Reperi Noizy dhe këngëtarja Dhurata Dora, kanë bashkuar sërish forcat.
Kënga e dytë mes dyshes tani ka një datë publikimi.
Përmes rrjeteve sociale, ata kanë njoftuar se kënga ”Ate dite”, që u bë virale në platformat online do të publikohet me 30 tetor, shkruan IndeksOnline.
Ky është bashkëpunimi i dytë mes dyshes, projekti i tyre i parë ishte ”Mi Amor” që u shndrrua në hit dhe grumbullon plotë 187 milionë klikime në Youtube.









