Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Aktuale

Izraeli nuk ndal sulmet as gjatë bisedimeve për armëpushim, dhjetëra të vrarë në Gaza

04/01/2025
0
SHARES
7
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Izraeli injoron thirrjet për mbrojtjen e civilëve, intensifikon sulmet drejt Rripit të Gazës
12 persona mbetën të vrarë si pasojë e një sulmi ajror izraelit në qytetin e Gazës të shtunën në mëngjes, njoftuan mjekët palestinezë, ndërsa ndërmjetësuesit në Katar, nisën një përpjekje të re për një marrëveshje armëpushimi.

Ky sulm e çon numrin e viktimave në 62 gjatë 24 orëve të fundit, thanë autoritetet shëndetësore palestineze.

Banorë dhe mjekë thanë se së paku 14 vetë kishin qenë në banesën e familjes Al-Ghoula kur ndodhi sulmi në orët e para të mëngjesit.

Një dëshmitar tha për agjencinë e lajmeve Reuters se shumica e viktimave ishin gra dhe fëmijë.

Deri tani nuk ka patur një deklaratë nga ushtria izraelite lidhur me ngjarjen.

Ushtria tha në një deklaratë të shtunën se kishte vazhduar operacionet këtë javë në qytetin Beit Hanoun në skajin verior të rajonit, ku ushtria ka vepruar prej tre muajsh dhe se kishte shkatërruar një kompleks ushtarak që ishte përdorur nga Hamasi.

Shtimi i operacioneve ushtarake izraelite dhe rritja e numrit të palestinezëve të vrarë gjatë ditëve të fundit ndodh ndërsa janë ripërtërirë përpjekjet për arritjen e një armëpushimi për t’i dhënë fund luftës 15-mujore dhe për kthimin e pengjeve izraelite, përpara se Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump të marrë detyrën më 20 janar.

Negociatorët e Izraelit shkuan të enjten në Doha, për të rifilluar bisedimet e ndërmjetësuara nga Katari dhe Egjipti.

Administrata e Presidentit Joe Biden, e cila po ndihmon në bisedime, i bëri thirrje Hamasit të premten që të pranojë një marrëveshje.

Hamasi deklaroi se ishte i angazhuar për arritjen e një marrëveshjeje, por mbetet e paqartë se sa pranë arritjes së saj janë palët./VOA

Previous Post

Skiatorja shqiptare befason Europën, Colturi e dyta në Kupën e Botës!

Next Post

6 këshilla si të keni një lëkurë perfekte në dimër

Related Posts

Botë

Trump: Sanksionet e Evropës ndaj Rusisë nuk janë të mjaftueshme

15/09/2025
Botë

Papa: Lexova se Musk do të bëhet trilioneri i parë në botë, nëse kjo është e vetmja gjë me vlerë sot, atëherë jemi në telashe

14/09/2025
Botë

Zbulohet specia e re/ Peshku i thellësive, jeton 10 mijë metra nën oqean

14/09/2025
Aktuale

Mbyllet afati për dorëzimin e kandidaturave për kryetar dhe këshilltar komunal

14/09/2025
Botë

OVL-UÇK falënderon qytetarët që morën pjesë në protestë në Hagë: Mesazhi ishte i qartë, jo në emrin tim

14/09/2025
Botë

Të paktën 32 të vrarë nga sulmet izraelite në Gaza

14/09/2025
Next Post

6 këshilla si të keni një lëkurë perfekte në dimër

James Rubin për UÇK’në: Hashimi nuk ishte përgjegjës – komandantët i tregonin çfarë të bënte

15/09/2025

VLEN: Ministri i BDI-së, Naser Nuredini, dha lejen për depon e Trubarevës

15/09/2025

Tetëmbëdhjetë kandidatë të regjistruar për garën zgjedhore për kryetar të Shkupit

15/09/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk