Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

Kasami: Tetova po rilind! Po bëjmë edhe projekte madhore të cilat nuk ishin bërë me dekada

13/10/2025

default

0
SHARES
1
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Tetova po rilind. Përveç rrugëve e bulevardeve, ujit të pijshëm dhe kanalizimit, po bëjmë edhe projekte madhore të cilat nuk ishin bërë me dekada në Tetovën tonë.

Siç e dini të gjithë, Sportin tetovar e gjetëm në gjendje të mjerueshme. Nuk ishte ndërtuar apo rinovuar asnjë terren sportiv ndër vite. Në një gjendje të tillë e gjetëm edhe Stadiumin e Qytetit, të shkatërruar, i cili më shumë ngjante në një gërmadhë betoni se sa një stadium futbolli. Me investimin e paraparë për ndërtimin e të njejtit nga themeli së shpejti, stadiumi i qytetit do të jetë një shtëpi modern e futbollit evropian. Gjithashtu, do të ndërtohet një qendër e mirëfilltë sportive me dy terrene për futboll të madh (një me bar natyral dhe një bar artificial), me tribuna moderne për tifozët si dhe një terren sportiv multifunskional për të rinjtë.

Pjesë e rendesishme e këtij projekti është edhe ndërtimi i një objekti ndihmës për ekipet e futbollit tetovar, i cili do t’i plotësoj të gjitha standardet e kërkuara nga FFM. Në kuadër të këtij projekti është paraparë edhe ndërtimi i stadiumit për futboll të madh në fshatin Saraqinë.

Sot jam këtu për të parë nga afër rrjedhën e punimeve për ndërtimin e tribunës së re përballë tribunës kryesore. Sipas asaj që shihet në terren, po punohet intensivisht për një stadium sipas standardeve evropiane. Së shpejti, do të fillojnë punimet për ndërtimin e tribunës së dytë, që gjendet pas golit, në anën e majtë të tribunës krysore.

Poashtu në të gjithë shkollat fillore dhe të mesme, të cilat kanë hapësira të mjaftueshme do të ndërtohen terrene të hapura sportive multifunksionale, si dhe gjashtë salla të reja sportive, edhe atë në shkollën fillore “Naim Frashëri”, në shkollën fillore “Rilindja” të fsh. Sellcë, në shkollën fillore “Bratsvo – Migjeni”, në shkollën fillore “Istikball”, në shkollën fillore “Kirili dhe Metodi”, si dhe në shkollën fillore “Skënderbeu” në fsh. Xhepçisht.
Për katër vitet e ardhshme vlera totale e investimit në sferën e sportit do të kalojë shumën e 16 milion euro – pra, më shumë se të gjitha investimet në sport të bëra gjatë tri dekadave të fundit, të marra së bashku.

Të dashur bashkëqytetarë,

Koha e dembelisë, lakmisë, papërgjegjësisë dhe korrupsionit ka kaluar. Tetova e ka kthyer faqen tjetër dhe është e vendosur të vazhdojë përpara. Rruga e zhvillimit për Tetovën është një dhe e vetme: numri 7 në fletat e votimit më 19 tetor.

Previous Post

Bashkim Ameti braktis AKI-në dhe i bashkohet VLEN-it!

Next Post

Von der Leyen në Tiranë: Shqipëria në rrugën e duhur drejt BE, keni bërë progres

Related Posts

Maqedoni

Zgjedhjet lokale, KSHZ bën përgatitjet e fundit

13/10/2025
Maqedoni

Bujar Osmani: Pres zgjedhje parlamentare dhe qeveri të re në mars

13/10/2025
Maqedoni

Jovan Bozhinovski emërohet drejtor në Klinikën e Neurologjisë

13/10/2025
Maqedoni

Dauti: Tabela në pikën kufitare të “Qafë Thanës” pas shumë vitesh tani edhe në shqip!

13/10/2025
Maqedoni

Rasti “Lidhja Ndërkombëtare”, 5 vjet burg për Boki-13

13/10/2025
Maqedoni

Bashkim Ameti braktis AKI-në dhe i bashkohet VLEN-it!

13/10/2025
Next Post

Von der Leyen në Tiranë: Shqipëria në rrugën e duhur drejt BE, keni bërë progres

Zgjedhjet lokale, KSHZ bën përgatitjet e fundit

13/10/2025

Bujar Osmani: Pres zgjedhje parlamentare dhe qeveri të re në mars

13/10/2025

Jovan Bozhinovski emërohet drejtor në Klinikën e Neurologjisë

13/10/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk