Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Botë

Izraeli jep paralajmërimin e fundit për Gazën: Largohuni në jug të vendit

02/10/2025
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ushtria izraelite ka dhëne paralajmërimin e saj të fundit për banorët e qytetit të Gazës që të zhvendosen drejt jugut. Sipas autoriteteve shëndetësore lokale, të paktën 51 palestinezë janë vrarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin total të të vrarëve në mbi 66,000 që nga fillimi i luftës pothuajse dy vjet më parë.

Ministri i Mbrojtjes së Izraelit, Israel Katz, deklaroi se ky ishte paralajmërimi i fundit për civilët në qytetin e Gazës që të largohen në jug. Ai paralajmëroi se ata që do të mbeten do të konsiderohen terroristë ose mbështetës të tyre. Këto deklarata janë kritikuar nga ekspertë të së drejtës ndërkombëtare humanitare, të cilët theksojnë se evakuimet e detyruara dhe penalizimi i civilëve për moslargim përbëjnë shkelje të së drejtës ndërkombëtare.

Ndërkohë, Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq njoftoi pezullimin e operacioneve në qytetin e Gazës për shkak të përshkallëzimit të dhunës.

Ushtria izraelite ka bllokuar gjithashtu rrugët kryesore për në veri, duke ndarë Gazën në dy pjesë. Megjithatë, është lënë një rrugë bregdetare e hapur për civilët që duan të zhvendosen në jug.

Në këtë klimë të tensionuar, Hamasi po shqyrton një propozim armëpushimi nga presidenti amerikan, Donald Trump. Plani 20-pikësh, përfshin kërkesa që Hamasi të çarmatoset, të dorëzojë 48 pengjet e mbetura brenda 72 orëve dhe të tërhiqet nga çdo rol qeverisës në Gaza.

Planin e Trump e kanë mirëpritur disa vende arabe dhe rajonale, përfshirë Egjiptin, Katarin, Arabinë Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, si dhe Autoriteti Palestinez. Megjithatë, dy grupe të armatosura aleate të Hamasit e kanë kundërshtuar publikisht, duke argumentuar se ai i jep Izraelit kontroll mbi Gazën dhe do të shënonte fundin e rëndësisë politike të Hamasit.

Diskutimet rreth planit pritet të zhvillohen në Doha, nën ndërmjetësimin e Egjiptit, Katarit dhe Turqisë. Mbetet e paqartë nëse përfaqësuesit e Hamasit do të marrin pjesë, pas një sulmi izraelit në Doha muajin e kaluar që synonte zyrtarë të lartë të grupit.

Ndërkohë, kriza humanitare në Gaza po thellohet, pasi të paktën 455 palestinezë kanë vdekur nga uria që nga fillimi i konfliktit, përfshirë dy të vdekur në 24 orët e fundit.

Ndihma humanitare mbetet e kufizuar, dhe rritja e sulmeve ka goditur infrastrukturën bazë, përfshirë shkollat dhe rezervuarët e ujit ku civilët janë vrarë.

Previous Post

Kasami: Blloku Urban 70 po merr pamje moderne!

Next Post

Statistika alarmante! Gati gjysma e të rinjve nën 18 vjeç pinë duhan

Related Posts

Botë

Trump merr goditje të rëndë nga bashkëpartiakët/ Senati miraton përfundimin e tarifave ndaj më shumë se 100 shteteve

31/10/2025
Biznes

Sot Dita Botërore e Kursimeve

31/10/2025
Botë

Dramë në pallatin britanik: Princi Charles ia heq edhe titullin e princit vëllait të tij

30/10/2025
Botë

Trump kufizon numrin e emigrantëve që do të pranohen në SHBA

30/10/2025
Botë

A po sundon Trump si një Mbret?

30/10/2025
Botë

Arabia Saudite ka prezantuar ndryshime të reja në rregulloret e vizave të Umrës

30/10/2025
Next Post

Statistika alarmante! Gati gjysma e të rinjve nën 18 vjeç pinë duhan

Linjë telefonike falas për t’i paraqitur shkelësit e rregullave të votimit

31/10/2025

Nis shitja në tregun e zi të biletave të ndeshjes Kosovë – Zvicër

31/10/2025

Arsovska fali sulmuesin, Nuredini mori dënim me kusht

31/10/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Enis Bardhi
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk