Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Botë

Izrael – Palestinë. Si nisi konflikti i cili nuk dihet se kur do të mbarojë?

11/10/2023
Izrael – Palestinë. Si nisi konflikti i cili nuk dihet se kur do të mbarojë?
0
SHARES
15
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Konflikti Palestinë-Izrael ka dekada që ka nisur dhe askush nuk ka mundur ta zgjidhë. Ky konflikt ka marrë mijëra jetë njerëzish dhe po vazhdon njëjtë edhe sot…

Si nisi gjithçka?
Britania e Madhe mori kontrollin e territorit të njohur si Palestina pasi sunduesi i asaj pjese të Lindjes së Mesme, Perandoria Osmane, u mund në Luftën I Botërore. Territori banohej nga një pakicë hebrenjsh dhe një shumicë arabësh. Tensioni mes dy palëve u rrit kur komuniteti ndërkombëtar i ngarkoi Britanisë detyrën që të caktonte një “shtëpi kombëtare” në Palestinë për popullin hebre. Për këta të fundit, aty ishte toka e të parëve, por arabët e Palestinës gjithashtu pretendonin të drejtën e asaj toke dhe e kundërshtuan këtë vendim.

Mes viteve 1920 dhe 1940, numri i hebrenjve që mbërrinin në atë territor u rrit ndjeshëm, shumica e tyre largoheshin për t’i shpëtuar përndjekjes në Europë dhe kërkonin një atdhe, pas Holokaustit dhe Luftës II Botërore.

Dhuna mes hebrenjve, arabëve dhe britanikëve, u përshkallëzua. Në vitin 1947, Organizata e Kombeve të Bashkuara votoi që Palestina të ndahej në dy shtete të ndryshme, një për hebrenjtë dhe një për arabët, ndërsa Jerusalemit iu dha statusi i qytetit ndërkombëtar.

Plani u pranua nga udhëheqësit hebrenj, por u refuzua nga pala arabe dhe nuk u vu kurrë në zbatim.

Krijimi i Izraelit
Në vitin 1948, të pafuqishëm për të zgjidhur problemin, sunduesit britanikë u larguan dhe udhëheqësit hebrenj deklaruan krijimin e shtetit të Izraelit. Shumë palestinezë kundërshtuan dhe kështu nisi lufta. Trupat e vendeve arabe fqinje pushtuan territorin. Qindra mijëra palestinezë u larguan vetë, ose me forcë, nga shtëpitë e tyre, një ngjarja të cilën ata e quajnë “Al Nakba”, ose “Katastrofa”.

Kur luftimet përfunduan një vit më vonë, Izraeli kishte marrë kontrollin e pjesës më të madhe të territorit. Jordania kishte pushtuar një pjesë që më pas u quajt Bregu Perëndimor, ndërsa Egjipti kishte pushtuar Gazën.

Jerusalemi u nda mes forcave izraelite në perëndim dhe atyre jordaneze në lindje. Për shkak se palët nuk firmosën kurrë një marrëveshje paqeje, secila palë fajësonte tjetrën dhe në dekadat që pasuan luftimet nuk u ndalën kurrë.

Në vitin 1867, Izraeli pushtoi Jerusalemin lindor dhe Bregun Perëndimor, si dhe pjesën më të madhe të Lartësive Golan, që i përkisnin Sirisë, Gazës dhe gadishullin e Sinait, që deri në atë moment ishte pjesë e Egjiptit. Shumica palestinezëve të kthyer në refugjatë, dhe pasardhësit e tyre, jetojnë sot në Gaza dhe Bregun Perëndimor, por edhe në vendet fqinje, si Jordiania, Siria dhe Libani.

Asnjë prej tyre nuk është lejuar që të rikthehet në shtëpitë e tyre, pasi Izraeli pretendon se kjo do të mbipopullonte vendin dhe do të kërcënonte ekzistencën e shtetit.

Izraeli mban ende të pushtuar Bregun Perëndimor dhe megjithëse është tërhequr nga Gaza, OKB-ja e konsideron ende territor të pushtuar. Izraeli pretendon se Jerusalemi është i gjithi kryeqyteti i shtetit, ndërsa palestinezët pretendojnë të kenë Jerusalemin Lindor si kryeqytet të shtetit të ardhshëm palestinez. Shtetet e Bashkuara dhe një numër i vogël shtetesh, janë të vetmit që njohin pretendimet e Izraelit mbi qytetin.

Në 50 vitet e fundit, Izraeli ka ndërtuar vendbanime në zonat e pushtuara, ku sot jetojnë më shumë se 600 mijë hebrenj. Palestinezët thonë se këto ndërtime janë në shkelje të ligjeve ndërkombëtare dhe pengojnë paqen, por Izraeli e mohon këtë.

Për çfarë nuk bien dakord palët?
Ka disa çështje mbi të cilat Izraeli dhe Palestina nuk mund të jenë në një mendje. Këtu përfshihet e ardhmja e refugjatëve palestinezë, qëndrimi apo largimi i hebrenjve të vendosur në Bregun Perëndimor, ndarja e Jerusalemit dhe – ndoshta çështja më delikate – a duhet të kenë palestinezët shtetin e tyre, përkrah atij të Izraelit.

Bisedimet e paqes zhvillohen prej 25 vitesh, por deri tani askush nuk e ka zgjidhur dot këtë konflikt.

Çfarë po ndodh tani?
Tensionet mes palëve janë përshkallëzuar. Të shtunën e 7 tetorit grupi Hamas ka sulmuar Izraelin.

Fillimisht ata kryen masakër në një festival pranë kufirit të Rripit të Gazës. Sulmi ndodhi në mëngjesin e hershëm.

Gjendje lufte është shpallur të hënën pas sulmeve me raketa nga Hamasi si dhe pas marrjes së ofansivës nga Izraeli.

Deri më tani janë 1200 izraelitë të vrarë dhe 900 palestinezë.

Grupit të Hamasit i kanë dal në krah Libani e Siria ku kjo e fundit e sulmoi mbrëmë Izraelin. /Insajderi.org

Previous Post

Emina Cunmulaj shkëputet nga rrjetet sociale për një arsye mjaft prekëse

Next Post

Rritet numri i të prekurve nga gripi sezonal

Related Posts

Botë

Macron: Sulmet izraelite në spitalin e Gazës janë të patolerueshme

25/08/2025
Botë

Trump i përgjigjet sulmit izraelit në Gaza: Nuk dua ta shoh

25/08/2025
Botë

Pesë gazetarë në mesin e 20 të vrarëve nga sulmet izraelite në Gazë

25/08/2025
Botë

Rritet në 300 numri i të vdekurve nga uria në Rripin e Gazës, 117 prej tyre janë fëmijë

25/08/2025
Botë

Më pak taksa, më shumë luks: Milionerët dynden drejt Dubait

24/08/2025
Botë

Siria shtyn zgjedhjet parlamentare në disa provinca

23/08/2025
Next Post
Rritet numri i të prekurve nga gripi sezonal

Rritet numri i të prekurve nga gripi sezonal

Kasami takim me banorët: Po vijojnë projektet kapitale në Reçicë të Vogël

25/08/2025

Çfarë thotë Shefqet Krasniqi për njerëzit që bëjnë tatuazhe?

25/08/2025

Izet Mexhiti: Pa gratë dhe vajzat, demokracia është gjysmake! Çairi është dhe do mbetet shembull i barazisë

25/08/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk