Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Botë

“Jemi pranë paqes” Trump: Edhe xhihadi islamik mbështet planin për Gazën

04/10/2025
0
SHARES
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Jemi shumë pranë arritjes së paqes! Janë fjalët e presidentit amerikan Donald Trump pasi grupi militant që udhëheq Gazën tha se pranonte pjesë kyçe të planit të paqes, përfshirë lirimin e të gjitha pengjeve. Në një video-mesazh të publikuar gjatë mbrëmjes kreu i Shtëpisë së Bardhë falënderoi Katarin, Turqinë, Arabinë Saudite, Jordaninë dhe Egjiptin për përpjekjet e bëra në negocimin e ujdisë…

“Kjo është një ditë e madhe, do të shohim se si do të shkojë gjithçka. Duhet të presim fjalën e fundit dhe ta konkretizojmë. Më e rëndësishmja është që mezi pres që pengjet të kthehen në shtëpi tek të afërmit e tyre Fatkeqësisht, ju e dini gjendjen në të cilën ndodhen. Pra, dua t’ju njoftoj se kjo është një ditë shumë e veçantë, ndoshta e pashembullt në shumë mënyra. Por ju falënderoj të gjithëve dhe falënderoj të gjithë ata vende të mëdha që ndihmuan. Na u dha një ndihmë e jashtëzakonshme. Të gjithë ishin të bashkuar në dëshirën që kjo luftë të mbaronte dhe të shpëtohej paqja në Lindjen e Mesme. Dhe jemi shumë afër arritjes së kësaj”, deklaroi Trump.

Pasi presidenti amerikan i dha ultimatum grupit militant të pranonte planin e propozuar prej tij deri të dielën në orën 6:00, Hamas u përgjigj se pranonte pjesë kyçe të tij, përshirë fundin e luftës, tërheqjen e Izraelit dhe lirimin e pengjeve. Por ai kërkoi negociata të mëtejshme, lidhur me çarmatosjen e grupit dhe rolin në qeverinë e ardhshme të Gazës.

Më vonë, edhe Xhihadi Islamik, që gjithashtu mban disa prej pengjeve izraelite, e mbështeti qëndrimin e aleatit të tij, Hamas, një lëvizje kjo që mund ti hap rrugën lirimit të të gjithe shtetasve izraelitë të mbajtur peng. Zyra e Netanjahut tha më herët gjatë së shtunës së Izraelit po përgatitej për një implementim të menjëhershëm për fazën e parë të planit të Trump për Gazën për lirimin e pengjeve, pas përgjigjes së Hamas.

Menjëherë më vonë, mediat raportuan se qeveria kishte udhëzuar ushtrinë të reduktonte aktivitetin ofensiv në Gaza. Megjithatë në një njoftim ushtria paralajmëroi banorë të shtunën se qyteti i Gazës mbetje zonë e rrezikshme luftimi. Pas përgjigjes së Hamasit, presidenti amerikan Trump i kërkoi izraelit të ndërpriste menjëherë bombardimet në Gaza, pasi besonte që Hamasi kishte treguar gatishmëri për paqe afatgjatë.

Previous Post

Pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Next Post

Erdoğan: Hapet dritarja për paqe të qëndrueshme rajonale pas përgjigjes së Hamasit për armëpushim

Related Posts

Botë

“Bota ka etje për paqe!” Apeli i Papa Leo XIV: Mjaft me luftëra dhe grumbuj të vdekurish

28/10/2025
Botë

Protesta të përgjakshme në Rio de Janeiro, regjistrohen 64 viktima pas përplasjes së dhunshme mes qytetarëve dhe policisë

28/10/2025
Botë

SHBA nuk ndal sulmet, goditen 14 anije të ngarkuara me lëndë narkotike

28/10/2025
Botë

Prodhuesi gjerman do të ndërtojë një fabrikë të municioneve në Bullgari

28/10/2025
Botë

Netanyahu urdhëron sulme në Gaza

28/10/2025
Botë

Lufta kundër trafikut të drogës/ SHBA godet 4 anije në Paqesor, 14 viktima

28/10/2025
Next Post

Erdoğan: Hapet dritarja për paqe të qëndrueshme rajonale pas përgjigjes së Hamasit për armëpushim

Dy të arrestuar në veri për falsifikim të dokumenteve (VIDEO)

29/10/2025

MPB: Të gjitha denoncimet për bomba në shkolla në Shkup dhe Kumanovë janë të rreme

29/10/2025

Qeveria borxhin do ta shlyejë me buxhetin për 2026

29/10/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Enis Bardhi
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk