Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

Janevska: Sistemi arsimor do të luajë rol kyç në realizimin e qëllimeve të Strategjisë për bashkëpunim me OBSH-në

03/09/2025
0
SHARES
3
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Strategjia Kombëtare për Bashkëpunim me Organizatën Botërore të Shëndetësisë për pesë vitet e ardhshme përcakton prioritetet shëndetësore të vendit, të cilat do të realizohen në bashkëpunim me OBSH-në dhe agjencitë e KB, siç janë UNICEF-i dhe UNFPA-ja, përmes ministrive kyçe qeveritare, institucioneve dhe shoqërisë civile. Këtë e theksoi ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, gjatë prezantimit të Strategjisë së Parë për Bashkëpunim të OBSH-së me Maqedoninë 2026–2030.
„Shëndeti është baza e zhvillimit të qëndrueshëm të çdo shteti. Qëllimi ynë është të ndërtojmë një sistem shëndetësor të qëndrueshëm, të bazuar në qasje të barabartë, parandalim, transformim digjital dhe burime njerëzore kompetente. Është e domosdoshme të avancohen politikat publike në mënyrë që ato të mund t’u përgjigjen sfidave komplekse shëndetësore me të cilat përballet Maqedonia. Në realizimin e kësaj detyre të rëndësishme dhe të përgjegjshme, Ministria e Shëndetësisë nuk është e vetme”, theksoi ministrja Janevska.
Përmes përmirësimit të programeve mësimore, modernizimit të laboratorëve dhe trajnimeve praktike, mbështetjes për edukimin e vazhdueshëm të punonjësve shëndetësorë dhe bashkëpunimit me universitete dhe institucione shëndetësore, Janevska theksoi se sistemi edukativo-arsimor po përgatit gjenerata me njohuri, aftësi dhe qëndrime të nevojshme për të njohur, kuptuar dhe për t’u përballur në mënyrë efektive me sfidat shëndetësore.
“Arsimi ka rol thelbësor në zhvillimin e sistemit që kujdeset për të gjithë dhe nuk lë askënd pas vetes. Shkolla formon vlera të barazisë, zhvillon ndjenjën e kujdesit ndaj personave të cenueshëm dhe krijon kapacitete për të njohur dhe parandaluar dhunën, neglizhencën dhe lëndimet, që është një nga prioritetet e Strategjisë,” u shpreh ministrja Janevska.
Ajo falënderoi Organizatën Botërore të Shëndetësisë për ndihmën e saj në përgatitjen e Protokollit për realizimin e mësimdhënies në kushtet e valës së të nxehtit, si dhe për trajnimin e rreth 700 bashkëpunëtorëve profesionalë nga shkollat fillore dhe të mesme për ndihmë dhe mbështetje psikosociale në promovimin e mirëqenies dhe shëndetit mendor të fëmijëve dhe të rinjve në institucionet dhe mjediset arsimore, shëndetësore dhe të kujdesit.
Strategjia për bashkëpunim me OBSH-në është dokument pesëvjeçar i hartuar për të mbështetur qëllimet tona kombëtare në fushën e shëndetësisë, detyrimet që lidhen me anëtarësimin në BE, si dhe Objektivat Globale për Zhvillim të Qëndrueshëm. Qasja multisektoriale ndaj realizimit të saj është kusht për ndërtimin e sistemit shëndetësor që ndjek protokollet, duke u mbështetur njëkohësisht në vlera si humanizmi, drejtësia dhe kujdesi.

Previous Post

Limani: Përpjekja jonë e përbashkët është shoqëri në të cilën shëndeti dhe mbrojtja sociale “shkojnë dorë për dore”

Next Post

Borxhi dhe kriza politike,Franca në prag të falimentimit!

Related Posts

Aktuale

KSHZ: Procesi zgjedhor po zhvillohet pa pengesa, jehona e votuesve deri në ora 11:00 është 10,10%

02/11/2025
Maqedoni

MPB-ja raporton 10-të shkelje të heshtjes zgjedhore

02/11/2025
Maqedoni

E rëndë në Maqedoni – dy aksidente me fatalitet brenda pak orësh

02/11/2025
Maqedoni

Ali Ahmeti: Votova me bindjen për paqe, barazi dhe dinjitet

02/11/2025
Aktuale

Ja sa votues dolën deri në ora 9:00 (VIDEO)

02/11/2025
Maqedoni

Rreth 1.600 vëzhgues po monitorojnë zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut

02/11/2025
Next Post

Borxhi dhe kriza politike,Franca në prag të falimentimit!

Muaji i së vërtetës, Shqipëria ka shansin e madh për Botërorin

02/11/2025

KSHZ: Procesi zgjedhor po zhvillohet pa pengesa, jehona e votuesve deri në ora 11:00 është 10,10%

02/11/2025

MPB-ja raporton 10-të shkelje të heshtjes zgjedhore

02/11/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Enis Bardhi
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk