Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Botë

Izraeli paralajmëron Hezbollahun të qëndrojë jashtë luftës në Gaza

14/10/2023
Izraeli paralajmëron Hezbollahun të qëndrojë jashtë luftës në Gaza
0
SHARES
6
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Këshilltari i sigurisë kombëtare i kryeministrit Benjamin Netanyahu tha të shtunën se armiqësitë me Hezbollahun libanez, ndërsa vazhdon lufta në Gaza, dukeshin të përmbajtura. Ai e paralajmëroi grupin që të mos ndërmarrë veprime që mund të çojnë në “shkatërrimin e Libanit”.

Në një dalje televizive, Tzachi Hanegbi tha se Izraeli po i përqendronte luftimet në enklavën palestineze, nga e cila persona të armatosur të Hamasit kryen një masakër të paprecedentë në qytetet jugore të Izraelit një javë më parë. Ai tha se Izraeli po përpiqet që të mos tërhiqet në një luftë me dy fronte.

Duke folur pasi Netanyahu vizitoi trupat në periferi të Gazës, në prag të një ndërhyrje ushtarake nga toka, zoti Hanegbi tha se përplasjet e kufizuara përgjatë kufirit libanez tregojnë se Hezbollahu po qëndronte “nën pragun e përshkallëzimit”.

“Shpresojmë që Hezbollahu të mos sjellë shkatërrimin, de fakto, të Libanit, sepse nëse do të ketë një luftë atje, rezultati nuk do të jetë më i vogël”, tha ai, duke aluduar kërcënimet izraelite për të nisur sulme të rënda ndaj vendit në një përpjekje për të frenuar lëshimet e arsenalit të gjerë të raketave të Hezbollahut.

Disa ditë para mizorive të Hamasit që vranë rreth 1300 izraelitë, zoti Hanegbi kishte thënë në një intervistë për median se grupi islamik palestinez ishte i frenuar për të ndërmarrë sulme ndaj Izraelit.

“Ky ishte një gabim”, tha ai, duke shtuar se vlerësimi i gabuar u nda në të gjithë komunitetin e zbulimit izraelit. “Nuk ka dyshim se shteti i Izraelit nuk e përmbushi misionin e tij”.

Ai i hodhi poshtë si “lajme të rreme” raportet e mediave se Egjipti e kishte paralajmëruar Izraelin për një zhvillim të mundshëm të rrezikshëm, ndërsa konfirmoi një raport tjetër se, përpara sulmit, shefi i agjencisë së sigurisë së Izraelit, e njohur si Shin Bet, kishte marrë informacione zbulimi të pazakonta.

Ronen Bar zhvilloi një takim në orën 4 të mëngjesit lidhur me informacionet e pazakonta të zbulimit ditën që ndodhi sulmi i Hamasit, por nuk u konsiderua si një paralajmërim konkret për atë që pasoi 2.5 orë më vonë, tha zoti Hanegbi./ VOA

Previous Post

Pse nuk duhet ta karikoni celularin tuaj gjatë natës

Next Post

Rama: Mund të ndodhë një takim mes liderëve të Kosovës dhe Serbisë në Tiranë

Related Posts

Botë

Tërmet i fuqishëm në Afganistan/ Të paktën 20 të vdekur dhe qindra të plagosur

03/11/2025
Botë

Gjenden mbetje kockore në Leskovik, dyshohet të jenë njerëzore, rrethohet zona

01/11/2025
Botë

Zelensky: Transport falas me tren për ukrainasit përpara dimrit

01/11/2025
Botë

E rëndë/ 3 skiatorë gjermanë humbin jetën pas një orteku në Tirolin e Jugut në Itali

01/11/2025
Botë

Historia e veçantë që lidh kryeministrin potencial të Holandës me Kosovën

01/11/2025
Botë

Lufta në Gaza, 5 të vdekur dhe 17 trupa të gjetur brenda 24 orëve

01/11/2025
Next Post
Rama: Mund të ndodhë një takim mes liderëve të Kosovës dhe Serbisë në Tiranë

Rama: Mund të ndodhë një takim mes liderëve të Kosovës dhe Serbisë në Tiranë

Arbër Ademi: BDI nuk ka përgjegjësi për humbjet në Kërçovë dhe Bërvenicë

03/11/2025

Zgjedhjet lokale/ OSBE: Presionet ndaj votuesve janë shqetësuese

03/11/2025

Drejtoresha dyshohet se shpërndante materiale partiake, rasti përfundon në Prokurori

03/11/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Enis Bardhi
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk