Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

Janevska: Nuk lejoj që partitë politike të fitojnë pikë dhe të kthejnë rejtinge përmes lojërave në arsim

20/12/2024
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nuk lejoj që partitë politike të fitojnë pikë dhe të kthejnë rejtingje përmes lojërave në arsim dhe në dëm të procesit arsimor! Ligji për arsimin e mesëm, të cilin e propozuam në Kuvend dhe ofronte më shumë të drejta dhe mundësi të reja për mësimdhënësit, bashkëpunëtorët profesional, nxënësit dhe prindërit, duke përfshirë mundësinë zgjedhore për intonimin e himnin maqedonas në shkolla, do të presë disa javë për miratim. Ndërkohë do ta përmirësojmë përmbajtjen e tij, thotë ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska.

Në publikimin në Fejsbuk, Janevska sqaron se ligji është tërhequr nga rendi i ditës për të mos lejuar që BDI-ja të bllokojë miratimin e gjithë rregullores së re ligjore në arsim, ku me faktorë të shumtë shoqërorë është punuar në disa muajt e fundit.

“Duke përdorur retorika nacionaliste, akuzojnë se gjoja është krijuar një lloj pabarazie ndëretnike. Mirë do të ishte që ata ta duan atdheun e tyre, vendin ku janë shkolluar, punojnë e marrin paga dhe të tregojnë respekt për simbolet e tij. Por, shohim diçka tjetër… Për shkak të arritjes së qëllimeve dhe programeve partiake, ata janë të gatshëm të pengojnë zhvillimin, forcimin e shtyllës bazë të shtetit – arsimit. Me lëvizje të tilla, në mënyrë të pavetëdijshme ata e shtyjnë procesin arsimor të të gjithë fëmijëve, pavarësisht se cilës bashkësi etnike i përkasin. Por, sipas të gjitha gjasave, kjo nuk është edhe aq e rëndësishme”, shkroi Janevska në publikimin.

Theksoi se si ministre “do të vazhdojë të

angazhohet për përforcimin e marrëdhënieve ndëretnike, veçanërisht midis të rinjve dhe se për vitin e ardhshëm janë planifikuar më shumë mjete për aktivitete shkollore të cilët do të bashkojnë të rinjtë nga gjeneratat e ndryshme etnike”.

“Deputetëve të BDI-së dua t’i porosis se Qeveria do të vazhdojë t’i zbatojë ndryshimet të cilat i kërkon populli, kjo është e sigurt. Por, i porosis gjithashtu që më në fund të fillojnë të respektojnë vendin e tyre, të tregojnë vullnetin për bashkëjetesë, për bashkëpunim, mirëkuptim dhe unitet. Nuk e di sa herë do ta përsëris, jetojmë në një vend të përbashkët, duhet ta ndjejmë të gjithë si tonin dhe të kujdesemi së bashku për zhvillimin e tij”, ka shkruar ministrja Janevska.

Previous Post

Mexhiti: Artani sot, nesër apo pasnesër duhet të ballafaqohet me drejtësinë!

Next Post

Makina merr para turmën në Gjermani, raportohet për viktima dhe të lënduar (VIDEO)

Related Posts

Maqedoni

KURIR/Analizë: A po e izolon bashkësia ndërkombëtare Ali Ahmetin?

17/05/2025
Aktuale

A do të përfshijë partneriteti strategjik heqjen e vizave për Maqedoninë? Ja çfarë thotë ambasadori britanik

17/05/2025
Maqedoni

Taravari: VLEN nuk përfillet në Qeveri, ASH nuk është mësuar të jetë dekor

17/05/2025
Maqedoni

Ahmeti nga Haraçina me porosi për Mickoskin

17/05/2025
Aktuale

VLEN: BDI drejt humnerës, pazaret e fundit s’e shpëtojnë dot më

17/05/2025
Aktuale

Parashikimi i motit për sot

17/05/2025
Next Post

Makina merr para turmën në Gjermani, raportohet për viktima dhe të lënduar (VIDEO)

KURIR/Analizë: A po e izolon bashkësia ndërkombëtare Ali Ahmetin?

17/05/2025

A do të përfshijë partneriteti strategjik heqjen e vizave për Maqedoninë? Ja çfarë thotë ambasadori britanik

17/05/2025

Taravari: VLEN nuk përfillet në Qeveri, ASH nuk është mësuar të jetë dekor

17/05/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk