Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

Kasami në Samitin B40 në Sofje: Angazhim për Zhvillim Ekonomik dhe Kulturor Rajonal

24/02/2025
0
SHARES
3
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, mori pjesë në Samitin prestigjioz të Kryebashkiakëve B40, i mbajtur në Sofje, ku përfaqësoi Tetovën dhe ndau vizionin e tij për zhvillimin ekonomik dhe kulturor lokal.

Gjatë fjalimit të tij, z. Kasami theksoi rëndësinë e bashkëpunimit ekonomik dhe kulturor lokal si një alternativë e qëndrueshme për zhvillimin afatgjatë të rajonit.

“Bashkëpunimi Ekonomik dhe Kulturor Lokal është një koncept që përfshin angazhimin e komuniteteve lokale, bizneseve, institucioneve dhe organizatave në zhvillimin e përbashkët të aktiviteteve që ndihmojnë në forcimin e lidhjeve ekonomike, turistike dhe kulturore ndërmjet grupeve të ndryshme në një rajon ose qytet,” theksoi z. Kasami gjatë fjalimit të tij.

Ai vuri në dukje ndryshimet pozitive që po ndodhin në Tetovë, veçanërisht në fushën e ekonomisë dhe turizmit, ku investimet në gastro-turizëm, kulturë dhe tregti lokale po sjellin transformime të dukshme.

Kryetari Kasami theksoi rolin kyç të lidhjeve kulturore në forcimin e bashkëpunimit ndërmjet vendeve të rajonit dhe shprehu gatishmërinë e Komunës për organizimin e festivaleve me karakter multikulturor dhe multinacional.

Gjithashtu, z. Kasami përmendi përmirësimet në infrastrukturë, si ndërtimi i rrugëve, bujtinave dhe shtigjeve të ecjes, të cilat kanë ndikuar pozitivisht në rritjen e numrit të turistëve që vizitojnë Tetovën për të shijuar natyrën dhe traditat lokale.

Në lidhje me tregtinë rajonale, Kryetari theksoi rëndësinë e lehtësimit të procedurave tregtare dhe administrative, duke siguruar që Tetova do të vendosë të gjitha kapacitetet e saj administrative në dispozicion për të mbështetur bizneset lokale dhe për të përforcuar shkëmbimet tregtare dhe turistike.

“Tetova është e gatshme të vë në dispozicion të gjitha kapacitete administrative për të inkurajuar bizneset lokale që të përforcojnë shkëmbimin tregtar dhe turistik. Në këtë drejtim bizneset, autoritetet lokale dhe organizatat joqeveritare mund të bashkëpunojnë për të zhvilluar projekte që mbështesin rritjen e qëndrueshme ekonomike dhe ruajtjen e vlerave kulturore. Me investimet në infrastrukturë që lehtësojnë shkëmbimin ekonomik dhe kulturor, si krijimi i qendrave kulturore, hapësirave për tregti dhe aktivitete turistike, si dhe përmirësimi i transportit dhe komunikimit Tetova ka krijuar hapësirë të mjaftueshme për të gjitha palët,” deklaroi z. Kasami.

Në përfundim, z. Kasami apeloi për intensifikimin e fushatave promovuese rajonale dhe përdorimin efektiv të marketingut për të tërhequr më shumë turistë dhe për të promovuar pasuritë natyrore dhe kulturore të qyteteve tona.

Komuna e Tetovës mbetet e përkushtuar për të forcuar lidhjet rajonale dhe për të kontribuar në një zhvillim të qëndrueshëm dhe harmonik ekonomik dhe kulturor.

Previous Post

Ozil i futet politikës, i bashkohet partisë së Ergodanit

Next Post

Kush është Shaban Sallmani, i propozuari për Zëvendës Drejtor në Byronë për Siguri Publike në MPB?

Related Posts

Aktuale

Njihuni me fshatin ku nuk votoi asnjë banor

03/11/2025
Maqedoni

Haqim Ramadani: Prej sot jam pa punë, jam ekonomist dhe kërkoj punë në sektorin privat

03/11/2025
Maqedoni

Tre deputetë bëhen kryetarë komunash, Kuvendi duhet të konstatojë ndërprerjen e mandateve

03/11/2025
Maqedoni

Acevski kërkon dorëheqjen e të gjithë udhëheqësisë së LSDM-së

03/11/2025
Maqedoni

Arben Taravari: “Kemi më shumë vota popullore, por pa kryetarë – koha do tregojë nëse fituan shqiptarët!”

03/11/2025
Maqedoni

Limani: Mbetem garanti se asnjë arritje etnike nuk do cenohet

03/11/2025
Next Post

Kush është Shaban Sallmani, i propozuari për Zëvendës Drejtor në Byronë për Siguri Publike në MPB?

Serbët “ndezin” Beogradin, protestuesit përplasen me mbështetësit e Vuçiç

03/11/2025

Njihuni me fshatin ku nuk votoi asnjë banor

03/11/2025

Haqim Ramadani: Prej sot jam pa punë, jam ekonomist dhe kërkoj punë në sektorin privat

03/11/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Enis Bardhi
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk