Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

Janevska: Arsimi demokratik krijon breza aktivë të cilët janë të vetëdijshëm për të drejtat e njeriut dhe sillen me përgjegjësi

07/05/2025
0
SHARES
3
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Demokracia patjetër që duhet të jetë një nga shtyllat bazë të sistemit arsimor. Procesi arsimor është mjet për përvetësimin e aftësive dhe njohurive, por patjetër duhet të orientohet edhe ndaj të menduarit kritik, ndaj zhvillimit të përgjegjësisë, ndërgjegjësimit për të drejtat dhe detyrimet е njeriut, ndaj konstruktivitetit dhe respektit.

Këtë e theksoi ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Prof. Dr. Vesna Janevska në punëtorinë përfundimtare “Përforcimi i shkollave për arsim demokratik – arritjet dhe rezultatet”, në kuadër të projektit “Arsim cilësor për të gjithë” të cilin Këshilli i Evropës e implementoi nga viti 2023, me mjete financiare nga Republika Federale e Gjermanisë.

“Kam nderin që sot Maqedonia, në zhvillimin e arsimit demokratik, për partnerë ka faktorë të rëndësishëm ndërkombëtarë të clët ndihmojnë në zhvillimin e klimës demokratike dhe gjithëpërfshirjes së shkollave dhe komunave. Dua t’i falënderoj sinqerisht. Pres që përvojën të cilën e kanë fituar udhëheqësit e shkollave, mësimdhënësit dhe nxënësit, ta përcjellin edhe në shkolla të tjera dhe e gjitha kjo të ndihmojë në ndërtimin e një shoqërie të qëndrueshme dhe paqësore”, tha Janevska.

Ministrja theksoi se nëse 25 shkollat të cilat ishin pjesë e projektit dyvjeçar kanë identitet në përvojën rreth ndërtimit të sistemit demokratik të menaxhimit dhe inovacionit në aspektin e përfshirjes së nxënësve në sjelljen e vendimeve, format e organizimit të tyre për realizimin e të drejtave etj, kjo do të mund të integrohet në zgjidhjet ekzistuese ligjore.

“Si qeveri jemi të hapur për bashkëpunim dhe themi se gjithmonë eksiston hapsirë për avancimin e arsimit, në të gjitha aspektet. Çdo praktikë ose iniciativë pozitive është e mirëseardhur”, shtoi Janevska.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Previous Post

Kryeparlamentari Gashi për vizitë zyrtare në Republikën e Italisë

Next Post

Breshër dhe erë e fortë, moti i ligë kaplon Dojranin

Related Posts

Maqedoni

Ndahet nga jeta pedagogu dhe muzikologu Sabaudin Zhuta

19/08/2025
Maqedoni

Në “Bllacë” janë sekuestruar 78 kg duhan për nargjile

19/08/2025
Aktuale

Numri i këshilltarëve komunalë, KShZ-ja nuk i miraton udhëzimet

19/08/2025
Maqedoni

Çairi me masterplan të ri urban – Mexhiti: “Cvetan Dimov” bulevardi kyç për zhvillim

19/08/2025
Maqedoni

Andonovski: Sistemi elektronik i menaxhimit të dokumenteve do të modernizohet plotësisht deri në fund të vitit

19/08/2025
Maqedoni

Osmani-Rojkind: Çairi fiton vizion botëror për zhvillim urban

19/08/2025
Next Post

Breshër dhe erë e fortë, moti i ligë kaplon Dojranin

Ndahet nga jeta pedagogu dhe muzikologu Sabaudin Zhuta

19/08/2025

Në “Bllacë” janë sekuestruar 78 kg duhan për nargjile

19/08/2025

Lindur në dimër apo verë? Si ndikon temperatura në ndërtimin e trupit

19/08/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk