Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

ITSHKSH nderon 100 vjetorin e vdekjes së presidentit Woodrow Wilson

02/02/2024
ITSHKSH nderon 100 vjetorin e vdekjes së presidentit Woodrow Wilson
0
SHARES
11
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Në ITSHKSH sot u përnderua figura kolosale e Presidentit të 28-të të
SHBA-së, Woodrow Wilson, duke shënuar 100 vjetorin nga vdekja e tij me një manifestim solemn, me ç’rast u përurua edhe pulla e re postale me figurën e presidentit i cili, me vizionin e tij paqedashës i dhuroi popullit shqiptar shansin historik për vetëvendosje.
Me praninë e tyre këtë ngjarje e nderuan përfaqësues të ambasadës së Shqipërisë, përfaqësues të Presidencës së Maqedonisë së Veriut, Rektori i Universitetit të Evropës Juglindore Abdylmenaf Bexheti, studiues shkencorë e intelektualë.
Në fjalën e tij, drejtori i ITSHKSH-së Skender Asani, e cilësoi këtë ngjarje si një përpjekje për të dëshmuar se, si popull shqiptar, jemi mirënjohës ndaj kontributit të SHBA-së. Ai e karakterizoi W.Wilson si një arkitekt që me delikatesë po dizajnonte një botë të re, ku – veç tjerash – në hartë e gjeti veten edhe kombi ynë.
“W.Wilson i mësoi liderët europianë se duhej hequr dorë nga mendësia kolonizuese e egocentrike, për të ndërtuar një botë ku secili komb do ta projektonte të ardhmen e tij, duke vendosur parimin e vetëvendosjes së kombeve.”, u shpreh ai.
Në manifestimin përkujtimor, fjalë rasti kishte edhe rektori i UEJL-së akad. Abdylmenaf Bexheti i cili e përshkroi W.Wilson si një avokues të vlerave universale, që marrë parasysh kohën e vështirë politike, ndërtoi themelet e një sistemi ndërkombëtar vlerash, duke mbështetur misionin e tij në parimet e paqes, demokracisë dhe vetëvendosjes, nga e cila shqiptarët fituan një mbrojtje të kufijve të territorit të tyre.
Ndërkaq, drejtori i Byrosë së Filatelisë së RMV-së Gani Dardhishta prezantoi pullën e re postale, të emetuar me iniciativë të Institutit, në mënyrë që të shërbejë si një simbol nderimi dhe kontributi për kujtesën kolektive të kombit tonë. Duke qenë se ngjarja u realizua në sallën solemne “Woodrow Wilson” të ITSHKSH-së, pas mbylljes, drejtori Asani bëri një prezantim të dokumenteve dhe fotografive arkivore të ekspozuara në muret e kësaj hapësire.

Previous Post

Prezantohen si policë, plaçkitin dy shtetas të Turqisë

Next Post

7 milionë këngë zhduken në TikTok, shkak prishja e marrëveshjes me kompaninë e famshme

Related Posts

Maqedoni

KURIR/Analizë: A po e izolon bashkësia ndërkombëtare Ali Ahmetin?

17/05/2025
Aktuale

A do të përfshijë partneriteti strategjik heqjen e vizave për Maqedoninë? Ja çfarë thotë ambasadori britanik

17/05/2025
Maqedoni

Taravari: VLEN nuk përfillet në Qeveri, ASH nuk është mësuar të jetë dekor

17/05/2025
Maqedoni

Ahmeti nga Haraçina me porosi për Mickoskin

17/05/2025
Aktuale

VLEN: BDI drejt humnerës, pazaret e fundit s’e shpëtojnë dot më

17/05/2025
Aktuale

Parashikimi i motit për sot

17/05/2025
Next Post
7 milionë këngë zhduken në TikTok, shkak prishja e marrëveshjes me kompaninë e famshme

7 milionë këngë zhduken në TikTok, shkak prishja e marrëveshjes me kompaninë e famshme

KURIR/Analizë: A po e izolon bashkësia ndërkombëtare Ali Ahmetin?

17/05/2025

A do të përfshijë partneriteti strategjik heqjen e vizave për Maqedoninë? Ja çfarë thotë ambasadori britanik

17/05/2025

Taravari: VLEN nuk përfillet në Qeveri, ASH nuk është mësuar të jetë dekor

17/05/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk