Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Sport

Ka shënuar 300 gola në futbollin italian, sot punon si murator

27/07/2023
Ka shënuar 300 gola në futbollin italian, sot punon si murator
0
SHARES
7
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Christian Riganò në Firence është një emër mitik. Po flasim për ish-sulmuesin sicilian, i cili mbërriti në Arno më 2002 kur ishte 28 vjeç. Riganò vendosi të rilindte nga hiri i falimentimit të Fiorentinës së Cecchi Gorit.

Vjollcët, pasi provuan kategoritë inferiore, u kthyen në “Olimpin” e futbollit italian. Një mision i arritur shpejt falë golave ​​të shumtë të djaloshit nga Lipari, i cili në Serie A pati nderin të bëhej kapiten i Fiorentinës, pasi familja “Della Valle” fitoi markën dhe ngjyrat e kompanisë.

Riganò më pas jetoi një rini të dytë duke u kthyer në origjinën e tij dhe luajtur një sezon të mrekullueshëm në Messina, më 2006-2007, edhe pse nuk mundi ta shmangte rënien e “peloritanëve”. Atë vit shënoi 19 gola në 27 paraqitje, sa është rekordi i tij personal për gola në Serie A. Një rekord gjithashtu për Messina.

Pasi ka shpenzuar metrat e fundit të karrierës së tij në futbollin profesionist mes Levantes në Spanjë, Siena, Ternana dhe Cremonese, ish-sulmuesi sicilian vazhdoi të shkelte fushat mes amatorëve deri në moshën mbi 40 vjeç, duke u përpjekur më pas të ndërmerrte aktivitetin e trajnerit, pasi ishte pajisur me licencën përkatëse në “Coverciano” më 2015.

“Ideal Club Incisa”, më pas Fiesole, në fund Affrico, të gjitha ekipet e Kategorisë së Parë ato që drejtoi si trajner. Por që nga vera e kaluar, Riganò ka qenë i papunë. Këtë vit askush nuk i ka ofruar një stol, kështu që në moshën 49-vjeçare u rikthye të bënte atë që bënte si djalosh i ri për të fituar jetesën: muratorin. Dhe pikërisht teksa po heq suvanë nën diellin përvëlues, një gazetar nga “Corriere della Sera” e takoio rastësisht në një kantier ndërtimi në Firence, pranë “Ponte Vecchio”.

“Po, jam unë, Christian Riganò, – thotë ai kur sytë përballen me gazetarin. – Unë di të bëj dy gjëra në jetë: të shënoj gola dhe të vendos tulla (muratorin). Kështu, pasi ndalova së luajturi, u ktheva në punën time të djalërisë, para se të bëhesha futbollist profesionist. Tani e di, do të më pyesni se çfarë jam duke bërë këtu… Le të them se e kisha lënë këtë punë për mjaft kohë, por unë jam ky. Më pëlqen të ndërtoj dhe të riparoj gjëra. Pra, duke mos pasur ndonjë ofertë pune për trajner, jam kthyer në zanatin tim tjetër”.

Në familje ishin shtatë vëllezër. “Babai im, Vincenzo, i cili për fat të keq nuk pati kohë të shihte duke përmbushur ëndrrën time si futbollist, ishte peshkatar. Nëna ime na rriti një nga një, – thotë Riganò, i cili më pas nis një apel për t’iu kthyer stërvitjes sa më shpejt. – Kam marrë dy licenca për trajner, e dua futbollin, por është e qartë se nuk jam i përshtatshëm për futbollin e sotëm, kryesisht i përbërë nga sponsorë. Unë nuk pranoj kompromise. Sigurisht, nëse vjen oferta e duhur, atëherë do të isha gati të kthehesha në pankinë”.

Po pse punon murator, nga halli? Dy martesa dhe katër fëmijë. Pasi tërhiqesh nga fusha e bletë për një futbollist lind pyetja më e pashmangshme: Po tani? “E pres edhe pyetjen tuaj të radhës, – buzëqesh Rigano. – Po, kam fituar mirë dhe jam i lumtur për këtë. Megjithatë, gjatë gjithë karrierës sime, kam arkëtuar aq shumë sa lojtarë të nivelit të mesëm sot i fitojnë në dy deri në tre muaj. Pra, pas futbollit duhet të kthehemi në punë”.

Ky është pra Christian Rigano, i cili njihet si një prej bomberave të Seria B dhe A, që ka përfunduar duke punuar si murator.

Previous Post

Dua Lipa po i kalon pushimet në Shqipëri

Next Post

Njihuni me të famshmit që refuzojnë të dalin në pension

Related Posts

Sport

“Ndihem i turpëruar, i pranoj sharjet e tifozëve”, Neymar flet pas humbjes katastrofale të Santos

18/08/2025
Aktuale

Dy ditë para betejës së madhe në Sydney: Boksieri Lulzim Ismaili nga Tetova gati të përfaqësojnë flamurin shqiptar

18/08/2025
Sport

Manchester United e nis keq sezonin e ri, mposhtet nga Arsenali

17/08/2025
Sport

E pazakontë në Angli, anulohet një supergol i Eze ndaj Chelsea nga goditja e dënimit

17/08/2025
Sport

Khamzat Chimaev “mbreti i ri” i kafazit

17/08/2025
Aktuale

“FC Shkupi njofton: Çështja e stadiumit në Strumicë do të zgjidhet me rrugë ligjore”

17/08/2025
Next Post
Njihuni me të famshmit që refuzojnë të dalin në pension

Njihuni me të famshmit që refuzojnë të dalin në pension

Qytetarët e bëjnë për pesë pare Taravarin pas postimit në Facebook

18/08/2025

Aksident tragjik në Greqi, vdesin tre shqiptarë! Kamioni u përplas me dy makina

18/08/2025

13 kandidatë për kryetar të Komisionit për Antikorrupsion në RMV

18/08/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk