Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Aktuale

Izet Mexhiti: Marrëveshja e Ohrit është themel i gjallë për shtet të drejtë dhe gjithëpërfshirës

13/08/2025
0
SHARES
1
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Qeveria që përfaqësoj, është e përkushtuar në ndërtimin e një sistemi ligjor dhe institucional që garanton barazi reale, jo vetëm formale. Kjo nuk është thjesht një detyrë ligjore – është një mision politik dhe moral. Sepse pasojat e barazisë formale po i ndjejmë të gjithë sot! Pasojë e barazisë formale është Ligji gjysmak për përdorimin e gjuhës shqipe i cili po kontestohet në Gjykatën Kushtetuese, por edhe mekanizmi i balancuesit të cilin e shfuqizoi po Gjykata Kushtetuese!

Dhe kur jemi te Gjykata, më lejoni të përkujtoj se në një shtet multietnik, Gjykata Kushtetuese ka një mision shumë më delikat dhe strategjik sesa në një shtet homogjen etnikisht, sepse ajo nuk mbron vetëm rendin kushtetues në kuptimin formal, por edhe kohezionin shtetëror dhe paqen ndërmjet komuniteteve. Gjykata Kushtetuese në vendet sikur i joni duhet të jetë garantues i barazisë kushtetuese. Ajo duhet të jetë mbrojtëse e marrëveshjeve politike themelore – pra, mekanizmat që burojnë nga një marrëveshje paqesore ajo duhet t’i respektojë dhe t’i interpretojë me qëllim ruajtjen e balancit etnik në shtet. Gjykata Kushtetuese, si gardian i Kushtetutës, ka për qëllim thelbësor të kontribuojë në ndërtimin e besimit ndëretnik- pra, të sjellë vendime të argumentuara transparente dhe që flasin në gjuhën e të gjitha komuniteteve! Gjykata Kushtetuese duhet të interpretojë ligjet konform Kushtetutës dhe frymës së saj- jo vetëm të bëjë leximin bardh e zi të neneve të saj.

Për këtë arsye:

* Qeveria po përforcon përdorimin e gjuhëve, sipas parimeve të Marrëveshjes së Ohrit dhe Kushtetutës së vendit, në të gjitha nivelet e administratës dhe jetës publike, si simbol i barazisë dhe respektit ndëretnik. Thënë thjeshtë: përdorimi i gjuhës shqipe në institucionet publike nuk është shfuqizuar, por po bëjmë përpjekje për përforcimin e saj në rrethana kur ligji aktual gjendet i kontestuar para Gjykatës Kushtetuese;
* Po implementojmë politika gjithëpërfshirëse në arsim dhe kulturë, që e pasqyrojnë mozaikun tonë shoqëror dhe i japin secilit komunitet hapësirën e merituar për të ruajtur dhe zhvilluar identitetin e vet.
* Po ndërtojmë një shërbim civil multietnik, në të cilin përfaqësimi nuk është vetëm statistikë, por vlerë e shtuar për efikasitetin dhe besueshmërinë e institucioneve. Në këtë frymë e kemi hartuar edhe Ligjin për përfaqësimin e drejtë i cili shumë shpejtë do të miratohet në Kuvend. Ndërkohë, punësimet dhe avancimet në administrate vazhdojnë, dhe lirisht mund të konstatojmë që ky vit është viti më i suksesshëm që nga mëvetësimi i Republikës së Maqedonisë së Veriut.
* Po mbështesim reformat në drejtësi, për të garantuar një gjyqësor të pavarur dhe të paanshëm, ku të gjithë qytetarët trajtohen njësoj para ligjit.
* Po hartojmë dhe miratojmë ligje që e thellojnë demokracinë lokale, i japin më shumë kompetenca komunave, dhe rrisin llogaridhënien e pushtetit ndaj qytetarëve.

Të nderuar të pranishëm,

Fryma që dëshirojmë të instalojmë në shoqërinë tonë është fryma e bashkëjetesës, e respektit të ndërsjellë dhe e shpresës së përbashkët për të ardhmen. Nuk ka demokraci të vërtetë pa besim, dhe nuk ka shtet funksional pa barazi. Kjo është filozofia që udhëheq qeverinë tonë: ndërtimi i një shoqërie që e sheh diversitetin jo si pengesë, por si pasuri; jo si ndasi, por si mundësi.
Ne jemi të vetëdijshëm se çdo ndryshim i vërtetë fillon nga institucionet – nga mënyra si qeverisim, si krijojmë ligje dhe si i zbatojmë ato. Prandaj, çdo vendim politik që marrim, çdo reformë që ndërmarrim, e kemi të qartë se duhet të jetë në përputhje me frymën dhe parimet e Marrëveshjes së Ohrit.

Në përfundim,

Marrëveshja e Ohrit nuk është vetëm një kujtim – ajo është një proces i gjallë, që duhet të përkthehet çdo ditë në ligje të drejta, në politika përfshirëse dhe në institucione që i shërbejnë qytetarit me ndershmëri.

Le ta ruajmë këtë marrëveshje si thesarin tonë politik dhe moral. Le të vazhdojmë ta zbatojmë me përkushtim dhe vizion. Sepse vetëm kështu, shtëpia jonë e përbashkët – Maqedonia e Veriut – mund të jetë një vend i drejtë, i barabartë dhe i begatë për të gjithë.

Previous Post

Ahmeti: Marrëveshja e Ohrit, themeli i shtetit dhe stabilitetit tonë

Next Post

Fetai: Viti i punësimeve për shqiptarët – Shëndetësia me Azir Aliun kryeson me rekord

Related Posts

Maqedoni

Sekuestrohet mall i kontrabanduar nga Serbia, vlera arrin mbi 20 mijë euro

13/08/2025
Maqedoni

MASH:Metodologjia e re për financimin e arsimit fillor dhe të mesëm do të stimulojë procesin edukativo-arsimor me cilësi më të mirë

13/08/2025
Maqedoni

Limani: Më në fund e zhbllokuam procesin e dhënies së provimeve profesionale për marrje të licencave të punës në institucionet e fëmijëve

13/08/2025
Maqedoni

BDI: Marrëveshja e Ohrit është themeli i shtetit dhe garancia e së ardhmes europiane

13/08/2025
Maqedoni

Latif Arifi emërohet koordinator nacional për Komunikim dhe Media në Qeverinë e RMV-së

13/08/2025
Aktuale

Mexhiti: Marrëveshja e Ohrit është themel i gjallë për shtet të drejtë dhe gjithëpërfshirës

13/08/2025
Next Post

Fetai: Viti i punësimeve për shqiptarët – Shëndetësia me Azir Aliun kryeson me rekord

Sekuestrohet mall i kontrabanduar nga Serbia, vlera arrin mbi 20 mijë euro

13/08/2025

MASH:Metodologjia e re për financimin e arsimit fillor dhe të mesëm do të stimulojë procesin edukativo-arsimor me cilësi më të mirë

13/08/2025

Limani: Më në fund e zhbllokuam procesin e dhënies së provimeve profesionale për marrje të licencave të punës në institucionet e fëmijëve

13/08/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk