Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Aktuale

Kamerat testuese në autostradën Shkup–Tetov zbulojnë shkelje të shumta, numrat janë shqetësuese

13/09/2025
0
SHARES
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Autostrada Shkup–Tetov është një nga zonat më të monitoruara nga sistemi i ri i kamerave rrugore “Qytet i Sigurt”, i cili aktualisht është në fazë testimi. Sipas të dhënave jozyrtare të siguruara nga “Sakamdakazham.mk”, vetëm në disa pika ku janë vendosur kamerat janë regjistruar mbi 100.000 shkelje trafiku në ditë.

Kamerat evidentojnë shpejtësinë e lartë, parakalimin e gabuar dhe kalimin në semafor me dritë të kuqe. Në nivel mujor, kjo shifër arrin rreth tre milionë shkelje, vetëm në pjesë të territorit që përfshin Shkupin, Tetovën dhe autostradat Shkup–Gjevgjeli e Shkup–Tetov.

Ministria e Punëve të Brendshme konfirmon se shifrat janë alarmante dhe thekson se përvoja e vendeve të tjera tregon se pas vënies në funksion të kamerave, numri i shkeljeve bie ndjeshëm, pasi qytetarët kuptojnë se shteti ndëshkon seriozisht.

Nga 1 janari 2026, sistemi do të fillojë të funksionojë zyrtarisht, duke përfshirë edhe gjobitjen. Sipas paralajmërimeve të ministrit Pançe Toshkovski, shkeljet e regjistruara nga kamerat do të sjellin edhe dënime me burg dhe konfiskim të përhershëm të automjeteve. Qëllimi i sistemit nuk është vetëm ndëshkimi, por mbi të gjitha shpëtimi i jetëve njerëzore, sidomos në autostrada ku shënohen më së shumti shkelje dhe aksidente.

Me vendosjen e kamerave në autostradën Shkup–Tetov, si dhe në Korridorin 8 dhe Korridorin 10, pritet një ulje drastike e shkeljeve dhe rritje e sigurisë rrugore në të gjithë vendin.

Previous Post

Roykind dhe Osmani prezantojnë “Vizioni i Karrierës” – ringjallja urbane e Çairit

Next Post

BDI-Kumanovë: Blerim Hyseni në krye të listës së BDI-së në Kumanovë

Related Posts

Aktuale

Thirrjet e Vuçiqit për luftë, reagon ashpër presidentja Osmani

05/10/2025
Maqedoni

Çmimi i drurit për ngrohje çdo vit shënon rritje

05/10/2025
Maqedoni

Bujar Osmani: Çairi do të ketë dy çerdhe të reja dhe kushte më të mira për çdo fëmijë

05/10/2025
Maqedoni

Mexhiti: Takimet derë më derë në Dizhon dëshmojnë mbështetjen e fortë për VLEN-in

05/10/2025
Maqedoni

Osmani premton kuzhinë popullore për banorët e lagjes Topanë

05/10/2025
Maqedoni

Nata e fundit e “Skupifestival”, shpallen fituesit

05/10/2025
Next Post

BDI-Kumanovë: Blerim Hyseni në krye të listës së BDI-së në Kumanovë

Thirrjet e Vuçiqit për luftë, reagon ashpër presidentja Osmani

05/10/2025

Çmimi i drurit për ngrohje çdo vit shënon rritje

05/10/2025

Bujar Osmani: Çairi do të ketë dy çerdhe të reja dhe kushte më të mira për çdo fëmijë

05/10/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk