Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Rajon

KE kërkon bojkotimin e 9 majit në Moskë! Vuçiç nuk heq dorë nga Putin, as nga BE

01/05/2025
0
SHARES
8
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç paralajmëroi sërish se do të jetë pjesë e manifestimit në Moskë më 9 maj, pavarësisht thirrjes së Komisionit Evropian për bojkot nga vendet kandidate për shkak të agresionit në shkallë të gjerë rus në Ukrainë.

Në një deklaratë për mediat serbe, Vuçiç tha sot se Serbia nuk do ta braktisë rrugën e saj evropiane, por ai do të marrë pjesë në kremtimin e Ditës së Fitores në Moskë.

“Problemi kryesor dhe i vetëm është nëse do të shkoj në Moskë. Serbia është në rrugën evropiane dhe nuk do të tërhiqet nga ajo. Jam i gatshëm të pranoj çdo lloj sanksioni. I thashë Putin se do të vij në Rusi më 9 maj. Askush tjetër nuk duhet të shkojë dhe të vuajë. Unë do të shkoj, përveç nëse nuk e di se çfarë ndodh ose nuk e di se çfarë kërcënimi drejtohet ndaj Serbisë”, deklaroi Vuçiç.

Zëdhënësja e KE-së Paula Pinho, ka deklaruar më herët se kremtimi i Ditës së Fitores në Moskë është pjesë e propagandës ruse dhe një përpjekje për të justifikuar pushtimin e Ukrainës, kështu që anëtarët e BE-së dhe vendet kandidate duhet të përmbahen nga pjesëmarrja.

“Ne e shohim festimin e 9 majit si pjesë të propagandës ruse dhe një përpjekje për të justifikuar pushtimin e saj në Ukrainë dhe për këtë arsye ne besojmë se ne duhet të përmbahemi nga dhënia e legjitimitet në çfarëdo mënyre kësaj lufte dhe të përmbahemi nga pjesëmarrja në atë festë”, tha ajo në një konferencë për media në Bruksel.

Zyrtarja shtoi se kjo nuk vlen vetëm për vendet kandidate, por edhe më shumë për anëtarët e BE-së që ranë dakord për një pozicion të tillë që në vitin 2022.

Ndërsa, zëdhënësi i Zgjerimit Guillaume Mercier tha se Serbia duhet të konfirmojë drejtimin e saj strategjik.

“BE ka qenë i qartë me partnerët tanë, duke përfshirë vendet kandidate si Serbia, se marrëdhëniet me Rusinë nuk mund të jenë biznes si zakonisht,” tha Mercier.

I pyetur nëse do të ketë pasoja për Serbinë, ai tha se është herët për të spekuluar në këtë pikë. Përveç Vuçiq, në manifestimin e 9 majit në Moskë do të merr pjesë edhe kryeministri sllovak, Robert Fico.

Previous Post

Shkollat britanike paguajnë për AI, kritikët thonë kjo do t’i bëjë mësuesit dembelë

Next Post

​Google vendos modalitetin AI në motorin e kërkimit

Related Posts

Rajon

Shqipëria i la pa trajner, serbët vendosin më në fund kë do të ulin në pankinën e kombëtares

28/10/2025
Rajon

Përleshje të dhunshme dhe të turpshme mes serbëve pro dhe anti-Vuçiç në ndeshjen e Basketbollit (VIDEO)

25/10/2025
Rajon

Vuçiç: Serbia mund të hyjë në BE para 2030

24/10/2025
Rajon

Aeroporti i Stambollit sërish i pari në Evropë për nga numri i fluturimeve

24/10/2025
Aktuale

Kovaçev: 216.000 maqedonas kanë pasaporta bullgare

24/10/2025
Kosovë

Incident në Mal të Zi, raportohet se dy tifozë të Bashkimit janë ndaluar nga policia për grafite UÇK

23/10/2025
Next Post

​Google vendos modalitetin AI në motorin e kërkimit

Ushqimet më të mira që duhet të konsumoni gjatë vjeshtës

31/10/2025

“Dodik, mbrojtës i Krishterimit!” Kush loboi te Trump për heqjen e sanksioneve?

31/10/2025

Të gjithë po festonin, portieri “shpërthen” pas golit të Jasir Asanit (VIDEO)

31/10/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Enis Bardhi
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk