Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

ITSHKSH shënoi 7 Marsin me sesionin shkencor “Kontributi i prof. dr. Avzi Mustafës për arsimin shqip dhe albanologjinë”

07/03/2024
ITSHKSH  shënoi 7 Marsin me sesionin shkencor “Kontributi i prof. dr. Avzi Mustafës  për arsimin shqip dhe  albanologjinë”
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Përvjetori i 137 i hapjes së shkollës së parë kombëtare shqipe (7 mars 1887, në Korçë) u shënua këtë vit në Institutin e Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve – Shkup me një dedikim të veçantë, kushtuar veprimtarisë profesionale e krijuese të prof. dr. Avzi Mustafës. Për të vlerësuar kontributin e shumëfishtë, që ka dhënë për zhvillimin e arsimit, pedagogjisë, didaktikës, metodikës dhe përgjithësisht shkencave të albanologjisë, ITHKSH-ja organizoi sesionin shkencor “Kontributi i prof. dr. Avzi Mustafës për arsimin shqip dhe albanologjinë”.
Në fjalën e tij përshëndetëse drejtori Asani tha se lëvizja arsimore nuk është ndalur asnjëherë, as tani, sepse ne kemi nevojë për pishtarë të arsimit që do të na udhëzojnë duke na hapur rrugën për të ngritur dhe zhvilluar institucionet arsimore dhe shkencore. Ndërkaq ai vlerësoi lart veprimtarinë shkencore e profesionale të profesor Mustafës, si dhe ndihmesën që i ka dhënë Institutit tonë përmes bashkëpunimit të frytshëm shumëvjeçar, për çka edhe i ndau edhe mirënjohjen “Mik i Institutit”.
Sesioni shkencor “Kontributi i prof. dr. Avzi Mustafës për arsimin shqip dhe albanologjinë”, me pjesëmarrjen e 32 studiuesve nga Maqedonia dhe Kosova, i zhvilloi punimet në dy seanca të veçanta. Studiuesit vlerësuan lart figurën shumëdimensionale të profesor Mustafës, duke shtjelluar anë të shumta të kërkimeve dhe studimeve të tij në fusha të ndryshme të albanologjisë, si dhe kontributin e jashtëzakonshëm për zhvillimin e arsimit dhe kulturës në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Me mjaft interes ishin edhe vlerësimet rreth kontributit të prof. dr. Mustafës si intelektual, njeri i urtë, me sjellje dhe shpirt fisnik, si dhe trajtesat për prezencën e tij të gjerë mediatike. Studiues të tjerë iu referuan kontributit të profesorit rreth arsimit shqip, me theks të veçantë veprimtarisë së tij pedagogjike, sidomos në hartimin e teksteve shkollore dhe universitare. Njëkohësisht u bë dhe një vështrimi analitik i opinioneve të profesorit në mjetet e komunikimit masiv, si dhe ndihmesa e jashtëzakonshme e tij në punën e gazetarëve.
Sesionit shkencor dedikuar veprimtarisë së prof.dr. Avzi Mustafës i parapriu promovimi i librit të fundit të tij “Leksikoni i pishtarëve të arsimit shqip 1941-1971”, për të cilën folën prof. dr. Xheladin Murati dhe prof. dr. Zeqirija Ibrahimi.

Previous Post

Bastisja në shtëpinë e Selimit, avokati: Janë kërkuar prova që lidhen me pengim të drejtësisë

Next Post

Xhaferi në Ditën e mësuesit nga Forina: Të jesh mësues është mision dhe përgjegjësi, ata janë fuqia e arsimit

Related Posts

Maqedoni

Kryeministri Mickoski: E ardhmja e vendit tim është brenda BE-së

04/11/2025
Maqedoni

BDI shkarkon Blerim Bexhetin dhe emëron Rina Ajdarin si kordinatore të grupit parlamentar

04/11/2025
Maqedoni

Personalitati më i votuar në zgjedhjet lokale nga radhët e BDI me 27.227 vota është Abdul Selam Selami

04/11/2025
Maqedoni

Tetovarët presin që Kasami të zgjidh problemet infrastrukturore dhe të përfundoj projektet e nisura

04/11/2025
Maqedoni

Bekim Sali takohet me komandantin e FSK-së, Bashkim Jashari: Bashkëpunim i fuqishëm në kuadër të NATO-s

04/11/2025
Maqedoni

Në Kuvend u prezantua Raporti i Komisionit Evropian

04/11/2025
Next Post
Xhaferi në Ditën e mësuesit nga Forina: Të jesh mësues është mision dhe përgjegjësi, ata janë fuqia e arsimit

Xhaferi në Ditën e mësuesit nga Forina: Të jesh mësues është mision dhe përgjegjësi, ata janë fuqia e arsimit

Kryeministri Mickoski: E ardhmja e vendit tim është brenda BE-së

04/11/2025

Struga merr fitore tjetër në kampionat, Rabotniçki dështon sërish

04/11/2025

Merz po planifikon deportimin e sirianëve: S’kanë më arsye për azil në Gjermani

04/11/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Enis Bardhi
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk