Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Kosovë

​Kaos dhe rrezik, pasagjerët e Wizz Air mbesin të mbyllur në aeroplan për 4 orë

25/03/2024
​Kaos dhe rrezik, pasagjerët e Wizz Air mbesin të mbyllur në aeroplan për 4 orë
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

“Mbrëmë ka qenë në pyetje më së shumti jeta e njeriut, sepse vështirë kemi arritur të ngopemi frymë” rrëfejnë qytetarët, të cilët ishin të mbyllur me orë të tëra në aeroplan gjatë natës së mbrëmshme. Kjo për shkak se fluturimi prej Prishtinës në Londër i kompanisë Wizz Air, i paraparë në orën 20:50, është shtyrë për një kohë të pacaktuar për shkaqe të panjohura, duke shkaktuar kështu kaos dhe rrezik për shëndetin e pasagjerëve.

Të mbyllur brenda në aeroplan në “Aeroportin e Prishtinës” për rreth katër orë, udhëtarë nuk u servuan as me pije e ushqim, madje as tualeti nuk kishte kushte të përdorej. Të njëjtit nuk kishin asnjë informacion nga kjo kompani dhe nga aeroporti se çfarë po ndodhte me ta.

Sfidë tjetër për këta qytetarë, mbetet edhe puna që kanë lënë atje, e që mund ta humbasin për shkak pamundësisë të paraqiten me kohë.

Pasagjeri Emin Krasniqi derisa tregon se si qëndruan me orë të tëra në aeroport fillimisht e më pas në aeroplan, është shprehur i shqetësuar se si kompania, si edhe aeroporti nuk kanë dhënë informacione lidhur me këtë çështje.

Ai thotë se nata e mbrëmshme ka qenë tmerruese, e më shqetësues është fakti që nuk ka marrë askush përgjegjësi deri më tani.

“Kemi pas të fluturojmë mbrëmë në ora 08:50 për në Londër me Wizz Air, kemi ardhë me kohë, mirëpo së pari nuk na kanë lajmëruar që ka vonesë dhe ka ardhur një orë me vonesë, pas një ore kemi filluar të hynim në aeroplan. Kur kemi hyrë, ka filluar të bijë borë dhe jemi bllokuar në aeroplan për mbi katër orë na kanë mbajtur si kafshë, as nuk kanë servuar ujë, as në tualet nuk ka pas as ujë t’i lajmë sytë, njerëzve filloi t’i bijë të fikët dhe askush nuk ka marrë përgjegjësi, as aeroporti, as aeroplani, as të lëshojnë klimën, as me na qit jashtë, derisa e ka hap emergjencën një grua, është detyruar ta hapë atë derë, dhe më pas filloi piloti ta thërras dikë t’i sjellë shkallët të zbresim në tokë…Kemi tentuar të kontaktojmë kompaninë por është e kotë, po na dërgojnë në informacion, dhe prej aty në kompani. Më vjen inati se në vend tonin askush të mos merret me këtë punë duke qenë në dijeni se kemi qenë të mbyllur për orë të tëra në aeroplan… Mbrëmë ka qenë në pyetje më së shumti jeta e njeriut, sepse disa me vështirësi kanë marrë frymë”, thotë Krasniqi.

Edhe pasagjerja Shqipe Selimi u shpreh e mllefosur me gjendjen në të cilën ndodhet. Ajo derisa thotë se po bëhen dy ditë duke u sjellë në aeroport, akuzon kompaninë për shërbime të dobëta.

“Vimë të shpenzojmë në Kosovë, kur ta shikojmë asgjë, por sërish duhet të vimë se është vendi jonë, nuk e refuzojmë, por shkaku që dy ditë jemi këtu duke prit, ja sot ose nesër. Kemi fëmijë e punë, aty i humbasim, se nuk të pyesin ku kemi qenë dhe si, bile nuk na tregojnë, vetëm të na tregojnë kur saktë udhëtojmë, por kështu jemi të maltretuar. Maltretim i madh, dhe luajnë me neve…Vajza atje janë duke prit atje e paguaj hotelin që dy ditë në Londër, ka hup punën e fakultetin”, thotë Selimi.
Nërkaq Xhevdet Bajra, gjithashtu në pritje të fluturimit, derisa tregon për natën e mbrëmshme, thotë se kjo kompani çdoherë ka probleme me fluturime, mirëpo shton se nuk kanë zgjidhje tjetër.

“Po kërkojmë të dimë nëse po na lejojnë të shkojmë me këtë aeroplan apo për nesër…Mbrëmë na kanë dërguar në hotel, kemi prit rreth tre orë derisa erdhën autobusët…Kjo kompani gjithmonë ka probleme e vonesa…Jemi ankuar, por nuk ju intereson”, thotë Bajra.

Përveç problemeve me fluturim, udhëtari Ekrem Halili thotë se ndonëse do të udhëtonte me nënën e tij, i është dashur që për shkak të numrit të lejuar tashmë, ajo të shtyjë për një ditë tjetër fluturimin, pasi sipas tij, janë hequr 85 udhëtarë.

“Problem të parin e kam që më kanë ndarë me nenën, kemi pas të udhëtojmë dytë, por ajo po mbetet këtu, tashmë i kanë heq 85 udhëtarë, po thonë se dera e sigurisë përafërsisht merr 85 udhëtar në qoftë se ka me agjenci. Asnjë këtu nuk janë të informuar mirë, nuk duhet kur udhëtojmë…Por. njerëzit kanë mbetur mbi tre orë , ujë nuk i kanë dhënë askujt, më e keqja është se kemi prit mbi një orë të na sjellin shkallët në fillim… E keqja është se stafi i aeroportit shumë i dobët për informacion…Kurrë me orar nuk vinë (aeroplanët)…por nuk kemi me çfarë të vimë tjetër”, thotë Halili.

Ndërkaq e pyetur për këtë çështje, zëdhënësja e Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari”, Valentina Gara, tha se për çdo ankesë që është kundër kompanive ajrore, qytetarët apo udhëtarët duhet të drejtohen tek Departamenti i Aviacionit Civil brenda Ministrisë së Infrastrukturës.

“Për çdo ankesë që është kundër kompanive ajrore qytetarët apo udhëtarët duhet të drejtohen tek Departamenti Aviacionit Civil brenda Ministrisë së Infrastrukturës, i cili janë edhe autoriteti përkatës për këto çështje”, thotë Gara.
KosovaPress ka kontaktuar edhe më kompaninë e Wizz Air, mirëpo të njëjtit kanë thënë se “nuk kanë ide se çfarë do të ndodhë me fluturimin”.

Previous Post

Mexhiti pyet Ahmetin dhe Thaçin: A keni bashkëpunuar edhe në vitin 2008!?

Next Post

​Hungaria shumë e fortë për Rrahmanin, zbulon çka iu ka kërkuar Foda

Related Posts

Kosovë

Donjeta Sadiku fiton medaljen e artë në Poloni

16/05/2025
Kosovë

26 vjet nga zhdukja e Ukshin Hotit

16/05/2025
__kateg

A do të shkoj Kosova në zgjedhje, presidentja Osmani sqaron gjithçka

15/05/2025
Kosovë

Presidentja Osmani priti në takim përfaqësuesit e subjekteve të të gjitha komuniteteve joshumicë

15/05/2025
Kosovë

Misioni Vëzhgues i BE-së: Janë vërejtur tendenca të Serbisë për të ndikuar në votim në Kosovë

15/05/2025
Kosovë

“Shihemi të shtunën”- Dështon prapë Kuvendi

15/05/2025
Next Post
​Hungaria shumë e fortë për Rrahmanin, zbulon çka iu ka kërkuar Foda

​Hungaria shumë e fortë për Rrahmanin, zbulon çka iu ka kërkuar Foda

KURIR/Analizë: A po e izolon bashkësia ndërkombëtare Ali Ahmetin?

17/05/2025

A do të përfshijë partneriteti strategjik heqjen e vizave për Maqedoninë? Ja çfarë thotë ambasadori britanik

17/05/2025

Taravari: VLEN nuk përfillet në Qeveri, ASH nuk është mësuar të jetë dekor

17/05/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk