Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Botë

Italia dënon rëndë piraterinë në TV/ 5 mijë euro gjobë kush vjedh të drejtat e autorit

18/09/2023
Italia dënon rëndë piraterinë në TV/ 5 mijë euro gjobë kush vjedh të drejtat e autorit
0
SHARES
12
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Italia ka forcuar ligjin për ndalimin e piraterisë, tashmë i përhapur në masë edhe në internet.

Me 140 vota pro, senati i parlamentit italian votoi njëzëri ligjin, që tashmë vendos gjobë 5 mijë euro dhe fillon ndjekjen penale për të gjithë kriminelët që vjedhin të drejtat e pronës dhe autorësisë.

Në fokusin e tij, ligji ka zgjerimin e kompetencave të entit rregullator në fushën e komunikimeve elektronike. Pirateria po gjen terren të gjerë, jo vetëm në kabllorë, por tashmë edhe në internet, sidomos ato që i përkasin eventeve sportive. Në këtë mënyrë enti do të zgjerojë mbikëqyrjen te ofruesit e shpërndarjes së internetit dhe ka të drejtën që të bllokojë çdo shpërndarje pirate të përmbajtjes.

Me ligjin e ri shmangen një sërë procedurash të gjata burokratike, që pengonin bllokimin e menjëhershëm të faqeve pirate. Me marrjen e ankesës nga subjekti që gëzon të drejtat, enti mund ta mbyllë faqen pirate brenda 30 minutave, qoftë edhe si masë paraprake. Më pas është i detyruar të njoftojë menjëherë prokurorinë, në mënyrë që të fillojë ndjekja penale e personave përgjegjës.

Ligji vjen në kushtet kur në Itali, piratimi i ndeshjeve sportive pati një rritje të theksuar me gati 26% gjatë 2022-it. Sipas shifrave të paraqitura nga qeveria italiane, pirateria i shkakton vendit 700 milionë euro humbje në vit dhe rrezikon mbi 10 mijë vende pune.

Përveç kësaj, në faqet pirate online është shumë i lartë edhe rreziku i ndarjes së të dhënave private, sidomos atyre bankare, që më pas keqpërdoren nga grupet kriminale.

Previous Post

Modelja me sindromën Down që synon të ndryshojë pikëpamjen e industrisë së modës

Next Post

Sa ditë duhet të punosh në Zvicër për të blerë iPhone 15

Related Posts

Botë

Një tërmet i fuqishëm 6.1 ballë tronditi Turqinë

28/10/2025
Botë

Tërmet i fuqishëm në Turqi, magnituda 6.1 shkallë

27/10/2025
Botë

Pamje nga aksidenti me Lamborghini, dëmi 100 mijë euro

27/10/2025
Botë

Turqia nënshkruan marrëveshje me Britaninë për blerjen e 20 avionëve luftarakë

27/10/2025
Botë

Nis rindërtimi i Gazës

27/10/2025
Botë

Presidenti 92-vjeçar i Kamerunit fiton mandatin e tetë të diskutueshëm

27/10/2025
Next Post
Sa ditë duhet të punosh në Zvicër për të blerë iPhone 15

Sa ditë duhet të punosh në Zvicër për të blerë iPhone 15

Kriza në Kosovë në duart e Osmanit, pritet vendimi i presidentes pas dështimit të Kurtit për të formuar qeverinë

28/10/2025

Prokurori Beqë Shala pezullohet nga detyra pas hetimeve për marrje ryshfeti

28/10/2025

Portieri i Interit e godet për vdekje me veturë një person

28/10/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Enis Bardhi
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk