ali Ahmetin?

17/05/2025
Aktuale

A do të përfshijë partneriteti strategjik heqjen e vizave për Maqedoninë? Ja çfarë thotë ambasadori britanik

17/05/2025
Maqedoni

Taravari: VLEN nuk përfillet në Qeveri, ASH nuk është mësuar të jetë dekor

17/05/2025
Maqedoni

Ahmeti nga Haraçina me porosi për Mickoskin

17/05/2025
Aktuale

VLEN: BDI drejt humnerës, pazaret e fundit s’e shpëtojnë dot më

17/05/2025
Aktuale

Parashikimi i motit për sot

17/05/2025
Next Post
Rijaseti i BFI-së shkarkon myftinjtë e Tetovës dhe Strugës

Rijaseti i BFI-së shkarkon myftinjtë e Tetovës dhe Strugës

KURIR/Analizë: A po e izolon bashkësia ndërkombëtare Ali Ahmetin?

17/05/2025

A do të përfshijë partneriteti strategjik heqjen e vizave për Maqedoninë? Ja çfarë thotë ambasadori britanik

17/05/2025

Taravari: VLEN nuk përfillet në Qeveri, ASH nuk është mësuar të jetë dekor

17/05/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk