Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

Ja sa turistë të huaj sivjet vizituan Strugën dhe Ohrin

03/09/2023
Ja sa turistë të huaj sivjet vizituan Strugën dhe Ohrin
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Më shumë se 200,000 turistë të huaj kanë vizituar Ohrin dhe Strugën që nga fillimi i sezonit turistik bazuar në të dhënat e Asociacionit të Hoteleve të Maqedonisë.

“Pjesa më e madhe e diasporës nuk përfshihet në këtë numër. Këtë sezon, presim që ta mbyllim me afër 2 milionë bujtje”, deklaroi Kërste Blazheski – kryetar i HOTAM.

Sektori i turizmit është i kënaqur me mënyrën se si shkoi sezoni veror. Ata thonë se sipas të gjitha parametrave, do të jetë pothuajse në të njëjtin nivel, në mos më i mirë se viti 2019, i cili ishte më i miri në turizëm në njëzet vitet e fundit.

“Sezoni ishte më shumë se sa pritej. Me një fjalë, kishte një fluks vizitorësh të huaj. Kërkohej një vend më tepër. Shumë hotele, nëse më herët flisnim për dy ose tre data gjatë sezonit ku nuk kishte vend, këtë vit kishim 10 deri në 15 ditë ku nuk mund të gjendej vend në asnjë hotel në Ohër dhe Strugë”, tha Kërste Blazheski – kryetar i HOTAM“

Në përgjithësi, në 10 vitet e fundit, ky është një nga sezonet më të mirët. Jemi të kënaqur me interesin e vizitorëve, natyrisht që ka disa probleme të vogla kudo. Gjithçka filloi në 15 mars dhe kemi vizitorë deri në fund të tetorit. Kjo do të thotë se ne kemi punë vazhdimisht për gjashtë ose shtatë muaj. Kjo është pozitive për turizmin në Ohër dhe Strugë”, u shpreh Musa Rashid – pronar hoteli.

Mirë do të jetë edhe për dy muajt e ardhshëm. Në shtator dhe gjysmën e parë të tetorit, hotelet do të jenë rreth 80% plot. Këtë verë, më të shumtë ishin vizitorët individualë nga Turqia, Holanda, Polonia, Serbia, Belgjika dhe Anglia. Për periudhën janar-korrik, nga mbledhja e taksës turistike nga hotelet dhe bujtinave private, Komuna e Ohrit mblodhi mbi 7 milionë e 700 mijë denarë.

Fitimi më i lartë është realizuar në korrik, mbi 4 milionë denarë.Sipas Entit Shtetëror të Statistikave, numri i turistëve të huaj u rrit deri në 40 për qind nga janari deri në qershor në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Deri tani nuk ka të dhëna për pikun e sezonit, për muajt korrik dhe gusht.

Bujtje më të shumta ka pasur nga vizitorë nga Turqia, pasuar nga holandezët dhe polakët.

Previous Post

Rreziku i nënvlerësuar i tensionit të lartë të gjakut te fëmijët

Next Post

RMV/ Ekonomia e zezë këtë vit mori 200 milionë dollarë

Related Posts

Maqedoni

Bastisje në Gostivar, drogë tek një studente shtetase e Turqisë

13/10/2025
Maqedoni

VLEN: “Referendumi i rrejshëm” po i kthehet në bumerang BDI-së

13/10/2025
Aktuale

Mexhiti në Saraj: Me VLEN-in fitojnë shqiptarët, në krye me Muhamed Elmazin fitorja në Saraj është e vulosur

13/10/2025
Aktuale

Zekolli: Për 20 vite keni përfituar pushtet, ndërsa Luboteni mbeti pa ujë, kanalizim e rrugë

13/10/2025
Lajme

Moti me vranësira dhe diell, temperatura deri në 22 gradë

13/10/2025
Maqedoni

Muhamet Elmazi: Saraji sonte tregoi fuqinë e vërtetë!

12/10/2025
Next Post
RMV/ Ekonomia e zezë këtë vit mori 200 milionë dollarë

RMV/ Ekonomia e zezë këtë vit mori 200 milionë dollarë

Borxhi 25 milionësh i Hekurudhave të Maqedonisë – Transport, kërkon zgjidhje urgjente

13/10/2025

Studimi: Kjo lloj pije e njohur ndikon në fillimin e depresionit

13/10/2025

E padëgjuar më parë: Ofertë prej 400 milionë eurosh për Lamine Yamalin

13/10/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk