Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Botë

Kancelari Scholz – Këmbëngulësi në prapaskenë

04/03/2023
Kancelari Scholz – Këmbëngulësi në prapaskenë
0
SHARES
6
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kancelari gjerman, Olaf Scholz qëndroi vetëm disa orë në Uashington. Megjithatë kjo nuk e bëri më pak të rëndësishëm takimin e tij me presidentin Biden. Berlini po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm.

Për një kohë të gjatë nuk kishte kaq shumë zhvillime në qiellin transatlantik. Në fillim ishte zëvendëskancelari, Robert Habeck në Uashington, pastaj ministrja e Jashtme, Annalena Baerbock an, për të dënuar krah homolugut amerikan, Blinken në Këshillin e Sigurimit të OKB-së sulmin rus në Ukrainë. Pak më vonë kancelari Scholz erdhi vetë në Uashington (03.03), vizita e dytë kjo brenda 15 muajve. Qeveria gjermane nën Olaf Scholz po merr një rol gjithnjë e më të rëndësishëm më strategjinë amerikane të aleancës në luftë kundër agresorit rus.

Fillim me probleme

Në një kohë që zgjedhja e Scholzit në fillim në Uashington u pa disi me sy kritik. Nga njëra anë sepse merrte fund me 16- vite Angela Merkel një periudhë e gjatë e besueshmërisë. Nga ana tjetër sepse SHBA, i shihte shumë vetë në Partia Socialdemokrate me dyshim, se do preferonin Rusinë kundrejt SHBA, edhe për shkak të lidhjeve të ngushta të ish-kancelarit Schröder me Vladimir Putinin.Me fillimin e luftës në Ukrainë, Gjermania u vu në fokus të vëmendjes dhe kritikës për shkak të lidhjeve të ngushta me Rusinë. Isha prezente në Shtëpinë e Bardhë në konferencën e parë të përbashkët për shtyp, dy javë para fillimit të luftës dhe nuk dua ta fsheh se sa torturuese ishte heshtja e Scholzit në lidhje me gazsjellësin Nord Stream 2. Shumë në SHBA nuk e kuptonin, pse kancelari gjerman nuk e zinte në gojë emrin e gazsjellësit, edhe pas kërcënimit të Biden, se në rast sulmi, do ta ndalte Nord Stream 2. Takimi u duk e kundërta e asaj që mund të quhet fillimi i një miqësie.

Lufta solli “kthesën epokale”

Ajo që ndodhi më pas është histori e re. Ka kaluar një vit pas luftës dhe me këtë erdhi edhe “kthesa epokale” e kancelarit gjerman. Qeveria amerikane nuk ndal së theksuari se sa e ngushtë, me mirëbesim dhe e rëndësishme është marrëdhënia e dy vendeve. Në SHBA është kuptuar se sa e gjatë është rruga që përshkoi kancelari gjerman dhe Gjermania. Para një viti nuk besohej në një ndihme kaq të madhe financiare dhe ushtarake të Gjermanisë.

Nuk pati konferencë shtypi pas vizitës së Scholzit, por në foton e përbashkët në Oval Office ndjehej respekti që të dy politikanët kanë për njëri-tjetrin. Sinjali drejt Rusisë: Ne jemi të bashkuar në krah të Ukrainës. Sundon mendimi se aleanca perëndimore nuk është e vetëkuptueshme. Jo vetëm Rusia, edhe Kina kanë i ngulur kthetrat tek kjo aleancë, si edhe jugu global në përpjekjen për të zënë vend në një rend të ri botëror, që e vë në dyshim gjithnjë e më shumë mbështetjen financiare dhe ushtarake të Ukrainës.

Dallime në politikën ndaj Kinës

Në këtë kontekst edhe politika ndaj Kinës e të dy vendeve duhet të ketë luajtur rol në bisedimet Biden-Scholz. Si edhe më parë ka dallime esenciale. Në një kohë që presidenti amerikan po ndjek një kurs gjithnjë e më të ashpër dhe ka në fokus sanksionet, kancelari gjerman pret dhe shpreson që Kina të mos dërgojë armë në Rusi. Kina është partneri më i rëndësishëm tregtar i Gjermanisë. Ideja se do të prisheshin marrëdhëniet e tregtisë me Kinën nuk shkakton shqetësim vetëm tek prodhuesit gjermanë të automobilëve.

Olaf Scholz nuk është njeriu i gjesteve të mëdha dhe me zë të lartë. Ai nuk kërkoi lëvdata për suksesin që ia mori premtimin SHBA-së që të dërgojë edhe ajo tanket luftarake Abrams. Scholz kritikohet në Gjermani. Në SHBA ky qëndrim i thjeshtë hap dyer. Kancelari gjerman është i vetëdijshëm për varësinë e madhe ushtarake nga SHBA. Dhe se do të zgjasë vite, në mos dekada, derisa Europa të jetë në gjendje t’i dalë ballë vetëm një agresori si Putini. Tek Joe Biden ai takoi një president që e kupton dhe mirëpranon politikën e tij të hapave të mirëpeshuar./DW

Previous Post

Zjarr i madh në një stacion magazinimi karburanti,16 humbje jete

Next Post

FC Shkupi humb 2 pikë në kohën shtesë, Rabotniçki demolon Skopjen

Related Posts

Botë

Dramë në ajër, avioni me 200 pasagjerë mbetet 10 minuta pa pilot

16/05/2025
Botë

“Nëse Putin nuk negocion …”,  liderët europianë i japin ultimatume Rusisë nga Tirana

16/05/2025
Botë

Emiratet e Bashkuara Arabe premtojnë investime prej 1.4 trilionë dollarësh në SHBA për 10 vjet

16/05/2025
Botë

“E bën vetëm që të jetë i gjatë sa unë”, Rama i ulet sërish në gjunjë Melonit

16/05/2025
Botë

Von der Leyen nga Tirana: BE po përgatit paketë të re sanksionesh ndaj Rusisë

16/05/2025
Botë

Zgjedhjet presidenciale vendosin të ardhmen e qeverisë Tusk

16/05/2025
Next Post
FC Shkupi humb 2 pikë në kohën shtesë, Rabotniçki demolon Skopjen

FC Shkupi humb 2 pikë në kohën shtesë, Rabotniçki demolon Skopjen

KURIR/Analizë: A po e izolon bashkësia ndërkombëtare Ali Ahmetin?

17/05/2025

A do të përfshijë partneriteti strategjik heqjen e vizave për Maqedoninë? Ja çfarë thotë ambasadori britanik

17/05/2025

Taravari: VLEN nuk përfillet në Qeveri, ASH nuk është mësuar të jetë dekor

17/05/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk