Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Aktuale

Janevska: Trefishojmë mbështetjen financiare për aktivitetet shkollore kushtuar integrimit ndëretnik dhe tolerancës

24/02/2025
0
SHARES
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Në buxhetin e vitit 2025 po rrisim ndjeshëm mbështetjen financiare për shkollat për të realizuar aktivitete që synojnë zhvillimin dhe përparimin e multikulturalizmit, integrimit ndëretnik dhe tolerancës. Nëse deri më tani grantet ishin në vlerë prej 30 mijë denarë, me konkursin e radhës do të jenë gati 90 mijë denarë, gjegjësisht do të paguajmë dy paga mesatare neto. Këtë e rregulluam me ndryshimet në Ligjin për Arsimin Fillor, ndërsa do të rregullohet edhe me Ligjin e ri për Arsimin e Mesëm, i cili së shpejti do të jetë në Kuvend.
Kështu theksoi ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Prof. Dr. Vesna Janevska në konferencën e sotme për media, ku informoi për rezultatet e Konkursit për ndarjen e granteve për aktivitete shkollore që kanë për qëllim mbështetjen e integrimit ndëretnik, tolerancës dhe multikulturalizmit, i cili do të realizon në vitin shkollor 2024-2025.
“Ministria ka shpallur thirrje për aplikim për propozim aktivitete është dorëzuar në tetor të vitit të kaluar ndërsa komisioni i formuar për rangim dhe përzgjedhje ka vendosur që të ndahen gjithsej 79 grante me vlerë individuale prej 30 mijë denarë, me të cilat 130 shkolla fillore dhe të mesme do t’i lidhin nxënësit nga bashkësitë e ndryshme etnike, kulturore dhe fetare, do t’i udhëheqin drejt respektit dhe mirëkuptimit të ndërsjellë dhe do të ndërtojnë mjedis harmonik shkollor u shpreh Janevska.

Ajo gjithashtu shtoi se kjo mbështetje është në fakt detyrim ligjor dhe pjesë e politikave dhe strategjive arsimore të Ministrisë që synojnë të sigurojnë akses të barabartë në arsim cilësor për të gjithë nxënësit.

“Është e rëndësishme që të gjithë të pranohen dhe vlerësohen në komunitetin e shkollës dhe për këtë arsye të ndihen të sigurt. Të rinjtë duhet të dinë se dallimet në çdo bazë nuk janë barriera, por përkundrazi, motiv për t’u bashkuar, për të zhvilluar ndjeshmërinë dhe për të ndërtuar një shoqëri të fortë. Ky është mesazhi im për ta”, theksoi ministrja.

Janevska tha se mbështetja prej rreth 2,4 milionë denarë nuk është e mjaftueshme, por duke marrë parasysh zgjidhjen ligjore që ishte në fuqi në kohën e shpalljes së konkursit, nuk ka pasur mundësi për sigurimin e mjeteve shtesë.

Në prani të drejtuesve të disa shkollave fitues të granteve , porosi simbolik u dërgua se uniteti, toleranca dhe mirëkuptimi mund të ndërtojnë breza cilësorë dhe të fortë të rinjsh që të bashkuar do ta udhëheqin vendin përpara në të ardhmen.
Rezultatet e konkursit për shpërndarjen e mjeteve janë publikuar në linkun.

Previous Post

MMJPH: Jemi të hapur për hetime: LSDM-ja dëshmoi paaftësinë për të lexuar dhe kuptuar dokumente

Next Post

“Nuk po xhelozoj, vetëm kam inat”, Pasi pranoi që nuk ka ndjenja, Gjesti kërkon llogari nga Egli pse rri me banorët e rinj

Related Posts

Maqedoni

Kasami dhe Ganiu në Uashington,takojnë mikun e madh të shqiptarëve William G. Wallker!

05/08/2025
Aktuale

Latifi: 42,3 milionë denarë për mbështetje të familjeve më të ndjeshme në pagesën e energjisë elektrike

05/08/2025
Maqedoni

Kallëzim penal për kontrabandë ndaj 5 personave

05/08/2025
Aktuale

Mexhiti në terren: Fillon zgjidhja e një prej problemeve më të mëdha të Çairit!

05/08/2025
Maqedoni

Nota mesatare 3.69 nga matura shtetërore në afatin e provimeve në qershor

05/08/2025
Aktuale

Sot luan KF Shkëndija, Lazim Destani: Me emocion më të madh për arritjet e deritanishme, ëndrra jonë vazhdon!

05/08/2025
Next Post

“Nuk po xhelozoj, vetëm kam inat”, Pasi pranoi që nuk ka ndjenja, Gjesti kërkon llogari nga Egli pse rri me banorët e rinj

Kasami dhe Ganiu në Uashington,takojnë mikun e madh të shqiptarëve William G. Wallker!

05/08/2025

Latifi: 42,3 milionë denarë për mbështetje të familjeve më të ndjeshme në pagesën e energjisë elektrike

05/08/2025

Njëri do marrëveshje ndërsa tjetri fitore, Trump dhe Putin drejt një përplasjeje?

05/08/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk