Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

Kasami në takim me udhëheqësit e rinj të SPB Tetovë

02/12/2024
0
SHARES
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, sot zhvilloi një takim të frytshëm me udhëheqësit e rinj të Sektorit për Punë të Brendshme (SPB) në Tetovë: Rijat Alji, kryeshef i SPB Tetovë; Dalibor Stojanovski, zv/shef i SPB Tetovë; Sinisha Jankovski, shef i Departamentit të Policisë së Uniformuar; Muhamed Ademi, Komandant i SP PP Tetovë; dhe Miroslav Dimitrievski, Komandant i SP për Siguri në Komunikacionin Rrugor-Tetovë. Takimi u përqendrua në forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional për të adresuar sfidat kyçe me të cilat përballet qyteti.

Në takim u diskutuan një sërë çështjesh prioritare, përfshirë rregullimin e trafikut dhe kaosit në qytet, me theks në lirimin e hapësirave të zëna në mënyrë të paligjshme për parkim, eliminimin e parkingjeve të dyfishta dhe ndalimin e parkimeve në vendet ku ka stacione autobusi apo pranë kontenjerëve të mbeturinave. Po ashtu, u shqyrtua gjetja e zgjidhjeve për pikat kritike të trafikut, ku shpesh krijohen bllokime dhe vonesa, duke u fokusuar në riorganizimin e bulevardeve dhe rrugëve kryesore. Një tjetër temë e rëndësishme ishte rritja e sigurisë në shkollat fillore dhe të mesme përmes masave shtesë mbikëqyrjeje dhe koordinimi. Për fund, u vendos që të merren masa parandaluese ndaj përdorimit të mjeteve piroteknike, për të siguruar një ambient të qetë dhe të sigurt për qytetarët në periudhën festive të fundvitit.

Kryetari Kasami theksoi rëndësinë e një bashkëpunimi të qëndrueshëm me SPB Tetovë për t’iu përgjigjur nevojave të përditshme të qytetarëve.

“Ndryshimet në strukturat udhëheqëse të SPB Tetovë janë një mundësi për një qasje të re, më dinamike dhe më efektive. Ne jemi të përkushtuar që së bashku të adresojmë çdo sfidë dhe të garantojmë rend, siguri dhe mirëqenie për Tetovën tonë,” u shpreh kryetari Kasami.

Komuna e Tetovës dhe SPB Tetovë do të vijojnë bashkëpunimin për të sjellë zgjidhje të qëndrueshme dhe për të përmirësuar cilësinë e jetës për qytetarët.

Previous Post

Prokuroria Speciale sekuestron armë dhe ndalon 10 persona pas sulmit në kanalin e Ibër Lepencit

Next Post

Forumi Bujqësor për Ndryshimet Klimatike: Gjenden zgjidhje për qëndrueshmëri më të madhe klimatike të bujqësisë

Related Posts

Maqedoni

Kasami dhe Ganiu në Uashington,takojnë mikun e madh të shqiptarëve William G. Wallker!

05/08/2025
Aktuale

Latifi: 42,3 milionë denarë për mbështetje të familjeve më të ndjeshme në pagesën e energjisë elektrike

05/08/2025
Maqedoni

Kallëzim penal për kontrabandë ndaj 5 personave

05/08/2025
Aktuale

Mexhiti në terren: Fillon zgjidhja e një prej problemeve më të mëdha të Çairit!

05/08/2025
Maqedoni

Nota mesatare 3.69 nga matura shtetërore në afatin e provimeve në qershor

05/08/2025
Maqedoni

Shala: Shqiptarët e Maqedonisë më shumë reagojnë kur u preket feja

05/08/2025
Next Post

Forumi Bujqësor për Ndryshimet Klimatike: Gjenden zgjidhje për qëndrueshmëri më të madhe klimatike të bujqësisë

Kasami dhe Ganiu në Uashington,takojnë mikun e madh të shqiptarëve William G. Wallker!

05/08/2025

Latifi: 42,3 milionë denarë për mbështetje të familjeve më të ndjeshme në pagesën e energjisë elektrike

05/08/2025

Njëri do marrëveshje ndërsa tjetri fitore, Trump dhe Putin drejt një përplasjeje?

05/08/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk