Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Botë

Izraeli nuk ndal bombardimet në Gaza, konfirmohen 58 të vdekur

20/03/2025
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Të paktën 58 palestinezë janë vrarë në bombardimet izraelite në Rripin e Gazës gjatë natës dhe mëngjesit të së enjtes, sipas tri spitaleve.

Ushtria izraelite goditi shtëpitë në mes të natës, duke vrarë burra, gra dhe fëmijë derisa po flinin.

Izraeli i rifilloi bombardimet në Gazë të martën, duke e prishur armëpushimin që e kishte ndalur luftën dhe kishte ndihmuar në lirimin e disa dhjetëra pengjeve.

Qeveria izraelite e fajësoi Hamasin – grupin e shpallur organizatë terroriste nga SHBA dhe BE- për rifillimin e luftimeve, pasi grupi militant nuk e pranoi një propozim të ri që dallon nga marrëveshja e nënshkruar mes palëve.

Më shumë se 400 palestinezë u vranë vetëm të martën, kryesisht gra dhe fëmijë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gazë, e cila kontrollohet nga Hamasi.

Hamasi nuk raportohet të ketë shkrepur raketa apo kryer ndonjë sulm tjetër.

Një nga sulmet në orët e para të së enjtes goditi shtëpinë e familjes Abu Daqa në Abasan al-Kabira, një fshat pranë Han Junisit, afër kufirit me Izraelin. Ushtria izraelite i kishte urdhëruar banorët e kësaj në fillim të javës që të evakuoheshin.

Në këtë sulm vrau të paktën 16 njerëz, kryesisht gra dhe fëmijë, sipas Spitalit Evropian në afërsi, i cili pranoi kufomat. Të vrarë mbetën një baba dhe shtatë fëmijët e tij, si dhe prindërit dhe vëllai i një foshnje njëmuajshe që mbijetoi bashkë me gjyshërit e vet.

“Një tjetër natë e vështirë”, tha Hani Awad, i cili ndihmoi shpëtimtarët të kërkonin për të mbijetuar nën rrënoja. “Shtëpia u shemb mbi kokat e njerëzve”.

Izraeli, i cili gjithashtu ka ndërprerë furnizimin me ushqim, karburant dhe ndihma humanitare për rreth 2 milionë palestinezët në Gazë, është zotuar se do t’i intensifikojë operacionet derisa Hamasi t’i lirojë 59 pengjet e mbetura – 35 prej të cilave besohet të kenë vdekur – dhe të heqë dorë nga kontrolli mbi Gazë.

Administrata Trump, e cila mori meritat për ndërmjetësimin e armëpushimit, thotë se e mbështet plotësisht Izraelin.

Hamasi ka thënë se do të lirojë pengjet e mbetura vetëm në këmbim të një armëpushimi të qëndrueshëm dhe tërheqjes së plotë të Izraelit nga Gaza, siç kërkohej në marrëveshjen e armëpushimit të arritur në janar pas më shumë se një viti ndërmjetësimi nga SHBA-ja, Egjipti dhe Katari.

Hamasi, i cili nuk e pranon ekzistencën e Izraelit, thotë se është i gatshëm ta dorëzojë pushtetin tek Autoriteti Palestinez i mbështetur nga Perëndimi ose te ndonjë komitet i pavarur politik, por nuk do të dorëzojë armët derisa Izraeli t’i japë fund okupimit të territoreve që palestinezët i duan për një shtet të ardhshëm.

Ushtria izraelite nuk i ka komentuar ende sulmet e së enjtes.

Spitali Evropian në qytetin jugor Rafah tha se ka pranuar 26 trupa pas sulmeve gjatë natës, kryesisht gra dhe fëmijë. Spitali Nasser në Han Junis pranoi trupat e shtatë personave të vrarë në një sulm mbi një shtëpi. Në Gazën veriore, Spitali Indonezian tha se ka pranuar trupat e shtatë personave të vrarë në një sulm mbi një shtëpi në Beit Lahiya, një qytet pranë kufirit.

Lufta filloi kur militantët e udhëhequr nga Hamasi u futën në Izraelin jugor më 7 tetor 2023, duke vrarë rreth 1.200 njerëz dhe duke i rrëmbyer 251 të tjerë. Shumica e pengjeve janë liruar përmes marrëveshjeve të armëpushimit apo marrëveshjeve të tjera. Forcat izraelite kanë shpëtuar tetë pengje gjallë dhe kanë gjetur trupat e dhjetëra të tjerave.

Lufta hakmarrëse e Izraelit, një nga më vdekjeprurëset dhe më shkatërrimtaret në historinë e fundit, ka vrarë pothuajse 49.000 palestinezë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gazë.

Lufta në kulmin e saj zhvendosi rreth 90% të popullsisë së Gazës dhe ka shkaktuar shkatërrime të mëdha në të gjithë territorin. Qindra mijëra njerëz u kthyen në shtëpitë e tyre gjatë armëpushimit, por shumë gjetën vetëm fusha rrënojash dhe ndërtesa të shkatërruara nga bombardimet. /REL

Previous Post

Tragjedi në Shqipëri: Katër të rinj digjen brenda një makine

Next Post

Taravari: Të gjithë pacientët janë në gjendje stabile dhe jashtë rrezikut për jetë

Related Posts

Botë

Problemet me strehimin, Spanja do të largojë më shumë se 50 mijë apartamente pushimi nga platformat online

17/09/2025
Botë

Kryebashkiaku i Londrës sulmon Trump: Ka ndezur flakën e politikës përçarëse në të gjithë botën

17/09/2025
Botë

Forcat izraelite përparojnë drejt qytetit të Gazës

17/09/2025
Botë

Trump: Izraeli nuk do ta godasë më Katarin

16/09/2025
Botë

OKB: Izraeli ka kryer gjenocid në Gaza

16/09/2025
Botë

Trump paralajmëron Hamasin të mos përdorë pengjet izraelite si ‘mburoja’

16/09/2025
Next Post

Taravari: Të gjithë pacientët janë në gjendje stabile dhe jashtë rrezikut për jetë

Problemet me strehimin, Spanja do të largojë më shumë se 50 mijë apartamente pushimi nga platformat online

17/09/2025

Shërbimi i detyrueshëm ushtarak në Serbi, Kamberi shpreh shqetësimin e shqiptarëve të Luginës së Preshevës

17/09/2025

Arrestohet reperi Mozzik

17/09/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk