Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

Janevska: Rritet interesi për ERASMUS, miratohen 7 milionë euro për 270 projekte arsimore

14/10/2025
0
SHARES
3
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Agjencia Kombëtare për Programe Arsimore Evropiane dhe Mobilitet filloi agjendën për shënimin e Ditëve – Erasmus 2025. Nxënësit dhe mësim-dhënësit nga Shkolla Fillore “Aco Shopov“ në Butel, të cilët tashmë i kanë përjetuar përfitimet nga pjesëmarrja në këtë program arsimor evropian përmes projektit për mobilitet, janë të parët që në mënyrë simbolike do t’i vendosin mesazhet dhe rekomandimet e tyre në kuti, për të stim-uluar përdoruesit e rinj të programit. Pasi kutia të ketë kaluar nëpër shkollat në mbarë vendin, të gjitha letrat do të bëhen publike.

Në fillimin e aktivitetit e pranishme ishte ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, e cila shprehu kënaqësinë që, pas disa viteve ku ishte vënë në pikëpyetje kredibiliteti i Agjencisë Kombëtare, për shkak të parregullsive të konstatuara në punën e saj, fillon periudha e funksionimit normal të këtij institucioni.
“Besimi është kthyer, janë miratuar fondet e BE-së për financimin e projekteve në kuadër të programit Erasmus për vitin 2025, për të cilat interesi është rritur ndjeshëm. Kjo shihet nga fakti se këtë vit numri i aplikimeve për projekte të mobilitetit të nxënësve dhe mësimdhënësve në kuadër të Erasmus është rritur mbi 100% krahasuar me vitin e kaluar. Nëse në vitin 2024 ishin parashtruar rreth 150 aplikime, këtë vit janë parashtruar mbi 300“, theksoi Janevska.

Ministrja gjithashtu informoi se do të nënshkruhen kontrata për 161 projekte me vlerë rreth 7 milionë euro, kryesisht në fushat e gjithpërfshirjes, metodave të reja të të mësuarit dhe mësimdhënies, transformimit digjital dhe demokracisë, ndërsa do të përfshihen 270 institucione dhe organizata nga Maqedonia.

Drejtoresha e Agjencisë Kombëtare, Ana Mihajllov, u shpreh se është e kënaqur me punën përgjatë dy muajve të kaluar, dhe më e rëndësishmja është se proceset që ishin vënë në pikëpyetje tani më janë zhbllokuar.

“ Tanimë i kemi marrë mjetet nga BE-ja dhe do të theksoj se këtë vit, partnerë të institucioneve, organizatave dhe shkollave tona në realizimin e projekteve janë institucionet dhe organizatat të ngjashme nga vendet si Italia, Spanja dhe të tjera nga BE-ja, për dallim nga më parë kur rrjetëzimi bëhej kryesisht me vendet nga Ballkani Perëndimor. Gjithashtu, bashkëpunimi rajonal vazhdon të trajtohet, por është mirë që po zgjerohemi edhe pak më shumë në Evropë,” tha Mihajllov.

Poashtu theksoi se këtë vit do të ketë 600 mobilitete më shumë në krahasim me vitin e kaluar, që do të thotë rritje e numrit të pjesëmarrësve dhe shfrytëzuesve të përfitimeve të Erasmus.

Previous Post

Sot ndeshja Shqipëri-Jordani, policia njofton masat: Kufizim qarkullimi në disa akse

Next Post

Ky është kushti i Nismës për të qeverisur me Kurtin

Related Posts

Maqedoni

Mexhiti në takimin me OEMVP: Partneriteti mes komunave dhe biznesit është çelësi i zhvillimit ekonomik

14/10/2025
Maqedoni

VLEN: Asnjë ligj nuk e shpëton BDI-në nga vetingu i 19 tetorit!

14/10/2025
Maqedoni

Kasami: Projekt 40 milionë euro që lidhë Tetovën, Lisecin dhe “Kodrën e Diellit”

14/10/2025
Maqedoni

Konfirmohet marrëveshja/ VLEN do të udhëheq me Higjienën Komunale dhe Parqe e Gjelbërim në Shkup

14/10/2025
Maqedoni

KSHPK: Vetëm 35 për qind e pjesëmarrësve në fushatë dorëzuan raportet e donacioneve

14/10/2025
Maqedoni

Edhe një viktimë nga zjarri tragjik në Koçan, humb jetën këngëtari “Panço”

14/10/2025
Next Post

Ky është kushti i Nismës për të qeverisur me Kurtin

Mexhiti në takimin me OEMVP: Partneriteti mes komunave dhe biznesit është çelësi i zhvillimit ekonomik

14/10/2025

VLEN: Asnjë ligj nuk e shpëton BDI-në nga vetingu i 19 tetorit!

14/10/2025

Protesta e 17 tetorit, Gucati: Do të marrë pjesë edhe Edi Rama

14/10/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk