Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

Kasami: Katër vite i dhamë fund keqmenaxhimit në Tetovë, katër të tjera për zhvillim të madh

31/08/2025
0
SHARES
3
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, sonte në hapjen e shtabit zgjedhor në Tetovë, rikujtoi rrugëtimin e tij katërvjeçar në drejtimin e komunës dhe paraqiti vizionin për mandatin e ardhshëm.

Kasami theksoi se gjendja e komunës në vitin 2021, kur ai dhe ekipi i tij morën drejtimin, ishte dramatike, me 24 milionë euro borxh, mungesë transparence dhe keqmenaxhim total. “Administrata, ndërmarrjet publike dhe i gjithë funksionimi i komunës ishin në gjendje të mjerueshme. Borxhi prej 24 milionë eurosh nuk ishte investuar, por i vjedhur”, tha ai.
Kryetari përmendi tre parimet kryesore që kanë udhëhequr punën e tij: mosankimi për trashëgiminë e keqe, hapja e komunës për qytetarët dhe ofrimi i zgjidhjeve thelbësore, jo sipërfaqësore.

Në fjalimin e tij, Kasami bëri krahasimin mes qeverisjes së kaluar dhe asaj aktuale “Ata e futën komunën në borxh dhe e lanë Tetovën pa ujë; ne e përgjysmuam borxhin dhe e bëmë qytetin me ujë të pijshëm. Ata e futën komunën në borxh dhe e lanë qytetin në mbeturina; ne e pastruam Tetovën. Ata me 24 milionë euro borxh nuk ndërtuan stadium; ne nisëm ndërtimin e stadiumit për Shkëndijën. Ata nuk hapën bulevarde, ne ndërtuam segmente të rëndësishme të tyre. Ata lanë lumin e ndotur, ne e pastruam Shkumbinin dhe e siguruam për fëmijët tanë. Ata nuk bënë shkolla, ne ndërtuam dhe rinovuam dhjetëra. Ata lanë qytetin në terr, ne vendosëm ndriçim LED në çdo lagje dhe fshat”, tha ai.

Kasami theksoi se ndryshimi që solli VLEN në Tetovë është i prekshëm në çdo fushë dhe qytetarët nuk duhet të lejojnë rikthimin e situatës së mëparshme. “Katër vite ishin të mjaftueshme për ta ndalur keqbërjen në Tetovë. Na duhen edhe katër vite për t’i dhënë hov zhvillimit të madh të komunës sonë”, tha ai.

Ai u bëri thirrje qytetarëve që më 19 tetor të votojnë për VLEN, duke e quajtur këtë një betejë të dytë për ta kompletuar kapitullin e ri të Tetovës. “Hapëm një rrugë të re për Tetovën. Fitorja e 19 tetorit është e pashmangshme, sepse është fitore e qytetarëve. Ju faleminderit e na priftë e mbara!”, përfundoi Kasami, mes duartrokitjeve të aktivistëve dhe përkrahësve.

Previous Post

Ibrahimi: Tetova e Bilallit nuk do kallauzë

Next Post

Mexhiti: Tetova dëshmoi se me VLEN ka shpresë, me BDI nuk ka të ardhme

Related Posts

Maqedoni

Do të ndryshohen lekturat në arsimin fillor – MASh fton për diskutim publik

05/11/2025
Maqedoni

VLEN: Reforma e BDI-së fillon e mbaron me Blerim Bexhetin

05/11/2025
Maqedoni

Aliu: Po e adaptojmë zgjidhjen ligjore për problemin me shënuesit e tumoreve për pacientët onkologjikë

05/11/2025
Maqedoni

Shkup, arrestohet 38 vjeçari, kapet me drogë

05/11/2025
Maqedoni

Hetim ndaj katër personave, e sulmuan dhe i morën 200 mijë denarë një personi nga Shkupi

05/11/2025
Maqedoni

Dallimi në vota midis kryetarëve të komunave të zgjedhur në 2025 dhe 2021 (Infografik)

05/11/2025
Next Post

Mexhiti: Tetova dëshmoi se me VLEN ka shpresë, me BDI nuk ka të ardhme

Do të ndryshohen lekturat në arsimin fillor – MASh fton për diskutim publik

05/11/2025

Kryetari i ri New Yorkut, Mamdani shfaqet duke bërë shqiponjën

05/11/2025

Pesë vjet në Hagë, Kurti: S’ka arsye ligjore as morale që Thaçi, Veseli, Selimi e Krasniqi të mbahen ende në paraburgim

05/11/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Enis Bardhi
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk