Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

Kasami: Pozitat e VLEN në Qeveri nuk preken, çdo ndryshim me marrëveshje të re

12/05/2025
0
SHARES
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Në intervistën për emisionin “360 shkallë” në MRT 1, Bilall Kasami, njëri nga liderët e koalicionit VLEN, la të hapur mundësinë për një rikonstruim të Qeverisë, por jo në përmasa të gjera. Ai theksoi se mund të ketë ndryshime të caktuara në ndarjen e resorëve në varësi të kombinatorikave politike që po ndërtohen.

“Është e mundur. Jo në përmasa të mëdha, por në disa kombinatorika sigurisht që do të ketë”, tha Kasami.

Sa i përket partisë BESA, Kasami theksoi se ajo do t’i mbajë dy resorët që aktualisht i udhëheq dhe nuk ka pasur diskutime për ndryshime në pozitat e partnerëve të tjerë të koalicionit.

“Nuk është diskutuar për rokada ose ndryshime shtesë në lidhje me anëtarët tjerë të Qeverisë nga radhët e VLEN-it. Do të shohim si do të zhvillohen kombinatorikat, gjithçka është e mundur”, tha Kasami.

Lidhur me mundësinë që VLEN ta humbë Shëndetësinë dhe ta marrë një tjetër resor, Kasami nuk pranoi të flasë në terma të humbjes apo fitimit të dikastereve, por theksoi se pozitat e dakorduara me kryeministrin mbeten të pandryshuara.

“Çfarë është rënë dakord me kryeministrin, mbetet në fuqi mbajmë të njëjtat pozita që kemi pasur”, tha ai.

I pyetur nëse kjo nënkupton të njëjtin numër ministrish apo të njëjtat resore, Kasami u përgjigj:
“Edhe në numër edhe në resore. Por nëse kemi ndonjë kombinatorikë të re qoftë me deputetë nga Aleanca aktuale e Taravarit, apo Aleanca e Ziadin Selës, apo ndonjë strukturë tjetër politike, atëherë do të duhet të negociohen pozitat që do të kërkojë ajo palë. Për momentin, nëse mbetemi me pozicionet aktuale, atëherë do të mbesin të njëjtat ministri”.

Previous Post

Taravari: ASH vendosi të shkoj në opozitë

Next Post

Ibrahimi: Taravari ndjente keqardhje për gjendjen e mjerueshme të BDI-së

Related Posts

Maqedoni

Muhamet Elmazi: Saraji sonte tregoi fuqinë e vërtetë!

12/10/2025
Maqedoni

Mexhiti nga Kumanova: VLEN vendosi konkurrencë, vizion dhe zgjidhje për qytetarët

12/10/2025
Maqedoni

Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!

12/10/2025
Maqedoni

Një i vdekur dhe një i lënduar në aksidentin e sotëm në autostradën Shtip – Veles

12/10/2025
Maqedoni

Sabri Aziri: A e shpëtoi regjimi Bujar Osmanin nga rasti “Pacienti” për dëshminë e tij kundër rastit “Monstra”?

12/10/2025
Maqedoni

Mësimi në një turn nisi në shkollën Kongresi i Manastirit në Çair

12/10/2025
Next Post

Ibrahimi: Taravari ndjente keqardhje për gjendjen e mjerueshme të BDI-së

Kroacia e mposht me vështirësi Gjibraltarin, vazhdon si lider i grupit

12/10/2025

Muhamet Elmazi: Saraji sonte tregoi fuqinë e vërtetë!

12/10/2025

“Urime fitoren, Ramiz” – vjen urimi i Noizyt për Lladrovcin

12/10/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk