Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Shëndet & Style

Katër teknika si të flini më shpejtë në gjumë

05/09/2023
Katër teknika si të flini më shpejtë në gjumë
0
SHARES
17
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Shumë herë ndodh që të jeni rraskapitur dhe të shqetësuar para gjumit dhe nuk mund të flini.

Për këtë, ekzistojnë disa teknika relaksimi që mund t’i përdorni për të qetësuar mendjen tuaj para se të flini.

“Mendoni për këto teknika relaksimi si mjete për gjumë më të mirë,” tha specialistja e gjumit Rebecca Robbins, një instruktore në departamentin e mjekësisë së gjumit për Shkollën Mjekësore të Harvardit, shkruan CNN.

1. Teknika e frymëmarrjes së thellë dhe të kontrolluar

Frymëmarrja e thellë është një metodë e mbështetur nga shkenca për të qetësuar trupin dhe mendjen, e cila mund të bëhet lehtësisht para se të shkoni në shtrat dhe kur zgjoheni në mes të natës.

Ndryshimi i ritmit të frymëmarrjes ngadalëson rrahjet e zemrës, redukton presionin e gjakut dhe stimulon sistemin parasimpatik të trupit, i cili mund të largojë shqetësimin dhe ankthin.

Ka një sërë teknikash të frymëmarrjes së thellë që mund t’i provoni. Frymëmarrja diafragmatike, e njohur edhe si frymëmarrja e barkut, fokusohet në relaksimin e diafragmës, muskulit kryesor të frymëmarrjes. Filloni duke marrë frymë thellë përmes hundës deri në një numërim të ngadaltë deri në gjashtë dhe pastaj e lironi frymën ngadalë.

2. Teknika e meditimit

Meditimi është një metodë shekullore për të qetësuar trupin dhe mendjen. Studimet tregojnë se mund të ndihmojë perfeksionistët të ndalojnë së gjykuari veten dhe mund të ndihmojnë në trajtimin e pirjes së duhanit, dhimbjes, çrregullimeve të varësisë dhe depresionit, ndër të tjera.

Duke përdorur masat e drejtpërdrejta të funksionit dhe strukturës së trurit, një studim zbuloi se u deshën vetëm 30 minuta në ditë praktikë meditimi gjatë dy javëve për të pasur një ndryshim në tru.

3. Teknika e vizualizimit

Vizualizimi është një tjetër teknikë për gjumin. Imagjinoni një vend të qetë dhe paqësor në syrin e mendjes suaj dhe mbusheni atë me objekte, ngjyra dhe tinguj të veçantë. Studiuesit kanë zbuluar se njerëzit që vizualizojnë në detaje ishin në gjendje të largonin mendimet e padëshiruara më me sukses nga mendjet e tyre.

4. Teknika e relaksimit të muskujve

Shumica prej nesh nuk janë as të vetëdijshëm se sa tension mbajmë në muskujt tanë derisa të kaloj në dhimbje shpine dhe dhimbje koke.

Relaksimi progresiv i muskujve është një mënyrë për të relaksuar muskujt duke e bërë më të lehtë të bini në gjumë, thonë ekspertët.

Previous Post

Avokado redukton sëmundjet e zemrës dhe problemet me peshën

Next Post

​Italia e ndarë në dy pjesë për shkak të motit

Related Posts

Pse pushimet janë të mira për shëndetin mendor
Shëndet & Style

Pse pushimet janë të mira për shëndetin mendor

29/05/2024
“Rituali i tërbimit”, terapia e mirëqenies që po qarkullon në TikTok
Shëndet & Style

“Rituali i tërbimit”, terapia e mirëqenies që po qarkullon në TikTok

29/05/2024
Migrena, mënyrat se si ta parandaloni
Shëndet & Style

Migrena, mënyrat se si ta parandaloni

28/05/2024
A është mirë të qëndrosh bashkë për hir të fëmijëve?
Shëndet & Style

A është mirë të qëndrosh bashkë për hir të fëmijëve?

27/05/2024
Rrjetet sociale janë arsyeja e shtimit të maktheve
Shëndet & Style

Rrjetet sociale janë arsyeja e shtimit të maktheve

26/05/2024
Këto zakone ju plakin shpejt
Shëndet & Style

Këto zakone ju plakin shpejt

25/05/2024
Next Post
​Italia e ndarë në dy pjesë për shkak të motit

​Italia e ndarë në dy pjesë për shkak të motit

KURIR/Analizë: A po e izolon bashkësia ndërkombëtare Ali Ahmetin?

17/05/2025

A do të përfshijë partneriteti strategjik heqjen e vizave për Maqedoninë? Ja çfarë thotë ambasadori britanik

17/05/2025

Taravari: VLEN nuk përfillet në Qeveri, ASH nuk është mësuar të jetë dekor

17/05/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk