Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Botë

Kabineti i sigurisë i Izraelit miraton planin e Netanjahut për të pushtuar Gazën

08/08/2025
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Pas dhjetë orësh diskutimesh, Kabineti i Sigurisë miratoi propozimin e kryeministrit Benjamin Netanyahu për të pushtuar qytetin e Gazës. Kjo është bërë e ditur nga mediat ndërkombëtare duke cituar një zyrtar të lartë izraelit.

Që nga fillimi i luftës, IDF ka shmangur hyrjen në pjesën më të madhe të qytetit. Operacioni do të kërkojë evakuimin e zonës ku aktualisht jetojnë afërsisht një milion banorë të Rripit.

“Kabineti Politik dhe i Sigurisë miratoi propozimin e kryeministrit për mposhtjen e Hamasit. IDF do të përgatitet të marrë kontrollin e Qytetit të Gazës, duke ofruar ndihmë humanitare për popullsinë civile jashtë zonave të luftimit. Një shumicë absolute e ministrave të kabinetit besonin se plani alternativ i paraqitur nuk do të çonte as në mposhtjen e Hamasit dhe as në kthimin e pengjeve”, njoftoi zyra e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, shkruan A2 CNN.

Deklarata e lëshuar në përfundim të takimit thotë se “Kabineti i Sigurisë miratoi me shumicë dërrmuese pesë parimet për përfundimin e luftës: çmontimin e arsenalit të Hamasit; kthimin e të gjithë pengjeve, si të gjallëve ashtu edhe të vdekurve; demilitarizimin e Rripit të Gazës; kontrollin e sigurisë izraelite mbi Rripin; dhe krijimin e një administrate civile alternative, as të Hamasit dhe as të Autoritetit Palestinez”.

Një zyrtar i lartë izraelit theksoi se “operacioni që IDF do të përgatisë ka të bëjë vetëm me qytetin e Gazës: qëllimi është evakuimi i të gjithë banorëve të qytetit në kampet qendrore të refugjatëve dhe zona të tjera deri më 7 tetor 2025 (përvjetori i dytë i masakrës së Hamasit në Izraelin jugor).” Do të vendoset një rrethim mbi terroristët e mbetur në zonë dhe ndërkohë, ushtria do të manovrojë brenda qytetit,” raportoi Channel 12, duke shtuar se kryeministri dhe Ministri i Mbrojtjes Israel Katz ishin të autorizuar të miratonin planin përfundimtar operativ të IDF, raporton A2 CNN.

Gjatë takimit, Shefi i Shtabit Eyal Zamir shprehu kundërshtim ndaj planit : “Nuk ka përgjigje humanitare për 1 milion njerëz që do të zhvendosim në Gaza. E gjitha do të jetë jashtëzakonisht komplekse. Unë propozoj heqjen e objektivit të kthimit të pengjeve nga objektivat e luftës”.

Përpara votimit të kabinetit protesta shpërthyen në disa qytete izraelite, dhe familjet e pengjeve në Gaza e kritikuan ashpër zgjerimin e propozuar të luftës si një “dënim me vdekje”.

Sipas OKB-së, ka pasur një rritje të kequshqyerjes midis fëmijëve të Gazës, pasi vetëm një sasi e vogël ndihmash po hyn në Rrip.

Previous Post

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Next Post

LAMM njofton: në VK Bogorodicë pritet rreth 30 minuta

Related Posts

Botë

Dënime 1.000 euro në Austri nëse fëmijët nē shkolla mbajnë shamia!

03/09/2025
Botë

Putin thotë se është gati të takohet me Zelenskyn në Moskë

03/09/2025
Botë

Borxhi dhe kriza politike,Franca në prag të falimentimit!

03/09/2025
Botë

Trump reagon i revoltuar për lajmet se “ka ndërruar jetë”

03/09/2025
Botë

Kina i tregon muskujt SHBA-ve, presidenti kinez ndjek paradën ushtarake i shoqëruar nga Putin dhe Kim Jong Un

03/09/2025
Botë

Takimi historik në Pekin, nga Putin, Kim Jong Un deri tek Vuçiç, ja kë ftoi Xi Jinping

03/09/2025
Next Post

LAMM njofton: në VK Bogorodicë pritet rreth 30 minuta

VLEN:Nuk lejojmë nxitjen e tensioneve ndëretnike, përshëndesim reagimin e shpejt të institucioneve

04/09/2025

Ministria e Energjetikës: Përfundoi afati për mbështetjen financiare të kategorive të cënueshme të qytetarëve

04/09/2025

Ministria e Energjetikës: Përfundoi afati për mbështetjen financiare të kategorive të cënueshme të qytetarëve

04/09/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk