Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Aktuale

Izet Mexhiti takoi ambasadorët e BE-së, në fokus mbrojtja e mjedisit jetësor

26/09/2024
0
SHARES
16
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Zëvendëskryeministri i Parë dhe ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Izet Mexhiti takoi sot ambasadorët e shteteve anëtare të Bashkimit Europian. Në këtë takim në fokus ishte mbrojtja e mjedisit jetësor.

‘Mbrojtja e mjedisit gjithmonë përmes planeve dhe strategjive konkrete është një rrugë që kërkon bashkëpunim dhe ne jemi të gatshëm ta bëjmë një gjë të tillë’, ka theksuar mes tjerash zëvendëskryeministri Mexhiti.

Postimi i plotë:

Takimi i sotëm që kisha me ambasadorët dhe përfaqësuesit e tjerë diplomatik ishte një përvojë e jashtëzakonshme. Me ambasadorin e BE-së, Michalis Rokas, dhe me ambasadorët e shteteve anëtare të Bashkimit Europian të Bullgarisë Zhelyazko Radoukov, të Republikës Çeke Jaroslav Ludva, të Suedisë Ami Jain Larsson, të Francës Christophe Le Rigoleur, si dhe zëvendës shefat e misioneve të Gjermania Axel Voss, të Spanjës Ana Gracia Gallego, të Austrisë Mathias Humenberger, të Holandës Manon Janssen, kreu i Administratës së Ambasadës së Italisë, Stefania Zacchetti, Shefi i Sektorit Operativ të BE-së, Alexandru Albu dhe me udhëheqësit e sektorëve të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, diskutuam për të gjitha sfidat dhe mundësitë që mund të krijojmë për një rrugë reale drejt ruajtjes së mjedisit jetësor. Ne gjithashtu ramë dakord që të bashkojmë forcat në katër Konventat e ardhshme të OKB-së (Ndryshimet Klimatike, Biodiversiteti, Plastika dhe Shkretëtirëzimi).
Takimi i sotëm ishte padyshim një hap shumë i rëndësishëm në forcimin e marrëdhënieve ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe BE-së dhe në angazhimin tonë për përmbushjen e standardeve evropiane.
Mbrojtja e mjedisit gjithmonë përmes planeve dhe strategjive konkrete është një rrugë që kërkon bashkëpunim dhe ne jemi të gatshëm ta bëjmë një gjë të tillë.
Çdo angazhim që do të ndërmarrim në drejtim të ruajtjes së mjedisit jetësor, e shohim si angazhim për një të ardhme të qëndrueshme dhe mbrojtje të mjedisit jetësor për gjeneratat e ardhshme.

Previous Post

Zhegrova flet haptas për përjashtimin nga kombëtarja: Federata morri vendimin, jo trajneri

Next Post

Gjermania paketë ndihme ushtarake prej 400 milionë eurosh për Ukrainën

Related Posts

Aktuale

Tragjedi e përgjakshme në Veles – tre të vdekur, vrasësi i mori jetën vetes

15/09/2025
Maqedoni

Situata në Trubarevë është nën kontroll të plotë

15/09/2025
Maqedoni

U mbyll deponia ilegale në Nikushtak – Premtimi i Izet Mexhitit u bë realitet!

15/09/2025
Maqedoni

Mexhiti: Pas punimeve nëntokësore, vijon asfaltimi dhe ndriçimi publik në rrugën 157

15/09/2025
Aktuale

“Sa libra janë kërkuar aq i kemi dorëzuar” – Ministria e Arsimit fajin e hedh te drejtorët e shkollave

15/09/2025
Maqedoni

Valbon Limani paralajmëron 16 kënde lojërash, e para vendoset në oborrin e Sh.F. “Liria” në Raven

15/09/2025
Next Post

Gjermania paketë ndihme ushtarake prej 400 milionë eurosh për Ukrainën

Tragjedi e përgjakshme në Veles – tre të vdekur, vrasësi i mori jetën vetes

15/09/2025

Situata në Trubarevë është nën kontroll të plotë

15/09/2025

U mbyll deponia ilegale në Nikushtak – Premtimi i Izet Mexhitit u bë realitet!

15/09/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk