Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka vizituar punishten e mjeshtrit të njohur të filigranit, Abdylxhemil Jusufi, i cili vazhdon ta kultivojë këtë zanat të rrallë të trashëguar brez pas brezi.
“E trashëgoi nga babai i tij Ibrahimi dhe po ia trashëgon edhe djalit,” ka shkruar Kasami, duke vlerësuar punën e detajuar dhe artin e hollë të mjeshtrit Jusufi.
Teksa e vështronte procesin e punës, Kasami tha se iu kujtua se “punët e mira bëhen me shumë durim dhe përkushtim” – një parim që, siç shtoi, po e ndjek edhe në transformimin e Tetovës.
“Njësoj po e transformojmë gjithë Tetovën, me vëmendje te detajet, me durim dhe punë për çdo ditë,” shkroi ai, duke theksuar se në mandatin e dytë do të vazhdojë mbështetjen për zanatet, kulturën, trashëgiminë dhe zhvillimin ekonomik lokal.
https://www.facebook.com/share/p/1FZW3ECeaF/










