Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Botë

Izraeli raporton për sulme me dronë dhe raketa nga Jemeni

03/01/2025
0
SHARES
7
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ushtria izraelite tha se ka rrëzuar një raketë dhe një dron të lëshuar nga Jemeni më 3 janar. Ky ishte sulmi i fundit në serinë e sulmeve nga Jemeni që kanë pasur për shënjestër Izraelin në javët e fundit.

“Një raketë u lëshua nga Jemeni dhe kaloi në territorin izraelit. Raketa u rrëzua”, tha ushtria përmes një deklarate të publikuar në kanalin e saj në Telegram.

“Kemi pranuar një raportim sa i përket rënies së copëzave të raketës së rrëzuar në zonën Modi në Izraelin qendror dhe jemi duke verifikuar detajet e këtij raportimi”, shtoi ushtria.

Autoriteti i shërbimit të emergjencave në Izraeli tha se disa persona janë trajtuar për shkak të plagëve të marra apo për shkak se kanë përjetuar sulme paniku teksa kanë qenë duke shkuar nëpër strehimore pas aktivizimit të sirenave për sulme.

Disa orë më pas, ushtria izraelite tha se ka rrëzuar një dron të lëshuar nga Jemeni.

Sipas ushtrisë, droni u rrëzua para se të hynte në territorin izraelit.

Të martën, Izraeli tha se kishte rrëzuar një raketë të lëshuar nga Jemeni.

Shumica e Jemenit kontrollohet nga rebelët Huthi, të cilët mbështeten nga Irani. Rebelët vazhdimisht kanë gjuajtur raketa dhe dronë drejt Izraelit – por edhe ndaj anijeve në Detin e Kuq dhe në Gjirin e Adenit – në atë që ata e quajnë solidaritet me palestinezët në Gazë, në luftën mes Izraelit dhe Hamasit, grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

Rebelët Huthi po ashtu kanë intensifikuar sulmet e tyre që nga nëntori i vitit të kaluar, kur u arrit një armëpushim mes Izraelit dhe Hezbollahut – grup i shpallur terrorist nga SHBA-ja – në Liban.

Izraeli po ashtu ka sulmuar Jemenin në fund të dhjetorit, duke shënjestruar aeroportin ndërkombëtar në Sana.

Previous Post

Tragjedia në rrugën Rashçe-Saraj, Izet Mexhiti: Shpreh ngushëllimet më të thella për familjet që humbën më të afërmit e tyre

Next Post

SPAK kërkon rikthimin e Berishës në arrest shtëpie

Related Posts

Botë

Gratë me inteligjencë më të lartë kanë më pak dëshirë për të pasur fëmijë

04/11/2025
Botë

Merz po planifikon deportimin e sirianëve: S’kanë më arsye për azil në Gjermani

04/11/2025
Botë

OpenAI marrëveshje 38 miliardë dollarëshe me Amazon për akses në cloud

04/11/2025
Botë

Skandal në ushtrinë izraelite/ Arrestohet avokatja, publikoi videon e dhunës ndaj një palestinezi

03/11/2025
Botë

Rusia nis sulme të reja me dronë dhe raketa, Moska përparon në Pokrovsk

03/11/2025
Botë

Rusia nis sulme të reja me dronë dhe raketa, Moska përparon në Pokrovsk

03/11/2025
Next Post

SPAK kërkon rikthimin e Berishës në arrest shtëpie

Publikohet “ilegalisht” dueti i Dafina Zeqirit me Feron

04/11/2025

Gratë me inteligjencë më të lartë kanë më pak dëshirë për të pasur fëmijë

04/11/2025

Kënga e Rita Orës dhe Yll Limanit do të publikohet këtë të premte

04/11/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Enis Bardhi
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk