Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

Izet Mexhiti godet BDI-në! Shqiptarët faktor vetëm kur burgosen e rrihen, kjo është politika e kundër kandidatit tim!

30/08/2025
0
SHARES
1
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Në një deklaratë për mediat, zëvendëskryeministri i parë dhe kandidati i VLEN-it për komunën e Çairit, Izet Mexhiti, ka shpalosur realitetin e hidhur të 20 viteve të pushtetit të BDI-së, duke e demaskuar hapur kundër kandidatin e tij, Bujar Osmanin.

Mexhiti theksoi se shqiptarët nuk kanë qenë kurrë më të fortë dhe më përfitues nga Qeveria sesa gjatë këtij një viti qeverisje të VLEN-it, periudhë në të cilën komunat shqiptare për herë të parë po realizojnë projekte madhore për ujësjellës, kanalizim dhe infrastrukturë moderne.

“Po të ishin faktor shqiptarët gjatë 20 viteve të kaluara me BDI-në, sot nuk do të flisnim për ujësjellës e kanalizim, rrjet atmosferik që po i bëjmë ne. Komunat shqiptare kurrë nuk kanë përfituar më shumë nga Qeveria sesa sot,” tha Mexhiti, duke shpërfaqur paaftësinë e BDI-së.

Por goditja më e ashpër e Mexhitit shkoi drejtpërdrejt për Bujar Osmanin, të cilin e akuzoi për një mendësi të rrezikshme ndaj shqiptarëve.

“Ndoshta Bujar Osmani mendon që shqiptarët janë faktor vetëm kur ndodhi rasti Monstra, rasti i Kumanovës, kur vriten shqiptarët, kur burgosen shqiptarët, kur rrihen shqiptarët. Përndryshe, në mendjen e Bujarit, shqiptarët nuk ekzistojnë,” u shpreh Mexhiti, duke e shpartalluar narrativin e BDI-së.

Ai kujtoi se gjatë një viti të qeverisjes së VLEN-it nuk ka pasur asnjë rast të korrupsionit, as burgosje të montuara politike, ndërkohë që me BDI-në shqiptarët përjetuan qindra skandale e procese të fabrikuara.

“Dy rastet e vetme që u hapën, përfunduan në prehrin e BDI-së. Kjo është arsyeja pse BDI dhe Bujar Osmani janë në panik, sepse nuk kanë ide, nuk kanë vizion, dhe nuk kanë asgjë për t’i ofruar qytetarëve veç frikës nga e shkuara e tyre e errët,” deklaroi Mexhiti.

Previous Post

Osmani: Tema e integrimeve në BE nuk duhet të jetë pjesë e llogarive ditore partiake

Next Post

Mexhiti: Çdo lagje e Çairit në hartën e investimeve infrastrukturore

Related Posts

Maqedoni

Mexhiti në hapjen e shtabit në nëndegën “Kongresi i Manastirit” në Gazi Babë: Nga këtu nis fitorja

27/09/2025
Maqedoni

VLEN nga Kumanova po vazhdon rrugën e ndryshimit

27/09/2025
Maqedoni

Çairi me rezultat aktiv – do të ndjekë tre gola diferencë për raundin e tretë kundër Mlinotest Ajdovscina

27/09/2025
Maqedoni

Forumi i Gruas VLEN në Dibër dëshmon fuqinë e ndryshimit

27/09/2025
Maqedoni

Policia ndalon 14-vjeçarin nga Gostivari, po drejtonte një veturë të vjedhur

27/09/2025
Aktuale

Mickoski me porosi deri te kandidatët për kryetarë komunash: Fushata nuk duhet të jetë teatër i premtimeve boshe

27/09/2025
Next Post

Mexhiti: Çdo lagje e Çairit në hartën e investimeve infrastrukturore

Tragjedi!Të paktën 31 të vdekur dhe dhjetëra të plagosur në një tubim zgjedhor

28/09/2025

Mexhiti në hapjen e shtabit në nëndegën “Kongresi i Manastirit” në Gazi Babë: Nga këtu nis fitorja

27/09/2025

VLEN nga Kumanova po vazhdon rrugën e ndryshimit

27/09/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk