Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Botë

Izraeli zgjeron operacionet ushtarake, humbet kontakti me banorët në Gaza

27/10/2023
Izraeli zgjeron operacionet ushtarake, humbet kontakti me banorët në Gaza
0
SHARES
11
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kompania e Telekomunikacionit në Palestinë, “Paltel” deklaroi se janë ndërprerë të gjitha shërbimet e komunikimit dhe të internetit me Rripin e Gazës nën agresionin e vazhdueshëm izraelit. Grupi i monitorimit të internetit “Netblocks” konfirmoi rreth orës 17:30 se të dhënat e rrjetit treguan një kolaps në lidhjen në Rripin e Gazës.

Gjithashtu, Shoqata e Gjysmëhënës së Kuqe të Palestinës thotë se ka humbur plotësisht kontaktet me qendrën e saj të operacioneve në Rripin e Gazës.

“Jemi thellësisht të shqetësuar për aftësinë e ekipeve tona për të vazhduar ofrimin e shërbimeve të tyre mjekësore emergjente, veçanërisht pasi kjo ndërprerje prek numrin qendror të urgjencës ‘101’ dhe pengon mbërritjen e automjeteve të ambulancës për të plagosurit dhe të lënduarit”, thotë organizata në një deklaratë.

Gjithashtu, Shoqata e Gjysmëhënës së Kuqe të Palestinës është e shqetësuar për sigurinë e ekipeve të saj që punojnë në Rripin e Gazës dhe i bën një thirrje botës që të ushtrojë presion mbi autoritetet izraelite për të ofruar mbrojtje të menjëhershme për civilët e pafajshëm, objektet mjekësore dhe ekipet e tyre.

Po ashtu, organizata ndërkombëtare bamirëse “ActionAid” thotë se ka humbur kontaktet me kolegët e saj në Gaza. Organizata bamirëse shprehet “shumë e shqetësuar për sigurinë e tyre dhe të të gjithë njerëzve të Gazës”.

Humbja e kontaktit me personat që ndodhen në Gaza ka ardhur pasi ushtria izraelite ka intensifikuar sulmet në Rripin e Gazës. Zëdhënësi i ushtrisë izraelite, Daniel Hagari tha se forcat tokësore të Izraelit po i zgjerojnë operacionet e tyre në Gaza mbrëmjen e sotme. Sipas ushtrisë izraelite, forcat ajrore po sulmojnë gjerësisht objektivat nëntokësore./

Previous Post

Edona ka një mesazh, për të gjithë burrat shqiptarë që janë beqarë

Next Post

Inteligjenca artificiale zbulon për herë të parë një supernovë

Related Posts

Botë

Gratë me inteligjencë më të lartë kanë më pak dëshirë për të pasur fëmijë

04/11/2025
Botë

Merz po planifikon deportimin e sirianëve: S’kanë më arsye për azil në Gjermani

04/11/2025
Botë

OpenAI marrëveshje 38 miliardë dollarëshe me Amazon për akses në cloud

04/11/2025
Botë

Skandal në ushtrinë izraelite/ Arrestohet avokatja, publikoi videon e dhunës ndaj një palestinezi

03/11/2025
Botë

Rusia nis sulme të reja me dronë dhe raketa, Moska përparon në Pokrovsk

03/11/2025
Botë

Rusia nis sulme të reja me dronë dhe raketa, Moska përparon në Pokrovsk

03/11/2025
Next Post
Inteligjenca artificiale zbulon për herë të parë një supernovë

Inteligjenca artificiale zbulon për herë të parë një supernovë

Publikohet “ilegalisht” dueti i Dafina Zeqirit me Feron

04/11/2025

Gratë me inteligjencë më të lartë kanë më pak dëshirë për të pasur fëmijë

04/11/2025

Kënga e Rita Orës dhe Yll Limanit do të publikohet këtë të premte

04/11/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Enis Bardhi
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk