Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Aktuale

Izet Mexhiti: Të gjithë ata që ndihmuan arratisjen e Gruevskit dhe tani kthimin e tij, do të mbajnë përgjegjësi para institucioneve kompetente!

08/09/2023
Izet Mexhiti: Të gjithë ata që ndihmuan arratisjen e Gruevskit dhe tani kthimin e tij, do të mbajnë përgjegjësi para institucioneve kompetente!
0
SHARES
6
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Lidhur me ndryshimin e fundit të Kodit Penal, i cili u realizua në kohën më të shpejtë të mundshme, që paraqet rekord në historinë e RMV-së, në mënyrë të fshehtë, i cili gjithashtu u nënshkrua ekspres dhe fshehurazi nga Presidenti i Shtetit, paraqet një sulm të drejtpërdrejtë ndaj shtetit të së drejtës, përfaqëson një goditje e rëndë për vlerat bazë të sistemit kushtetues të RMV-së, siç është ndarja e pushteteve, ku kufiri mes politikës dhe pushtetit gjyqësor është “thyer”. Kështu deklaroi lideri i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti, pas mbajtjes së Këshillit themelues të LD në Tetovë.

Mexhiti tha se ky është thjesht një mesazh shumë i keq për drejtësinë në vendin tonë, sepse një qytetar që në mënyrë të paligjshme kapet duke prerë disa drunj bën 3 vite burg dhe kalon më keq se një politikan që ka kryer keqpërdorime milionëshe e madje miliardëshe të buxhetit të shtetit.

“Deputetët e Lëvizjes Demokratike, unë, Merita Koxhaxhiku dhe Kastriot Rexhepi nuk kemi qenë fare pjesë e procedurës për ndryshimet në Kodin Penal”, sqaroi Mexhiti. Sipas tij arsyetimi i disa strukturave se nuk kanë firmosur ndryshimet e ligjit, por janë firmosur nga zv.ministri, nuk qëndrojnë, ky është manipulim i opinionit dhe nuk do t’i shpëtojnë dot përgjegjësisë. “Ata kanë qenë pjesë e këtij procesi i cili është i dëmshëm dhe përmes sektorit juridik në Lëvizjen tonë kemi elaboruar se çfarë implikimesh kanë ndryshimet për rastet në të cilat Nikolla Gruevski paraqitet si i pandehur dhe rrjedhimisht me këto ndryshime atij i mbeten vetëm dy lëndë, të cilat dalëngadalë i japin mundësinë për t’u kthyer në RMV si hero politik, por të gjithë ata që ndihmuan në arratisjen dhe tani kthimin e tij, do të del në opinion e vërteta dhe do të mbajnë përgjegjësi para institucioneve dhe autoriteteve kompetente”, tha Mexhiti.

Ai shtoi se i ashtuquajturi front evropian i ngjan shumë më tepër frontit sicilian, i cili është thellësisht i përfshirë në biznesin e kazinove dhe kredive të shpejta që përfaqësojnë legalizimin e fajdeve.

Previous Post

Artan Grubi: Gjithë deputetët dhe partitë politike parlamentare sa më parë të ofrojnë mbështetje për Maqedoninë europiane

Next Post

Rasti “Spitali i Onkologjisë”, Mexhiti: Të paraqiteten rastet e keqpërdorimit

Related Posts

Maqedoni

KURIR/Analizë: A po e izolon bashkësia ndërkombëtare Ali Ahmetin?

17/05/2025
Aktuale

A do të përfshijë partneriteti strategjik heqjen e vizave për Maqedoninë? Ja çfarë thotë ambasadori britanik

17/05/2025
Maqedoni

Taravari: VLEN nuk përfillet në Qeveri, ASH nuk është mësuar të jetë dekor

17/05/2025
Maqedoni

Ahmeti nga Haraçina me porosi për Mickoskin

17/05/2025
Aktuale

Xabi Alonso ka vendosur për largimin e parë nga Real Madridi

17/05/2025
Aktuale

VLEN: BDI drejt humnerës, pazaret e fundit s’e shpëtojnë dot më

17/05/2025
Next Post
Rasti “Spitali i Onkologjisë”, Mexhiti: Të paraqiteten rastet e keqpërdorimit

Rasti “Spitali i Onkologjisë”, Mexhiti: Të paraqiteten rastet e keqpërdorimit

KURIR/Analizë: A po e izolon bashkësia ndërkombëtare Ali Ahmetin?

17/05/2025

A do të përfshijë partneriteti strategjik heqjen e vizave për Maqedoninë? Ja çfarë thotë ambasadori britanik

17/05/2025

Taravari: VLEN nuk përfillet në Qeveri, ASH nuk është mësuar të jetë dekor

17/05/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk