Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Kosovë

Izmir Zeqiri: Nuk jap dorëheqje edhe nëse më kërkohet nga Memli Krasniqi, veprimet e Kurtit i mbështes!

08/07/2023
Izmir Zeqiri: Nuk jap dorëheqje edhe nëse më kërkohet nga Memli Krasniqi, veprimet e Kurtit i mbështes!
0
SHARES
7
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i Komunës së Zubin Potokut, Izmir Zeqiri, i cili vjen nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, veprimet e kryeministrit të vendit, Albin Kurti në lidhje me situatën në veri i sheh të drejta dhe ligjore, andaj e mbështet atë.Zeqiri, bën të ditur se është i orientuar ta çojë mandatin deri në fund, ndërsa nuk sheh ndonjë arsye për dorëheqje nga kjo pozitë, qoftë edhe nëse një gjë të tillë ia kërkon kryetari i partisë së tij.

Sipas tij, parësor për të është interesi shtetëror dhe nëse kërkohet të shkohet në zgjedhje të reja, siç kërkojnë ndërkombëtarët, duhet të gjenden format ligjore dhe jo t’ju kërkohet dorëheqja.Zeqiri thotë se kur bëhet fjalë për të mirën e shtetit dhe qytetarëve në përgjithësi, ai e respekton ligjin dhe merr referenca edhe nga qeveria, pavarësisht se është anëtar i PDK-së.

Ai thotë se nuk mund të jap dorëheqjen vetëm pse këtë mund t’ia kërkojë kryetari i partisë së tij, në këtë rast, Memli Krasniqi.Zeqiri ka vendosur që funksionin e tij ta ushtrojë nga zyra alternative, ndryshe nga kryetari i Leposaviqit, Lulzim Hetemi i cili për më shumë se një muaj po qëndron i mbyllur në objektin e komunës.

Zeqiri deklaron se nuk e kupton çfarë mund të bëjë një kryetar i mbyllur, pa kontakte dhe bashkëpunim.Ai e porosit Hetemin që të veprojë nga një zyrë alternative pasi do të ketë më të lehtë të ushtrojë detyrat e tij.

Mirëpo, Zeqiri nuk e fsheh dëshirën për të ushtruar detyrën e tij nga zyra që ndodhet në objektin e komunës në Zubin Potok dhe shpreson që kjo të ndodhë sa më shpejtë.Sa i përket punëve dhe detyrave të përditshme në komunë, kryetari i Zubin Potokut potencon se është arritur që deri diku të vihen punët në binarë, ndonëse përmend mungesën e komunikimit me shumicën serbe, si sfidën kryesore.

Kryetari i Zubin Potokut thotë se Lista Serbe dhe grupe të caktuara, po bëjnë presion të jashtëzakonshëm duke i frikësuar qytetarët serbë për të mos qenë pjesë e institucioneve të Republikës së Kosovës.Zeqiri u zgjodh kryetar i Zubin Potokut në zgjedhjet e 23 prillit, të cilët u bojkotuan nga Lista Serbe, e cila gjithmonë ka udhëhequr me këto komuna. Megjithatë, tentativat e tij për të hyrë në objektin e Komunës ngjallën tensione duke bërë që situata të mbetet e brishtë në veri që nga data 26 maj./KP/

Previous Post

Kumari, droga dhe fëmijët pas mesnatës në klube të natës – policia ashpërson kontrollet gjatë verës

Next Post

Osmani në Dubrovnik realizoi takim me Maria Gabriel

Related Posts

Kosovë

Donjeta Sadiku fiton medaljen e artë në Poloni

16/05/2025
Kosovë

26 vjet nga zhdukja e Ukshin Hotit

16/05/2025
__kateg

A do të shkoj Kosova në zgjedhje, presidentja Osmani sqaron gjithçka

15/05/2025
Kosovë

Presidentja Osmani priti në takim përfaqësuesit e subjekteve të të gjitha komuniteteve joshumicë

15/05/2025
Kosovë

Misioni Vëzhgues i BE-së: Janë vërejtur tendenca të Serbisë për të ndikuar në votim në Kosovë

15/05/2025
Kosovë

“Shihemi të shtunën”- Dështon prapë Kuvendi

15/05/2025
Next Post
Osmani në Dubrovnik realizoi takim me Maria Gabriel

Osmani në Dubrovnik realizoi takim me Maria Gabriel

KURIR/Analizë: A po e izolon bashkësia ndërkombëtare Ali Ahmetin?

17/05/2025

A do të përfshijë partneriteti strategjik heqjen e vizave për Maqedoninë? Ja çfarë thotë ambasadori britanik

17/05/2025

Taravari: VLEN nuk përfillet në Qeveri, ASH nuk është mësuar të jetë dekor

17/05/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk