Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

Kasami: BDI-ja po tenton të na fusë në një retorikë nacionaliste, shpresën e kanë te konflikti ndëretnik

06/09/2025
0
SHARES
2
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Njëri nga liderët e VLEN-it dhe kandidat për kryetar të komunës së Tetovës, Bilall Kasami ka drejtuar akuza të ashpra ndaj BDI-së se në vazhdimësi po tenton të na fusë në një retorikë nacionaliste.

Zhvillimet e fundit, thotë ai, tregojnë se ata të vetmen shpresë e kanë konfliktin ndëretnik që mund të ndodhë dhe duke e ditur se veçanërisht në Tetovë, siç shton ai, “kryetari aktual ka përkrahje sa aq të shqiptarëve poashtu edhe të maqedonasve, turqve e romëve”.

“Prandaj ata po vajtojnë para eksponentëve të VMRO-DPMNE-së për atë se sa nacionalistë qenkemi ne”, ka thënë Kasami.

Ai thekson se është kryetar i komunës së Tetovës dhe i gjithë qytetarëve të saj.
“Bilall Kasami në këtë lagje ku kryesisht është me shqiptarë dhe pjesëtarë të komunitetit romë, po investon edhe në lagje të tjera të cilat janë të banuara me maqedonas, romë dhe me gjitha komunitetit”, ka thënë tutje i pari i komunës së Tetovës.

Ai shton se derisa është në krye të Tetovës do të angazhohet për gjithë qytetarët e saj pa dallim cilit komunitet i takon.
“Njëherësh jam pjesë e qeverisë ku përfaqësoj shqiptarët dhe sigurisht në momente të caktuara do të ngremë tema që kanë të bëjnë me shqiptarët dhe në asnjë moment këto tema nuk nënkuptojnë se Bilall Kasami është kundër ndonjë komuniteti tjetër. Prandaj edhe një herë ju bëj thirrje eksponentëve politikë që të shmangin diskursin e konfliktit ndëretnik, t’u rikthehemi temave lokale ashtu që sot si që promovojmë një projekt që ka të bëjë më zgjidhjen e problemeve të banorëve të kësaj lagje”, tha ai.

Sipas tij, këto janë zgjedhje lokale dhe në të ardhmen duhet të punojmë që të zgjidhim problemet që kanë të bëjnë me jetën e qytetarëve, pra janë zgjedhje lokale, temat duhet të jenë lokale dhe të mos tentojmë të keqpërdorim zgjedhjet lokale për të përfituar për ndonjë situatë që ka të bëjë me marrëdhëniet ndnëretnike.

“Unë përkujdesem për të gjithë qytetarët e këtij vendi dhe në asnjë moment nuk do të diskriminojë asnjë grup etnik, asnjë individ në komunën e Tetovës dhe bëj ftesë që të diskutojmë temat lokale në këtë periudhë parazgjedhore”, ka nënvizuar mes tjerash Kasami i cili në këtë komunë garon për një mandat të dytë.

Previous Post

Dramë në Çair: Policia parandalon grabitje në një market, dy të arrestuar – një në arrati!

Next Post

Mexhiti: Do të subvencionojmë 200 automjete elektrike për taksistët

Related Posts

Maqedoni

Mexhiti në hapjen e shtabit në nëndegën “Kongresi i Manastirit” në Gazi Babë: Nga këtu nis fitorja

27/09/2025
Maqedoni

VLEN nga Kumanova po vazhdon rrugën e ndryshimit

27/09/2025
Maqedoni

Çairi me rezultat aktiv – do të ndjekë tre gola diferencë për raundin e tretë kundër Mlinotest Ajdovscina

27/09/2025
Maqedoni

Forumi i Gruas VLEN në Dibër dëshmon fuqinë e ndryshimit

27/09/2025
Maqedoni

Policia ndalon 14-vjeçarin nga Gostivari, po drejtonte një veturë të vjedhur

27/09/2025
Aktuale

Mickoski me porosi deri te kandidatët për kryetarë komunash: Fushata nuk duhet të jetë teatër i premtimeve boshe

27/09/2025
Next Post

Mexhiti: Do të subvencionojmë 200 automjete elektrike për taksistët

Tragjedi!Të paktën 31 të vdekur dhe dhjetëra të plagosur në një tubim zgjedhor

28/09/2025

Mexhiti në hapjen e shtabit në nëndegën “Kongresi i Manastirit” në Gazi Babë: Nga këtu nis fitorja

27/09/2025

VLEN nga Kumanova po vazhdon rrugën e ndryshimit

27/09/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk