Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Botë

Italia nis anije spitalore në Lindje të Mesme për të ndihmuar palestinezët

09/11/2023
Italia nis anije spitalore në Lindje të Mesme për të ndihmuar palestinezët
0
SHARES
8
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Italia e ka nisur një anije spitalore në Lindje të Mesme për t’iu ndihmuar palestinezëve, e cila pritet të arrijë në destinacion “brenda disa ditësh”, ka thënë Ministria italiane e Mbrojtjes ditën e sotme.

Në anijen “Vulcano”, e cila është e pajisur me dhoma operimi, janë edhe 30 pjesëtarë të stafit mjekësor. Ajo fillimisht do të niset drejt Qipros, ka thënë ministria, por nuk ka treguar sa afër Gazës do të jetë. Ministri italian i Mbrojtjes Guido Crosetto, ka thënë se pas disa ditësh do t’i nisin përgatitjet edhe për një spital fushor ushtarak, duke e konkretizuar “ndihmën tonë humanitare për Rripin e Gazës”.

Ai ka thënë për mediat italiane se beson që “një iniciativë e tillë do të mirëpritet nga Izraeli, po aq sa prej palestinezëve”.

“Askush nuk do të mund të thotë asgjë për një akt humanitar”.

Ministria ka thënë se është e gatshme të dërgojë më shumë staf mjekësor kur të funksionalizohen spitalet, përfshirë dy anesteziologë, dy kirurgë dhe tetë infermierë. Rripi i Gazës është duke u bombarduar prej ushtrisë izraelite qysh prej sulmeve të Hamasit në tokën e tij, më 7 tetor. Militantët e Hamasit e kanë sulmuar jugun e Izraelit, duke i vrarë mbi 1.400 njerëz, kryesisht civilë, dhe duke i marrë mbi 240 pengje.

Duke u zotuar se do ta shkatërrojë Hamasin, Izraeli është hakmarrë me bombardime të vazhdueshme dhe ofensivë tokësore, të cilat, sipas autoriteteve palestinezëve, i kanë vrarë mbi 10.500 njerëz, shumica prej tyre fëmijë. /REL

Previous Post

“Lidhja Europiane për Ndryshim”: Ky është raporti më negativ i Komisionit Europian për Maqedoninë e Veriut

Next Post

Kovaçevski në UNESCO: Maqedonia e Veriut është një dukuri e rrallë multikulturore

Related Posts

Botë

“Putin, më i fortë se Hamasi”/ Zelensky: SHBA të ushtrojë më shumë presion

20/10/2025
Botë

Bombardimet në Rripin e Gazës i morën jetën 44 personave/ Reagon Trump: Armëpushimi në fuqi, mund të ketë rebelë

20/10/2025
Botë

Përfundon në tragjedi ndeshja e basketbollit në Itali, sulmohet autobusi i tifozëve, vdes shoferi

20/10/2025
Botë

Izraeli pezullon shpërndarjen e ndihmave në Gaza

19/10/2025
Botë

Aeroporti i Mynihut mbyllet përkohësisht pas raportimeve për dronë

19/10/2025
Aktuale

Grabitet Muzeu i Luvrit në Francë, mbyllen dyert për publikun

19/10/2025
Next Post
Kovaçevski në UNESCO: Maqedonia e Veriut është një dukuri e rrallë multikulturore

Kovaçevski në UNESCO: Maqedonia e Veriut është një dukuri e rrallë multikulturore

“Zhduket” Arben Taravari pas fiaskos në zgjedhjet lokale

20/10/2025

Zekerija Berisha: Mirënjohje për 27.342 vota, besimin do ta kthejmë me rezultate konkrete

20/10/2025

Kandidatët e AKI-së në Shkup falenderojnë të gjithë ata që i kanë mbështetur!

20/10/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk