Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Botë

Izraeli bllokon hyrjen e ndihmave në Gazë, trysni Hamasit të pranojë propozimin për armëpushim

02/03/2025
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Izraeli ndaloi të dielën hyrjen e të gjitha mallrave dhe furnizimeve në Rripin e Gazës dhe paralajmëroi për “pasoja shtesë” nëse Hamasi nuk pranon një propozim të ri për zgjatjen e një armëpushimi të brishtë.

Hamasi e akuzoi Izraelin se po përpiqej të prishte marrëveshjen ekzistuese të armëpushimit dhe se vendimi i tij për të ndërprerë ndihmën ishte “një krim lufte dhe një goditje e hapur” ndaj armëpushimit, i cili nisi në janar, pas më shumë se një viti negociatash. Palët nuk kanë thënë nëse armëpushimi kishte përfunduar.

Faza e parë e armëpushimit, e cila përfshinte rritje të ndihmës humanitare, skadoi të shtunën. Të dy palët duhet të negociojnë fazën e dytë, gjatë së cilës Hamasi do të duhej të lironte dhjetëra pengje të mbetura në këmbim të tërheqjes izraelite dhe një armëpushimi të qëndrueshëm.

Egjipti, i cili ka shërbyer si një ndërmjetësues kyç mes Izraelit dhe Hamasit, dënoi bllokimin e hyrjes së ndihmave dhe akuzoi Izraelin për përdorim të “urisë si armë lufte”. Ministri i Jashtëm Badr Abdelatty bëri thirrje për zbatimin e menjëhershëm të fazës së dytë të marrëveshjes ekzistuese të armëpushimit.

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, tha se sipas marrëveshjeve ekzistuese Izraeli mund të rifillojë luftimet pas fazës së parë nëse beson se negociatat nuk janë të dobishme. Ai tha se armëpushimi do të vazhdojë vetëm nëse Hamasi vazhdon të lirojë pengjet. Ai tha se Izraeli ishte “plotësisht i koordinuar” me administratën e Presidentit Donald Trump./VOA/

Previous Post

Lavrov: BE po e shtyn Zelenskin drejt luftës

Next Post

Politika e Kosovës nën presion, ndërkombëtarët duan qeveri me shumicë të konsiderueshme

Related Posts

Aktuale

Trump: Lufta e Izraelit në Gaza ka përfunduar zyrtarisht

13/10/2025
Botë

Marrëveshja për paqe, Hamasi liron shtatë pengjet e para

13/10/2025
Botë

Trump thotë se lufta në Gaza ka mbaruar

13/10/2025
Botë

Dhjetëra të vrarë në luftimet përgjatë kufirit Pakistan-Afganistan

12/10/2025
Botë

I dërguari i posaçëm i SHBA-së dhe shefi i CENTCOM-it vizitojnë Rripin e Gazës pas tërheqjes së forcave izraelite

11/10/2025
Botë

Shqiptari kapet duke hedhur plehrat e biznesit në parkun e New York, arrestohet

11/10/2025
Next Post

Politika e Kosovës nën presion, ndërkombëtarët duan qeveri me shumicë të konsiderueshme

Trump: Lufta e Izraelit në Gaza ka përfunduar zyrtarisht

13/10/2025

Kurti: Nëse nuk ka Qeveri “Kurti 3”, ka zgjedhje të reja parlamentare

13/10/2025

Von der Leyen në Tiranë: Shqipëria në rrugën e duhur drejt BE, keni bërë progres

13/10/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk