Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Shëndet & Style

“Jashtë kostumit të politikës”/Rama tregon 5 këngët që kanë shënjuar jetën e tij

05/05/2025
0
SHARES
3
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Një intervistë ndryshe dhe jashtë kostumit të politikës, Kryeministri Edi Rama ka treguar 5 këngët që kanë shënjuar jetën e tij. Në rubrikën “5 Këngët e Mia” në Klan Radio, Edi Rama ka renditur hitet muzikore të cilat i konsideron himn.

E para në renditjen e Edi Ramës është këngë “Georgia on my mind” nga Ray Charles.

Edi Rama: Është një nga këngët më ikonike të muzikës amerikane. E kam dëgjuar nuk e di se sa herë në një shirit magnetofoni të vjetër në kohërat kur Ray Charles edhe të gjithë të tjerët si ai ishin të ndaluar. Kjo këngë u shpall himn zyrtar i shtetit të Georgia edhe pse mund të interpretohet qoftë si një himn për shtetin amerikan të Georgia, qoftë si një himn për një grua.

Përzgjedhja e dytë është “Hotel California” nga Eagles.

Edi Rama: Kënga e dytë që kam përzgjedhur për ju është një këngë që i përket një tjetër momenti kyç në jetën time të mëparshme, në kohën e ndryshimit të madh të sistemeve kur mblidheshim në një fole dhe kur këto këngë nuk ishin më të ndaluara, por ne mbeteshim të etur për to. Është një nga këngët më legjendare të rrokut. Rrëfen një histori që lidhet me luksin dhe misterin e varësisë dhe paralajmëron robërinë ndaj kënaqësive materiale. Mund të çregjistrohesh kur të duash por nuk mund të largohesh kurrë nga Hotel California.

Kënga e tretë është “Caruso” nga Lucio Dalla.

Edi Rama: Autorin e këngës e kam njohur personalisht, një këngëtar i jashtëzakonshëm, legjendë e muzikës italiane, Lucio Dalla, të cilit i pata shkruar një letër, dhe ai erdhi në Tiranë, një personazh i jashtëzakonshëm dhe kënga është e famshmja “Caruso”, një himn poetik i muzikës italiane dhe botërore që i kushtohet Enrico Carusos, tenorit që kaloi ditët e fundit në një hotel në Sorrento në fillim të viteve ’20, ku Lucio Dalla qëndroi dhe shkruajti tekstin fantastik të kësaj kënge mbi dashurinë që të këput shpirtin dhe keqardhjen për fundin që afrohet.

Përzgjedhja e katërt është “My Way” nga Frank Sinatra.

Edi Rama: Për mua mbetet prej vitesh kënga e këngëve. Një këngë që e kanë kënduar edhe të tjerë, që nga Elvis Presley e deri te Andrea Bocelli, por versioni i Frank Sinatra është magjik, është që të merr frymën. Një himn të cilin vetë Sinatra e pagëzoi si himnin e Amerikës, por që është himni i një jete të jetuar sipas dëshirës.

Në vend të 5-të, por jo për nga rëndësia, është “Rrjedh në këngë e ligjërime” nga legjenda e muzikës shqiptare Vaçe Zela.

Edi Rama: Këngën e kam dëgjuar gjithnjë e më shpesh pas ikjes së Vaçes, “Rrjedh në këngë e ligjërime” është një tekst dhe një muzikë që në kohën kur u krijua nuk e bënte impaktin që bën sot.

Previous Post

Mexhiti: 5 Maji është Dita e Dëshmorëve, heronjve që nuk kursyen as jetën për të mirën e kombit

Next Post

Gropat në rrugën për në Matkë, Qyteti i Shkupit mohon ingerencat

Related Posts

Shqipëri

Festë e “çmendur” kuqezi në dhomat e zhveshjes pas fitores me Serbinë (VIDEO)

11/10/2025
Aktuale

Fitore historike: Shqipëria mposht Serbinë 1–0

11/10/2025
Shqipëri

Tirana vishet kuqezi, tifozët ndezin atmosferën në shesh (VIDEO)

11/10/2025
Shqipëri

Shakohoxha: Serbët ndaluan çdo person me pasaportë shqiptare – jetojnë në vitin 1970

11/10/2025
Shqipëri

Zbulohet rreshtimi i Kombëtares shqiptare për Serbinë, Sylvinho zgjedh një emër surprizë në sulm

11/10/2025
Shëndet & Style

Quhet dita dembele! Pse na duhet një ditë në javë ku të mos bëjmë asgjë

11/10/2025
Next Post

Gropat në rrugën për në Matkë, Qyteti i Shkupit mohon ingerencat

Festë e “çmendur” kuqezi në dhomat e zhveshjes pas fitores me Serbinë (VIDEO)

11/10/2025

Fitore historike: Shqipëria mposht Serbinë 1–0

11/10/2025

Festoi golin e Manajt ndaj Serbisë duke qëlluar me pistoletë, arrestohet

11/10/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk