Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Botë

Izraeli u jep 4 orë afat banorëve të qytetit të Gazës për t’u larguar

07/11/2023
Izraeli u jep 4 orë afat banorëve të qytetit të Gazës për t’u larguar
0
SHARES
7
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Izraeli u dha sot civilëve të qytetit të sapo-rrethuar të Gazës, katër orë afat për t’u larguar, përpara një sulmi të pritshëm me synimin për të asgjesuar islamistët e Hamasit.

Përpara luftës, në qytetin e Gazës jetonte një e treta e popullatës prej 2.3 milionë banorësh që ka gjithë enklava.

Të hënën Kryeministri Benjamin Netanyahu tha se pasi vendi i tij të mposhtë militantët, që e kanë kontrolluar Rripin e Gazës për 16 vitet e fundit, përgjegjësinë për sigurinë e territorit do ta marrë Izraeli, për një periudhë të pacaktuar. Këto ishin disa nga komentet e para të drejtpërdrejta të zotit Netanyahu mbi planet e Izraelit mbi të ardhmen e Gazës pas luftës.

Lufta filloi më 7 tetor me një sulm të Hamasit, gjatë të cilit u vranë 1,400 izraelitë, kryesisht civilë, si dhe u morën peng rreth 242 persona. Nga ai moment Izraeli ka goditur Gazën duke vrarë më shumë se 10 mijë vetë, sipas të dhënave të ofruara nga ministria e Shëndetësisë që drejtohet nga Hamasi. Po sipas tyre, rreth 40 për qind e të vrarëve, janë fëmijë.

“Ka qenë një muaj masakre, vuajtjesh të pandërprera, gjakderdhjeje, shkatërrimi, zemërimi dhe dëshpërimi”, tha komisioneri i OKB-së për të Drejtat e Njeriut Volcker Turk, në një deklaratë në fillim të një udhëtimi në rajon, gjatë të cilit ai pritet të vizitojë edhe pikën e kalimit kufitar me Egjiptin, atë të Rafahut.

Sipas Ministrisë së Brendshme të Gazës 900,000 palestinezë ndodhen ende në pjesën veriore të Gazës, përfshirë qytetin me të njëjtin emër.

Ndërsa operacioni ushtarak i Izraelit është i përqendruar në gjysmën veriore të Gazës, është sulmuar gjithashtu edhe pjesa jugore e rajonit. Zyrtarët palestinezë të shëndetësisë thanë se të paktën 23 persona u vranë të martën në dy sulme të veçanta ajrore izraelite në qytetet jugore të Gazës, Khan Younis dhe Rafah.

Gjatë intervistës për televizionin amerikan ABC News zoti Netanyahu tha se Izraeli do të shqyrtonte mundësinë e “pauzave të vogla taktike” gjatë luftimeve, për të mundësuar siç thaai, largimin e pengjeve ose futjen e ndihmave, por hodhi poshtë thirrjet për një armëpushim./VOA

Previous Post

VMRO pret që në dy javët e ardhshme të arrihet marrëveshje për datën e zgjedhjeve

Next Post

Gjermania ndan miliona euro ndihmë për palestinezët

Related Posts

Botë

OVL-UÇK falënderon qytetarët që morën pjesë në protestë në Hagë: Mesazhi ishte i qartë, jo në emrin tim

14/09/2025
Botë

Të paktën 32 të vrarë nga sulmet izraelite në Gaza

14/09/2025
Botë

Policia pengon shqiptarët t’i afrohen Gjykatës Speciale, ngre helikopterë mbi Hagë

14/09/2025
Botë

Starmer reagon pas protestave masive: Britania nuk ua dorëzon flamurin atyre që e përdorin si simbol të dhunës e përçarjes

14/09/2025
Botë

Ndërhyrja e dronëve rusë në Poloni, Rubio: Është e rrezikshme

13/09/2025
Botë

Ndërhyrja e dronëve rusë në Poloni, Rubio: Është e rrezikshme

13/09/2025
Next Post
Gjermania ndan miliona euro ndihmë për palestinezët

Gjermania ndan miliona euro ndihmë për palestinezët

Rama: Drejtësi, vetëm drejtësi për Kosovën dhe çlirimtarët e saj

14/09/2025

Muhamet Elmazi mirëpret deputetin Bekim Sali në Saraj

14/09/2025

MASH: Mësim online në katër shkollat e Gazi Babës, për shkak të zjarrit në Trubarevë

14/09/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk