Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

Kapitulli 4 “Lëvizja e lirë e kapitalit” në agjendën e skiningut bilateral në Bruksel

10/02/2023
0
SHARES
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Në Bruksel vazhdon skrining takimi bilateral për Klaster 2, “Tregu i brendshëm”, ndërkaq në agjendën e sotme të skriningut bilateral është Kapitulli 4, “Lëvizja e lirë e kapitalit”.Ekipin negociues e udhëheq Zëvendës kryenegociatorja me Bashkimin Evropian Drita Abdiu- Halili e cila në fjalën e saj hyrëse para ekspertëve të Bashkimit Evropian, theksoi se Maqedonia e Veriut bënë përpjekje të vazhdueshme për ta harmonizuar legjislacionin nacional me atë evropian në këtë fushë, që nënkupton liberalizim të plotë dhe në faza të flukseve të kapitalit nga llogaritë financiare, dhe e gjithë kjo konform fazës së dytë të Marrëveshjes për Stabilizim dhe Asociim, që filloi në dhjetor të vitit 2018”.

“Vlen të theksohet se në fushën e lëvizjes së kapitalit dhe pagesave, në përputhje me MSA-në, Ligji ynë për veprimtarinë valutore parasheh liberalizimin gradual të lëvizjes së kapitalit. Për sa i përket sistemeve pagesore, korniza aktuale ligjore e vendit tonë e cila rregullon funksionimin e sistemit të pagesave është kryesisht e harmonizuar me legjislacionin e Bashkimit Evropian. Në prill të vitit 2022, u miratua Ligji për Shërbime pagesore dhe Sistem Pagesor, i cili kryesisht është i harmonizuar me Direktivën e BE-së për Shërbimet pagesore, si dhe me direktivat e tjera të BE-së mbi paranë elektronike dhe operacionet pagesore. Ky ligj zbatohet nga janari 2023 dhe që atëherë transaksionet e pagesave kryhen jo vetëm nga bankat, por edhe nga institucionet të tjera të licencuara pagesore” –  shtoi Abdiu-Halili

Qëllimi i këtij Kapitulli i përkushtohet lëvizjes së lirë të kapitalit që të mundësojë shpërndarje efikase ndërkufitare të kapitalit fizik dhe financiar për qëllime investimi dhe financimi.

Për qytetarët, kjo nënkupton mundësi për të kryer më shumë transaksione, duke përfshirë hapjen e llogarive bankare jashtë vendit, blerja e letrave me vlerë  në kompani të huaja, investime aty ku është kthimi nga investimet është më i mirë si dhe blerjen e pasurive të paluajtshme jashtë vendit.

Për bizneset, lëvizja e lirë e kapitalit nënkupton  investim dhe blerje të bizneseve përbrenda tregut të vetëm të BE-së, si dhe sigurimin e kapitalit të lirë dhe të volitshëm.

Grupin e punës për këtë kapitull e përbëjnë përfaqësues nga Ministria e financave, Banka popullore e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Komisioni i letrave me vlerë, Regjistri qendror, Agjencia e mbikëqyrjes së sigurimeve, Shërbimi i Inteligjencës Financiare, Ministria e punëve të brendshme, Policia financiare, Komisioni shtetëror për parandalimin e korrupsionit si  dhe Sekretariati për çështje evropiane.

Gjatë kësaj jave delegacioni i Maqedonisë së Veriut mbaroi me sukses skriningun bilateral për kapitujt 1 dhe 4, respektivisht “Lëvizja e lirë e mallrave” dhe Lëvizja e lirë e kapitalit që janë dy nga katër liritë themelore mbi të cilat bazohet tregu i vetëm i BE-së.

Nga 27 shkurti deri me 3 mars do të mbahen skrining takimet bilaterale për Kapitullin 9, “Shërbimet financiare”, Kapitulli 28, “Mbrojtja e konsumatorëve dhe shëndeti publik” dhe për Kapitulli 2 i përkushtuar për lëvizjen e lirë të punëtorëve.

Previous Post

ASh pjesë e Qeverisë, këto emra i dorëzohen kryeministrit Kovaçevski

Next Post

MASH: Statusi i punonjësve  arsimorë  po përmirësohet vazhdimisht, cilësia e mësimdhënies varet nga motivimi i tyre

Related Posts

Maqedoni

KURIR/Analizë: A po e izolon bashkësia ndërkombëtare Ali Ahmetin?

17/05/2025
Aktuale

A do të përfshijë partneriteti strategjik heqjen e vizave për Maqedoninë? Ja çfarë thotë ambasadori britanik

17/05/2025
Maqedoni

Taravari: VLEN nuk përfillet në Qeveri, ASH nuk është mësuar të jetë dekor

17/05/2025
Maqedoni

Ahmeti nga Haraçina me porosi për Mickoskin

17/05/2025
Aktuale

VLEN: BDI drejt humnerës, pazaret e fundit s’e shpëtojnë dot më

17/05/2025
Aktuale

Parashikimi i motit për sot

17/05/2025
Next Post

MASH: Statusi i punonjësve  arsimorë  po përmirësohet vazhdimisht, cilësia e mësimdhënies varet nga motivimi i tyre

KURIR/Analizë: A po e izolon bashkësia ndërkombëtare Ali Ahmetin?

17/05/2025

A do të përfshijë partneriteti strategjik heqjen e vizave për Maqedoninë? Ja çfarë thotë ambasadori britanik

17/05/2025

Taravari: VLEN nuk përfillet në Qeveri, ASH nuk është mësuar të jetë dekor

17/05/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk