Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

Janevska: angazhohemi për mësim në një turn në të gjitha shkollat ​​sepse përmirëson ndjeshëm njohuritë e nxënësve

12/05/2025
0
SHARES
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Prof.Dr.Vesna Janevska dhe kryetari i Komunës së Shtipit,
Ivan Jordanov, sot vizituan objektin rajonal të Shkollës Fillore "Vanço Përke" në
vendbanimin Novo Sellë, ku Pushteti Lokal me mbështetjen e Ministrisë po investon në
përmirësimin e kushteve të mësimdhënies dhe futjen e qëndrimeve të zgjatura.
“Investimi do t'i përgjigjet kërkesës së prindërve të nxënësve nga ky vendbanim, por do të
realizojë edhe iniciativën e Qeverisë për futjen e mësimit me turne, përfitimet e së cilës i kam
përmendur shumë herë më parë. Para së gjithash, do t'i mbajmë fëmijët më gjatë në shkollë,
duke qenë se ata kanë 900 orë më pak në krahasim me bashkëmoshatarët e tyre evropianë, ata
do të shoqërohen më shumë dhe do të përmirësojnë ndjeshëm njohuritë e tyre. Puna me një
turn zgjidhet edhe sfidën me tepricën e mësimdhënësve, të cilët mbeten të punojnë me nxënës
përmes aktiviteteve shtesë theksoi” Janevska
Ministrja gjithashtu i theksoi se përfitim i rëndësishëm i funksionimit me një turn është ulja e
kostove të funksionimit të objekteve shkollore ndërsa mjetet e kursyera do të mund të
alokohen për qëllime të tjera të dobishme. Në këtë, siç potencoi Janevska, duhet të
kontribuojnë edhe udhëheqësitë e shkollave, në vend që të keqpërdorin resurset, duke
theksuar rastin e drejtorit të shkollës në Strumicë, i cili kishte lejuar organizimin e
mbledhjeve partiake nëpër klasa në orët e vona, duke menduar se do të kalojë pa u vënë re.
Ajo gjithashtu informoi se 150 shkolla në vend kanë mësim me një turn dhe synohet që të
gjitha të bëjnë një gjë të tillë. Edhe pse shkollat ​​janë nën juridiksionin e komunave, ato në të
ardhmen do të kenë mbështetjen e Qeverisë dhe Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës
“Në vend janë ende 245 shkolla me mësim në dy turne dhe aktualisht jemi duke analizuar
kushtet për të parë më saktë se me çfarë investimesh mund të krijojmë kushte për mësim me
një turn. Në disa vende duhet të ndërtohen klasa të reja, diku hapësirat vetëm do të mund të
përshtaten ndërsa në disa vende, duhet të ndërtohen objekte krejtësisht të reja. Përmbledhur
sipas llogaritjeve të përafërta, na duhen rreth 300 klasa të reja”, theksoi Janevska.

Për të realizuar procesin, theksoi se nevojiten mjete dhe kohë, por shprehu besimin se në disa
vite kalendarike qëllimi do të realizohet.

Previous Post

Vendimi për rastin e djegies së spitalit modular në Tetovë, më 16 maj

Next Post

Nga 968 kundërvajtje komunikacioni dje, 636 për vozitje të shpejtë

Related Posts

Maqedoni

VLEN: “Referendumi i rrejshëm” po i kthehet në bumerang BDI-së

13/10/2025
Aktuale

Mexhiti në Saraj: Me VLEN-in fitojnë shqiptarët, në krye me Muhamed Elmazin fitorja në Saraj është e vulosur

13/10/2025
Aktuale

Zekolli: Për 20 vite keni përfituar pushtet, ndërsa Luboteni mbeti pa ujë, kanalizim e rrugë

13/10/2025
Lajme

Moti me vranësira dhe diell, temperatura deri në 22 gradë

13/10/2025
Maqedoni

Muhamet Elmazi: Saraji sonte tregoi fuqinë e vërtetë!

12/10/2025
Maqedoni

Mexhiti nga Kumanova: VLEN vendosi konkurrencë, vizion dhe zgjidhje për qytetarët

12/10/2025
Next Post

Nga 968 kundërvajtje komunikacioni dje, 636 për vozitje të shpejtë

Kosovë, 21 komuna zgjedhin kryetarët në rundin e parë, 17 të tjera shkojnë në balotazh

13/10/2025

Trump thotë se lufta në Gaza ka mbaruar

13/10/2025

Tirana pret Forumin e parë të Investimeve “Bashkimi Europian-Ballkani Perëndimor”

13/10/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk