Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu ka njoftuar se dr. Jovan Bozhinovski është emëruar drejtor në Klinikën e Neurologjisë në Shkup, përcjell TV21. Ky vendim vjen pas shkarkimit të Igor Kuzmanovskit, të cilit iu publikua një video skandaloze, ku shihej duke përzier kokainë dhe duke shpjeguar përdorimin e saj, madje duke pohuar se kishte marrëveshje me shpërndarës për të siguruar lëndën më të pastër.
Në lidhje me: Skandal: Doktori duke përdorur kokainë! Reagime dhe hetime: Ministri e shkarkon, Oda e Mjekëve shqyrton rastin
“Sot e emërova as. dr. Jovan Bozhinovski – specialist neurolog, ushtrues detyre drejtor të ISHP Klinikës Universitare për Neurologji. Prioriteti ynë mbetet menaxhimi i qëndrueshëm, ofrimi pa pengesa i shërbimeve cilësore për pacientët dhe vazhdimësia e plotë e punës në klinikë. Drejtorit të ri në detyrë i uroj punë të mbarë dhe zbatim të standardeve të larta profesionale dhe etike”, shkruan Aziri.