Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

Janevska: Duke përforcuar arsimimin e vajzave, zhbllokojmë potencialin e grave

11/04/2025
0
SHARES
3
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Përforcimi i fuqishëm i pozitës së gruas në çdo segment të veprimit shoqëror, si bazë për prosperitet dhe qëndrueshmëri, është fokusi programor i kësaj Qeverie. Në kuadër të reformave në arsim, për t’iu përgjigjur kërkesave të tregut të punës, vëmendje të veçantë i kushtojmë rritjes së qasjes të vajzave në njohuritë dhe aftësitë profesionale sepse, jo vetëm që pas përfundimit të arsimit të mesëm ofrojnë vende pune të sigurta, por edhe lehtësojnë regjistrimin e tyre në programet e studimit STEM, TIK dhe programet teknike studimore.

Këtë e theksoi ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, në forumin ekonomik “Fuqizimi i grave të afta për punë: Strategjitë për zhbllokimin e potencialit dhe rritjen e produktivitetit”, organizuar nga Finance Think – Instituti për hulumtime ekonomike dhe politika, Shkup.

Janevska theksoi se numri i vajzave në arsimin e mesëm profesional nga viti në vit po rritet dhe këtë vit shkollor në krahasim me 2021/22 janë regjistruar rreth 1000 më shumë, gjegjësisht në shkollat ​​e mesme profesionale janë 20150 nxënëse.

“Në këtë drejtim, dëshiroj të theksoj se po forcojmë këshillimin për karrierë në shkolla, si proces i cili përveçse kontribuon në ndërtimin e kuadrit më cilësor, na lejon të punojmë për të kuptuar mundësitë, thyerjen e stereotipeve dhe ndërtimin e vetëbesimit tek vajzat, në mënyrë që ato të njohin talentet, aftësitë dhe potencialin e tyre. Ndërtojmë këshillimin për karrierë si mjet që do t’i ndihmojë vajzat të zgjedhin profesionet që do të nënkuptojnë përmbushjen e tyre, e cila, nga ana tjetër, sjell ndryshime pozitive në shoqëri. Për këtë qëllim në Ligjin për Arsimin Fillor kemi paraparë që shkollat ​​të zbatojnë programin për orientimin profesional të nxënësve dhe të ketë këshilltarë për karrierë në shkollat ​​e mesme. Fondacioni Evropian për trajnim do të na ndihmojë në trajnimin e tyre për të fituar kompetencat përkatëse”, sqaroi ministrja Janevska.

Në arsimin fillor, strategjia është futja e mësimdhënies me një turn dhe qëndrimi i zgjatur i nxënësve dhe mësimdhënësve në shkolla, si parakusht thelbësor për arsim më cilësor.

Ministrja informoi se aktualisht 150 shkolla kanë mësim me një turn ndërsa për optimizimin e plotë të rrjetit të shkollave dhe futjen e punës me një turn në të gjitha shkollat, sipas analizës së bërë nga MASH-i dhe Banka Botërore, duhet të ndërtohen 300 klasa dhe 70 tualete, që është investim prej rreth 8 milionë euro.

Previous Post

Shkup, aksident trafiku mes një autobusi dhe një veture

Next Post

Rekordi historik për arin, çmimi tejkalon 3200 dollarë!

Related Posts

Maqedoni

Gashi në takim me ish-kryetarët e Kuvendit

04/11/2025
Maqedoni

Vega Group e Serbisë hyri në tregun farmaceutik në Maqedoninë e Veriut?

04/11/2025
Maqedoni

Trafiku në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme në rrugë me lagështi

04/11/2025
Aktuale

Moti me vranësira dhe reshje të shiut

04/11/2025
Maqedoni

Ish trajneri i FC Shkupit ndërron jetë në mes të ndeshjes në Serbi!

03/11/2025
Maqedoni

Gripi sezonal, interesim i madh për vaksinim

03/11/2025
Next Post

Rekordi historik për arin, çmimi tejkalon 3200 dollarë!

Gashi në takim me ish-kryetarët e Kuvendit

04/11/2025

Vega Group e Serbisë hyri në tregun farmaceutik në Maqedoninë e Veriut?

04/11/2025

Rrëmbimi i serbit në veri, dyshohet se Radoiçiqi është futur në territorin e Kosovës

04/11/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Enis Bardhi
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk