Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Botë

Kanali izraelit zbulon protokollet sekrete të Netanyahut, bllokoi armëpushimin në Gaza

05/08/2025
0
SHARES
2
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kanali 13 zbulon dokumente që tregojnë se zyrtarët e sigurisë mbështetën një marrëveshje gjithëpërfshirëse për lirimin e pengjeve dhe ndaljen e luftimeve në Gaza, të cilën Netanyahu e refuzoi, duke përkeqësuar imazhin global të Izraelit.

një orë më parë
Protokollet sekrete nga takimet mes liderëve politikë dhe të sigurisë izraelite gjatë marrëveshjes më të fundit për armëpushim në Gaza tregojnë se kryeministri Benjamin Netanyahu ka refuzuar propozime që mund të kishin siguruar lirimin e të gjitha pengjeve dhe ndaljen e luftës, raportoi të hënën një kanal izraelit.

Sipas dokumenteve, zyrtarët më të lartë të sigurisë së Izraelit besonin se ishte e mundur një marrëveshje gjithëpërfshirëse, e cila mund të pasohej më pas nga rinisja e luftës nëse do të ishte e nevojshme, por Netanyahu e kundërshtoi planin, tha Kanali 13.

“E gjithë udhëheqja izraelite e llogariti gabim që presioni humanitar do ta detyronte Hamasin të dorëzohej”, shtoi raporti.

Pesë muaj më pas, qasja e Izraelit për lejimin e ndihmave në Gaza ka dëmtuar ndjeshëm reputacionin ndërkombëtar të vendit pa e dobësuar Hamasin, thuhet në raport.

Protokollet tregojnë se takimi i parë i këtij lloji u zhvillua më 1 mars 2025, gjatë fazës fillestare të marrëveshjes për armëpushim, menjëherë pas kthimit të trupave të pengjeve Itzik Elgarat, Ohad Yahalomi, Tsahi Idan dhe Shlomo Mansour.

Në atë kohë, liderët izraelitë debatuan nëse do të kalonin në fazën e dytë të marrëveshjes, që përfshinte negociata për përfundimin e luftës dhe lirimin e më shumë pengjeve, apo do të rifillonin operacionet ushtarake.

Gjeneralmajor Nitzan Alon, zyrtari i ushtrisë izraelite përgjegjës për të burgosurit dhe personat e zhdukur, u tha zyrtarëve se “mundësia e vetme për të liruar pengjet është diskutimi i kushteve të fazës së dytë”, sipas kanalit.

Ministri i Çështjeve Strategjike Ron Dermer, i cili aktualisht udhëheq ekipin negociator izraelit, u përgjigj: “Nuk jemi të gatshëm të përfundojmë luftën ndërsa Hamasi mbetet në pushtet. Mendonim se gjithçka do të shpërthente sapo të fillonin negociatat, por nuk ndodhi.”

Gjatë të njëjtës mbledhje, drejtori i atëhershëm i Shërbimit të Sigurisë së Brendshme (Shin Bet), Ronen Bar, tha: “Opsioni im i preferuar është të ecim përpara me fazën e dytë. Mund të kthehemi lehtësisht në luftë. T’i sjellim të gjithë në shtëpi më parë, pastaj të vazhdojmë luftën”, sipas rrjetit.

Izraeli vlerëson se 50 pengje ndodhen ende në Gaza, përfshirë 20 që besohet se janë gjallë. Ndërkohë, mbi 10.800 palestinezë mbahen në burgjet izraelite, shumë prej tyre përballen me tortura, urie dhe neglizhencë mjekësore, sipas organizatave të të drejtave të njeriut palestineze dhe izraelite.

Qëndrimi i Netanyahut

Protokollet zbulojnë se disa ditë pas lirimit të parë të pengjeve, një zyrtar i lartë i sigurisë izraelite u tha ministrave se “është e mundur të sigurohet lirimi i më shumë pengjeve, por kjo kërkon përfshirje në bisedime për fazën e dytë, përfundimin e luftës.”

Udhëheqja politike, e kryesuar nga Netanyahu, e refuzoi propozimin, tha zyrtari.

Bar sugjeroi përfundimin e luftës për të kthyer pengjet në shtëpi, me mundësinë e rifillimit të veprimeve ushtarake më vonë.

Faza e parë e armëpushimit dhe këmbimit të pengjeve, e ndërmjetësuar nga Egjipti dhe Katari me mbështetjen e ShBA-së, nisi më 19 janar dhe përfundoi në mars. Hamasi i përmbushi detyrimet e marrëveshjes.

Megjithatë, Netanyahu braktisi fazën e dytë dhe rifilloi gjenocidin në Gaza më 18 mars.

Javën e kaluar, Izraeli u tërhoq nga bisedimet indirekte me Hamasin në Doha për shkak të mosmarrëveshjeve mbi tërheqjen nga Gaza, përfundimin e luftës dhe çështjen e të burgosurve palestinezë dhe ndarjen e ndihmave humanitare.

Mashtrimi publikut

Pas raportit të Kanalit 13 mbi diskutimet sekrete në përfundim të këmbimit të pengjeve, Forumi i Familjeve të Pengjeve dhe të Zhdukurve e cilësoi zbulimin “jashtëzakonisht shqetësues.”

“Raporti provon në mënyrë përfundimtare atë që kemi thënë për një vit e gjysmë, një marrëveshje gjithëpërfshirëse për t’i kthyer të gjithë pengjet në shtëpi ishte e mundur”, thuhet në deklaratë.

Ata akuzuan qeverinë izraelite se ka sabotuar qëllimisht marrëveshje të mundshme duke mashtruar publikun.

“Zyrtarë të lartë të sigurisë i paraqitën qeverisë në mënyrë të përsëritur propozime kreative dhe realiste që do të kishin çliruar të gjithë pengjet dhe do ta kishin mposhtur Hamasin,” thanë familjet.

Ata shtuan se dhjetëra nga të afërmit e tyre ishin kapur të gjallë në Gaza, por “u vranë ndërsa prisnin një marrëveshje që qeveria izraelite nuk kishte asnjë synim ta realizonte.”

“Që nga përfundimi i marrëveshjes së mëparshme, kanë vdekur 50 ushtarë. Nuk ka pasur asnjë arritje ushtarake dhe asnjë peng nuk është kthyer”, shtuan ata

Previous Post

Bujar Osmani: “Çarshia ❤️ e para!” – paralajmërim për projekt zhvillimi në Çair

Next Post

Maqedonia me ambasadorë të rinj në Arabinë Saudite, Danimarkë, Suedi dhe Shqipëri

Related Posts

Botë

Macron: Sulmet izraelite në spitalin e Gazës janë të patolerueshme

25/08/2025
Botë

Trump i përgjigjet sulmit izraelit në Gaza: Nuk dua ta shoh

25/08/2025
Botë

Pesë gazetarë në mesin e 20 të vrarëve nga sulmet izraelite në Gazë

25/08/2025
Botë

Rritet në 300 numri i të vdekurve nga uria në Rripin e Gazës, 117 prej tyre janë fëmijë

25/08/2025
Botë

Më pak taksa, më shumë luks: Milionerët dynden drejt Dubait

24/08/2025
Botë

Siria shtyn zgjedhjet parlamentare në disa provinca

23/08/2025
Next Post

Maqedonia me ambasadorë të rinj në Arabinë Saudite, Danimarkë, Suedi dhe Shqipëri

Akuzë e rëndë në Kuvendin e Serbisë: Shaip Kamberi zbulon fytyrën e vërtetë të Beogradit”

26/08/2025

VLEN: Prokuroria të veprojë ndaj raportit të revizionit për Bujar Osmanin

26/08/2025

LAMM: Komunikacioni në mbarë vendin zhvillohet pa pengesa

26/08/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk