Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Biznes

Ja kur pritet të miratohet propozimi për marzhë të kufizuar të disa produkteve ushqimore

18/09/2024
0
SHARES
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ministri i Ekonomisë, Besar Durmishi ka bërë të ditur se nuk do të ketë ngrirje të çmimeve të produkteve të caktuara ushqimore. Sipas tij në vend të ngrirjes së çmimeve, marzha e fitimit bruto me shumicë dhe pakicë do të kufizohet në 10%. Durmishi theksoi se me masën marzhë të kufizuar deri në 10 për qind, do të mbulohen rreth 100 produkte si: qumësht, prodhimet e qumështit, mish, sheqer, miell, vaj, perime, lloje frutash.

“Bëhet fjalë për një masë, shportë vjeshtore konsumtore që më së shumti kanënevojë qytetarët për ushqimet apo produktet bazë. Bëhet fjalë jo për ngrirje të çmimeve por kufizim të marzhës fituese, të marzhës bruto fitimit në 10 %”, tha Besar Durmishi, ministër Ekonomisë.

Ai tha se ky propozim tashmë i është dorëzuar Qeverisë. Kryeministri Mickoski tha se për arsye teknike nuk është diskutuar në seancën e djeshme dhe se masa do të diskutohet të martën e ardhshme kur pritet edhe të miratohet.

Nga ana tjetër, në reagimin e LSDM-së thuhet se masa nuk do të japë asnjë rezultat, dhe qeveria nuk ka as dëshirë e as koncept për uljen e çmimeve të produkteve ushqimore.

“Nëse Qeveria nuk e di, atëherë LSDM-ja do të paraqesë propozim konkret për ligj me të cilin të gjithë qytetarët do të kursejnë dhe do të amortizohet goditja e çmimit, ndërsa kompanitë nuk do të pësojnë dëme”, thuhet në njoftimin e LSDM-së.

Masa pritet të jetë e vlefshme një muaj. Praktika e miratimit të tij do të vazhdojë gjatë Vitit të Ri, Ramazanit dhe Pashkëve. Sipas të dhënave të fundit për një muaj, rritja më e madhe është vërejtur te perimet, prej 10 për qind./ Alsat.mk

Previous Post

Zv/kryeministri i Parë Izet Mexhiti takoi ambasadorin e ri të Francës Christophe Le Rigoleur

Next Post

Shpenzoi shumë para dhe donte ta fshihte nga burri, gruaja inskenon grabitjen me armë

Related Posts

Maqedoni

KURIR/Analizë: A po e izolon bashkësia ndërkombëtare Ali Ahmetin?

17/05/2025
Aktuale

A do të përfshijë partneriteti strategjik heqjen e vizave për Maqedoninë? Ja çfarë thotë ambasadori britanik

17/05/2025
Maqedoni

Taravari: VLEN nuk përfillet në Qeveri, ASH nuk është mësuar të jetë dekor

17/05/2025
Maqedoni

Ahmeti nga Haraçina me porosi për Mickoskin

17/05/2025
Aktuale

VLEN: BDI drejt humnerës, pazaret e fundit s’e shpëtojnë dot më

17/05/2025
Aktuale

Parashikimi i motit për sot

17/05/2025
Next Post

Shpenzoi shumë para dhe donte ta fshihte nga burri, gruaja inskenon grabitjen me armë

KURIR/Analizë: A po e izolon bashkësia ndërkombëtare Ali Ahmetin?

17/05/2025

A do të përfshijë partneriteti strategjik heqjen e vizave për Maqedoninë? Ja çfarë thotë ambasadori britanik

17/05/2025

Taravari: VLEN nuk përfillet në Qeveri, ASH nuk është mësuar të jetë dekor

17/05/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk