Ambasadori i Japonisë Sh.T. Kazuja Ocuka dje nënshkroi pesë marrëveshje në kuadër të Grant programit për projekte të vogla dhe siguri njerëzore (GGP), qëllimi i të cilit është përmirësimi i nevojave themelore njerëzore në Maqedoninë e Veriut.
 Ceremonia e nënshkrimit të grant kontratave u hap nga Ambasadori i Japonisë Sh.T.
 Ocuka Kazuja, së bashku me z. Bojan Mariçiq, Zëvendëskryeministër i parë për
 Çështje Evropiane, z. Bujar Osmani, Ministër i Punëve të Jashtme, z. Ilir Demiri,
 Ministër i Shëndetësisë dhe znj. Kaja Shukova, Ministre e Mjedisit Jetësor dhe
 Planifikimit Hapësinor.
 Gjithsej janë nënshkruar pesë projekte, në vlerë mbi 300,000 euro në sektorin e
 shëndetësisë, arsimit dhe mbrojtjes së mjedisit jetësor, si më poshtë:
 ● Projekti për furnizimin e radiografit digjital për ISHP Qendrën Shëndetësore Negotinë
 ● Projekti për furnizimin e automjetit komunal për menaxhimin e mbeturinave për
 komunën e Rankovcës
 ● Projekti për furnizimin e sistemit ekografik për mjekësi geriatrike dhe paliative në
 Shkup
 ● Projekti për rindërtimin e kulmit në shkollën fillore Rade Kratovçe – Komuna e Koçanit.
 ● Projekti për rikonstruimin e Klinikës Universitare për Kirurgji Digjestive – Shkup
 Që nga viti 1996, në kuadër të programit (GGP), Japonia ka financuar projekte për
 rinovim dhe sigurim të pajisjeve në më shumë se 76 shkolla dhe kopshte, 70 objekte
 shëndetësore dhe ka ofruar 36 automjete të specializuara për menaxhimin e mbetjeve dhe
 shërbimeve komunale për 53 komuna, me vlerë totale mbi 9.2 milionë euro.








